BREAKING NEWS

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the prosecutors are expected to take the facts from the American Justice in their hands, the order letters in the USA are launched, information will also be obtained about Patrick He...

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of Ilir Metaj's spy file, we expect that the "syringe with sea water" that the DASH senior official injected into SPAK prosecutors will lead to the arrest of "heavyweights"

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of
x
BREAKING NEWS

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a quorum on the Law on Strategic Investments, this is how the Constitution was overturned by the majority, the fraud is revealed

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a
x
BREAKING NEWS

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who challenges the old "wolves" in politics, apartment 200 thousand euros, 11 bank accounts, staggering profits from rent, 180 thousand euros from property sales, how he justified the milli...

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who
x
BREAKING NEWS

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the corruption of Klodian Allajbeu and Vilma Nushi, thefts with "Hemodialysis", "Check Up", "Laboratories" and "Sterilization" are proven, arrests are expected from SPAK

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here are the new "non-women" deals with the prime minister to block arrests

Rama-Berisha set up a commission to destroy SPAK and the Justice Reform, here
x
BREAKING NEWS

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57 thousand square meters of land, 2 ministers were implicated, SPAK takes over the lawsuit against the government mega-oligarch

The Port of Vlora scandal broke, this is how Samir Manes was forgiven 57
x
BREAKING NEWS

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here are some of the "scorching" files that SPAK is investigating and the scheme followed by BKH agents to arrest Jorgo Goro, the acting mayor of Himara was intercepted for 4 mo...

The well-known journalist warns of sensational arrests in the coming days, here
x

Opinion / Editorial

Poverty and debt budget

Poverty and debt budget

The budget is the highest economic-financial document for managing public finances. If it were to be at the height of budgetary accountability to citizens, it would provide answers to such fundamental issues as the fight against poverty and heightened inequality, as well as the gradual reduction of inflated public debt.

The Rama sect government brought the draft budget to the Parliament, considering it a simple and only a political document, where it would gain points by paving and re-asphalting our cities.

Despite arguments brought by the Presidency, the concerns of the opposition, and a rare critical voice from the ranks of the majority MPs, the government sought their blind obedience and in-line vote on the budget, turning the Assembly into an ordinary notary.

I have discussed in detail before about the shortcomings and distortions of the 2022 Budget, but now I want to dwell on two directions, poverty and economic and social inequality, as well as over-inflated public debt and its risk.

xxx

I. Poverty and inequality: not addressed by the Budget

The State Budget 2022 represents an anti-social financial plan, why it does not present any strategy and action plan to reduce the mass poverty of Albanians and to limit the deep inequality that exists between them.

A. We do not approve of the subsistence minimum

According to the IMF Report dated December 6, 2021, which is a major denunciation of the extraordinary risks that the unadjusted implementation of the Law "On Budget 2022" brings to our economy in general and public finances in particular. "Setting the minimum wage level should balance the need to alleviate poverty at work and reduce income inequality and economic factors. The proper level of the minimum wage should ensure a good wage model, without adversely affecting productivity, competition and employment ”(https://appsso.eurostat.ec.europa.eu/nui/show.do?dataset=ilc_li02&lang= en, page 25, Box 3: Minimum Wage in Albania.)

Jemi i vetmi vend në Evropë dhe ndër të rrallët në botë, që nuk kemi minimum jetik zyrtar të llogaritur. Shumat që shumica ka miratuar në Buxhetin 2022 për të ndihmuar të varfrit dhe shtresat në nevojë, janë shumë të ulëta dhe qesharake. Caktimi i minimumit jetik do t’ju detyronte të rrisnit pagesat për shtresat në nevojë dhe të varfrit, prandaj nuk e caktoni minimumin jetik zyrtar.

Në të kundërt, miratoni rritjen e pagës minimale, pa rritur produktivitetin e punës. Rritja e pagës minimale duhet të vijë në përpjesëtim të drejtë me rritjen e produktivitetit, për të kompensuar punonjësit, në përputhje me kontributin e tyre në prodhim, duke shmangur deformimin ekonomik.

 FMN deklaron se produktiviteti i punës në vitet e fundit ka rënë (Po aty, faqe 25, Kutia 3:Paga minimale në Shqipëri). Duke rritur kostot për firmat, rritja e pagës minimale mund të ulë konkurrencën e eksportit dhe sektorit formal. Po sipas Raportit të FMN-së, “Përqendrimi i tregut redukton fuqinë negociuese të pagave të punëtorëve dhe mund të kontribuojë në rritjen e varfërisë dhe pabarazisë në të gjithë fuqinë punëtore. Në Shqipëri, firmat e mëdha (50+ punonjës) përfaqësojnë vetëm 1.4 për qind të numrit total të firmave, por punësojnë 41.4 për qind të punëtorëve formalë, gjë që sugjeron ekzistencën e fuqisë monopoliste në disa sektorë. Kufijtë e lartë të informalitetit, ndikimi i rritjes së pagës minimale në shumicën e punëtorëve vulnerabël dhe rritjet e pagave minimale në të kaluarën, kanë përkuar me një rritje të informalitetit. Rreth 110 mijë individë përfituan nga rritja e fundit e pagës minimale, që korrespondon me 4.6 për qind të popullsisë mbi 15 vjeç. Në të njëjtën kohë, punëtorët informalë përfaqësojnë 30.3 për qind të fuqisë punëtore, më e larta në Evropë dhe do të përfitojnë vetëm në një masë të vogël nga rritja e pagës minimale, ngaqë punësimi i tyre është më i brishtë dhe më i pak i paguar se punëtorët formalë” (Po aty, faqe 25, Kutia 3:Paga minimale në Shqipëri).

B.     Nuk luftojmë varfërinë. Në të kundërt, e thellojmë atë!

Buxheti i vitit 2022 nuk reflekton një politikë të kujdesit social, për të përmirësuar gjendjen sociale në tërësi, si dhe në veçanti të personave në kufijtë e varfërisë. Ai nuk përmban prioritetet për shpenzimet, të cilat duhet të mbështesin grupet më në nevojë. Gjendja sociale në vitin 2020 dhe në vazhdim në vitin 2021 është përkeqësuar më tej për shkak të rritjes së shpenzimeve familjare për shëndetësinë, rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, si dhe uljes reale të të ardhurave.

Në buxhet, fondet e ndihmës ekonomike dhe të paaftësisë nuk kanë rritje, por përkundrazi, ulje, nga 24.7 miliardë lekë në vitin 2021, në 23.5 miliardë lekë të planifikuara për vitin 2022.

Sipas raporteve të Bankës Botërore, si dhe treguesve nga Eurostat dhe nga FMN, niveli i varfërisë në Shqipëri është rritur gjatë pandemisë. Treguesit e ndihmës ekonomike për vitin 2020 dhe 2021 dëshmojnë për 930,457 persona që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD, pra nën kufirin e varfërisë. Ky numër, sipas tabelës së FMN-së (Po aty, faqe 26, Kutia 3:Paga minimale në Shqipëri) përbëjnë 30.8 për qind të popullsisë sonë, përkundrejt 17.1% në Serbi, 16.9% në Maqedoninë e Veriut dhe 20.9% në Kosovë.

Banka Botërore thekson se kemi një varfëri relative prej 41%, ndërsa EUROSTAT, në treguesin e tij “Risk of poverty and social exclusion(Rreziku për të rënë në varfëri dhe përjashtim social)” jep shifrën e 51 për qind të popullsisë sonë, e rrezikuar për të rënë në varfëri dhe në përjashtim social. Shteti i dytë në renditje pas nesh është Mali i Zi, me 36.6%. E treta renditet Maqedonia e Veriut me 34.2% dhe Serbia me 31.1%. (të dhënat për Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën mungojnë).

Eurostat raporton se faktorët që ndikojnë varfërinë ose përjashtimin social ndikohen nga politikat sociale të buxheteve të shtetit në vendet me risk të lartë. Në buxhetin 2022, ne nuk kemi politika sociale, por lëmosha qeveritare, si ajo e bonusit 5 mijë lekë për Vitin e Ri 2022 per pensionistet dhe për shtresat në nevojë, që ju i servirni si politika. Mungesa e indeksimit të plotë të pensioneve me nivelin e çmimeve në 2022, do të thellojë nivelin e varfërisë për pensionistët.

Për shkak të politikave të papërshtatshme të buxhetit të shtetit për vite me radhë, kemi ngelur vendi më i varfër në rajon, me gjysmën e popullsisë, sipas Eurostat, në rrezik, që do të thotë që një ndryshim i vogël mund ta bëjë më shumë se gjysmën e shqiptarëve të bjerë në varfëri. Kjo është kambana e madhe e alarmit që bie për të gjithë Ne shqiptarët dhe vetëm sekti Rama në pushtet nuk e dëgjon.

C. Pabarazia: Koeficienti Gini

Koeficienti Gini ka një shkallë nga zero deri në 100, ku zero nënkupton barazinë e plotë, ndërsa 100 pabarazinë e plotë. Mbështetur në të dhënat e Instat, koeficienti Gini për Shqipërinë në vitet e fundit ndodhet në intervalin 35-36%. Mbështetur në të dhënat e Eurostat dhe Bankës Botërore, nivelin më të ulët të pabarazisë në rajon e ka Kosova, me 29%. Ekonomia e dytë me pabarazinë më të ulët është Maqedonia e Veriut, me 31.9%, ndërsa për Bosnje Hercegovinën koeficienti Gini është 32.7%. Pra, jemi edhe më keq se Bosnje-Hercegovina dhe përfaqësojmë një nga ekonomitë me pabarazinë më të madhe të të ardhurave në Europë. Ky tregues e nxjerr zbuluar rritjen ekonomike prej 7.6% të trumbetuar nga qeveria si sukses i madh për këtë vit, pse, duke hequr rikuperimin nga rënia me 4.5% vitin e kaluar, pjesa tjetër është një shtim anemik. Kjo rritje nuk sjell as vende të reja pune, as perspektivë tek njerëzit më në nevojë dhe qytetarët e thjeshtë, që e kanë humbur përfundimisht shpresën për përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike, nëpërmjet gjetjes së një vendi pune në Shqipëri.

xxx

II.                Borxhi i tejfryrë publik dhe efekti ekonomik i tij

A.     Jemi ndër vendet e Ballkanit që e kemi shtuar ndjeshëm borxhin publik gjatë pandemisë, me një ritëm ndër më të lartët, me 9.9% të PBB-së në vitet 2020-2021

Në periudhën 2020–2021, produktiviteti i borxhit, i vlerësuar si raport i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto kundrejt rritjes së stokut të borxhit është përkeqësuar me here. Qeveria nuk bën transparente efektivitetin e përdorimit të borxhit dhe ndikimin e tij në rritjen ekonomike. Sipas raportit të FMN-se të 6 dhjetorit(Po aty, faqe 16, Pika 16), borxhi publik zyrtar parashikohet të rritet në mbi 80 për qind të PBB-së në fund të vitit 2021, i dyti më i larti në rajon. 

Në programin qeverisës 2021-2025, keni marrë zotim të ulni borxhin publik në 60% të PBB-së në vitin 2025. Jo vetëm këtë premtim nuk e mbani dot, por po rrisni borxhin dhe gjatë vitit 2022. Me fjalë pranoni se objektivi kryesor i politikës fiskale duhet të jetë ulja e borxhit publik, por me vepra tregoheni kampionë të mungesës së transparencës, për sa i përket vlerësimit real të stokut të borxhit dhe risqeve të reja të rritjes së tij.

Për pasojat nga marrja e shpeshtë e eurobondeve të fundit kam folur në detaje në diskutimet në Kuvend dhe në shkrimet e kohëve të fundit. Këtu dua të theksoj se kreditë e buta dhe grantet nga Banka Botërore dhe nga bankat e tjera ndërkombëtare të zhvillimit, janë snobuar dhe zëvendësuar qëllimisht nga sekti qeverisës me eurobondet, këto borxhe të marra në kushte tregtare, duke i ekspozuar financat tona publike, krahas kostos më të lartë, edhe ndaj shumë rreziqeve, si risku i kursit të këmbimit, efekti dëmtues në tregun e këmbimit valutor, në drejtim të kundërt me politikat e bankës qendrore, risku i shërbimit të borxhit, etj.

B.      Detyrime të fshehura që e çojnë borxhin në 100% të PBB-së

Në stokun aktual të borxhit, nuk janë të llogaritura Detyrimet Kontingjente për Koncesionet-PPP, të cilat deri në fund të vitit 2020 llogariteshin në 183 miliardë lekë ose rreth 1 miliardë e 489 milionë euro (sipas përllogaritjeve të portalit www.data.al), si dhe as detyrimet e prapambetura, të cilat sipas raportit të zbatimit të buxhetit të vitit 2020, llogariten në afërsisht 631 milionë euro.

Nuk po zgjatem, pasi këto detyrime i kam trajtuar në detaje ne Kuvend dhe shkrime të mëparshme, por këto detyrime të fshehura përbëjnë 16.5% të PBB-së! Nëse masës së deklaruar të borxhit publik në muajin nëntor 2021 i shtojmë edhe këto detyrime, stoku real i borxhit arrin në vlerën e 12 miliardë e 869 milionë euro, ose 94.8% e PBB-së. Duke i shtuar stokut të borxhit edhe faturën e kripur të gjyqeve ndërkombëtare, borxhi ynë publik e kalon nivelin 100% të PBB-së!

C.     Parashikojmë investime publike, pa matur vlerën e parasë që do të harxhohet

Sipas Raportit të FMN-së, ‘Investimet publike të financuara nga buxheti janë me mangësi që mbeten të pa-adresuara, ndërkohë qe dhe disa rekomandime kryesore nga Vlerësimi i Menaxhimit të Investimeve Publike 2016 (PIMA) mbeten të pazgjidhura. Sfidat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës për tejkalimet e kostove dhe afateve dhe mospërputhjen me proceset e përcaktuara të përzgjedhjes dhe miratimit, duke përfshirë edhe faktin e përdorimit të PPP-ve për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme” (Po aty, faqe 16, Pika 16).

Në buxhetin që keni miratuar, shpenzimet kapitale janë më pak se viti 2021 dhe nuk pasqyrojnë një strategji të mirëfillte investimesh publike, defekt madhor ky, i theksuar edhe nga raporti i misionit të FMN-së në tetor 2021 dhe nga Progres-Raporti i Bashkimit Evropian për Shqipërinë po në tetor 2021. Investimet publike parashikohen, duke injoruar tërësisht kërkesat e tre E-ve(efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet), pra pa matur vlerën për paranë publike.

Po sipas Raportit të FMN-së, ‘Kushtet më të shtrënguara financiare globale që rrjedhin nga një ç’ankorim i mundshëm i pritjeve inflacioniste, mund ta bëjnë financimin më sfidues për Shqipërinë, një skenar që mund të përkeqësohet më tej nga çdo përkeqësim i ndjeshëm i pozicionit fiskal të vendit. Buxheti i vitit 2022, i miratuar nga Parlamenti, tregon se presionet e rritura të shpenzimeve do të vazhdojnë, të mbështetura nga parashikimet tepër optimiste të të ardhurave” (Po aty, faqe 12, Pika 11).

Në buxhetin 2022, shpenzimet jo esenciale për rifinitura në qendra qytetesh, shpenzime luksi për fasada dhe pajisje ndërtesash, apo rikonstruksione zyrash, etj., janë në nivele të larta, njëlloj si në buxhetin e këtij viti. Ato dëshmojnë vetëm papërgjegjshmërinë e lartë të kësaj qeverie dhe mungesën totale të ndjenjës dhe përgjegjësisë për kursim, për të rezervuar fonde për ndihmë të shtuar ndaj shtresave në nevojë, në kohë tërmeti dhe pandemie.

Kjo shumicë injoron qëllimisht propozimet e bëra nga partnerët tanë strategjikë dhe nga institucionet kushtetuese për ndalimin e pjesëmarrjes në tenderat publikë të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale offshore, si dhe për çdo licencë që jepet për shfrytëzimin e pasurive kombëtare. Rezultati është fshehja e fitimit të kompanive nga parajsat fiskale dhe të ardhura gjithnjë e më të pakta në Buxhetin e Shtetit.

Si deputet do të sjell në Kuvend propozimin përkatës për ndalimin me ligj të pjesëmarrjes në tenderat publikë të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, edhe pse jam i bindur që kjo shumicë këtë projektligj do ta shtyjë për në kalendat greke ose do ta refuzojë.

D.     U besojmë pjesën dërrmuese të investimeve publike kompanive vendase mbizotëruese në tregje të caktuara, nëpërmjet PPP-ve, pa nxitur ardhjen e investuesve të huaj strategjikë

Sipas Raportit të FMN-së, ‘Rreziqet fiskale janë rritur dhe mungesa e të dhënave të qarta mbi ekspozimin e qeverisë e bën të vështirë vlerësimin dhe menaxhimin efektiv të tyre. Informacioni i kufizuar mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore” (Po aty, faqe 17, Pika 17).

E keni kthyer buxhetin 2022 tërësisht në shërbim të koncesioneve-PPP, duke ulur ndjeshëm kredibilitetin e Buxhetit të Shtetit dhe duke minuar tërësisht transparencën e tij. Merrni përsipër angazhime financiare në formën e projekteve të mëdha PPP, jo në përputhje me kuadrin rregullator në fuqi dhe me angazhimet e disiplinën buxhetore të buxhetimit afatmesëm, në mungesë të strategjisë për investimet e huaja dhe ato publike, mungesë kjo e theksuar dhe nga Deklarata e misionit të FMN në tetor 2021.

Qeveria Rama vijon e pangopur të prokurojë PPP të reja për vitin e ardhshëm, krahas shlyerjes së detyrimeve të plota për ato ekzistuese, në një vit të vështirë dhe të paqartë në pandemi, sikurse do të jetë edhe viti 2022.

Për të gjitha këto arsye, vlerësoj dekretin e Presidentit për kthimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2022, si tërësisht të bazuar në argumenta dhe konstatime shkencore, të cilat, po të merreshin parasysh, do të kontributin në formatimin e një buxheti realist dhe në ndihmë të problemeve madhore ekonomike të vendit, sikurse janë reduktimi i varfërisë dhe pabarazisë ekonomike dhe sociale, si dhe ulja e borxhit të tejfryrë publik.

Note: I would present this material in the discussions in the Assembly for the Draft Law, the Decree of the President of the Republic no. 13.369, dated 10.12.2021 “On the return of law no. 115/2021 "On the budget for 2022", but the leaders of the Assembly did not enable the postponement of the session, due to the timely clash with opposition activities. I took part in yesterday's protest against the Siamese brothers Rama-Vucic, while some opposition MPs were busy with "meetings at the headquarters".