BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

Bllokuam paratë e mafies

Bllokuam paratë e mafies

Për më shumë se dy dekada kemi pastruar para të korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit. Për 16 vite rresht (1998-2014), kemi parë me qindra, në mos mijëra apartamente, dyqane, butikë, bare, restorante, motele dhe hotele të ngriheshin si nga hiçi, me para me origjinë të dyshimtë. Kemi dëgjuar për pasuri të paluajtshme, të hipotekuara dhe në pronësi të vetë trafikantit dhe mafiozit, ose të afërmve të tij. Vlera të jashtëzakonshme në vetëm 16 vjet, ndoshta 800-900 milionë euro. Kemi parë më vonë, në shtatë vitet e fundit, paranë e pistë të kthehej në investim në themel, në apartamente dhe zyra biznesi sapo merrej leja e ndërtimit, nëpërmjet kontratave noteriale me ndërtuesin. Një e treta e fondeve për ndërtimet e reja nuk kalon nga kanalet bankare. Rrjedh vetëm nëpërmjet kontratave noteriale. Sipas ligjit, përgjegjësia e noterit për verifikimin e burimit të parave është e madhe, por abuzohet dendur, pse përfitimi nën dorë për të mbyllur një ose të dyja sytë, është i madh. Rreth 600 milionë euro me burim të panjohur ose të dyshimtë janë hedhur këto shtatë vitet e fundit në miliona metra katrorë ndërtime të reja. Pas majit 2019, kohë kur ligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” u ndryshua, duke vendosur detyrimin që bankat dhe agjencitë e transfertave të parave të raportojnë origjinën e parave mbi 10,000 euro, dyqanet e  valutës tek ne u shtuan si këpurdhat, njësoj si farmacitë. Tani kemi dyqane këmbimi valutor çdo 100 metra në qytetet tona. A thua të gjithë këmbejmë kaq shumë? Jo. Thjesht, nëpërmjet tyre, çdokush që ka para të dyshimtë nga jashtë vendit mund ta sjellë në shuma më të vogla se 10 mijë euro. Sjell euro, sterlina e me radhë, pa e kontrolluar njeri. Vetëm duke paguar koston e transfertës së parave. Rasti i fundit i 18 mln eurove të sipërmarrësit italian Fransesco Zummo, me lidhje me klanin mafioz Cosa Nostra-n në Italinë e Jugut është i veçantë, sepse përfaqëson para të pista të palidhura me korrupsionin apo trafiqet shqiptare, por të sjella në Shqipëri për t’u pastruar nëpërmjet kompanive guaska të ish-pronarit shqiptar të ARMO-s. Francesco Zummo, ndërtues italian në qytetin e Palermos, Siçili, në vitet 1960-1970 ndërtoi 2,500 apartamente banimi, me leje të dhëna nga kryebashkiaku mafioz i Palermos, Vito Ciancimino, më vonë i arrestuar nga gjykatësi hero i Italisë, Giovani Falcone. Më 1 dhjetor 2020, pas një hetimi të gjatë të Prokurës së Palermos, Zummos i konfiskohen njëmbëdhjetë kompani, qindra llogari rrjedhëse dhe pasuri të paluajtshme ne vlerën e 150 milionë eurove. Shumë apartamente, vila, toka, ferma në Palermo dhe në provincën e qytetit i kalojnë shtetit italian, si dhe pesë komplekse banimi në zonën e Sienës. Zummo mendon të pastrojë paratë që ka jashtë dhe kalon 20 milionë euro në Shqipëri, me shpresë se ish-pronari shqiptar i ARMO-s do t’ia pastronte 18 milionë prej tyre në parajsën fiskale të Ishujve Bahamas në Amerikën Qendrore. Më 18 qershor 2021 vjen në Tiranë dhe  takohet me përfaqësues të ish-pronarit të ARMO-s. 18 milionë eurot kalojnë nga banka në kantonin Tiçino të Zvicrës, në një bankë tregtare të nivelit të dytë në Tiranë. Paratë brenda pesë ditësh duhet të kalonin në Ishujt Bahamas. Banka tregtare në Tiranë zbaton ligjin, sinjalizon Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financës dhe kjo e fundit SPAK. SPAK njofton Interpol. Ky i fundit Prokurorinë e Palermos që hetonte mbi Zummo-n. Shuma bllokohet, deri në datën 12 nëntor, kur policia në Palermo vë nën arrest shtëpiak Zummo-n dhe në burg ekonomistin e tij Fabio Petruzzella, që kishte ardhur disa here në Shqipëri gjatë kohës që shuma rrinte e bllokuar, për ta zhbllokuar.  Pra, shuma e ndërtuesit italian Zummo me lidhje mafioze u bllokua në Shqipëri, në një bankë tregtare dhe përbën histori suksesi për shtetin shqiptar dhe sistemin e tij bankar. Ia dolëm të paktën një herë të fitojmë mbi sprovat mafioze për të pastruar para përmes Shqipërisë. Sistemi i ngritur i sinjalizimit të fondeve me origjinë të dyshimtë funksionon tek bankat tona tregtare. Ky sistem vrojtohet dhe kontrollohet me efektivitet nga banka jonë qendrore, Banka e Shqipërisë. Banka jonë qendrore ka marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Të dyja institucionet shkëmbejnë informacione në kohë reale. Ç’duhet bërë më tej? Noterët, vërtetuesit e pastrimit të parave përmes kontratave noteriale, duhen kontrolluar me imtësi e rreptësi për çdo kontratë me vlerë mbi 10 mijë euro që vërtetojnë. Ndërsa SPAK duhet të përforcohet me të paktën 2-3 specialistë të gjurmimit dhe pastrimit të parave. Nëse nuk i gjen, të gjejë 2-3 prokurorë të zotë dhe t’i dërgojë urgjentisht në Itali apo SHBA, për trajnim intensiv me teknikat e gjurmimit dhe parandalimit të pastrimit të parave. Në lojë është e ardhmja e ekonomisë sonë.