BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Opinion / Editorial

Bashkëjetesa morboze e “lumpen biznesmenëve” me “ lumpen politikanët”, si “lumpen plutokracia” në Shqipëri!

Bashkëjetesa morboze e “lumpen biznesmenëve” me “

Një nga të këqijat e mëdha në shtetin e dalë nga një “aristokraci e klasës punëtore”,  nën regjimin Enverist, ka prodhuar me demek demokracinë tonë, një butafori të lumpen biznesit dhe lumpen politikës, që si askund në këtë mënyrë kanë formuar një “lumpen plutokraci”. Ne nuk kemi as aristokraci dhe as oligarki që pretendojnë të akuzojnë sot. Ne kemi thjesht një dominim të të pasurve me trafiqe dhe paudhësi si biznes (sigurisht ka plot biznesmenë që vuajnë nga të tillë lumpen të pasur) dhe të pasurve nga përdorimi i politikës në pasurim të tyre korruptiv dhe me bazë zhvatjen e shoqërisë. Kjo butafori lumpenësh si të biznesit dhe politikës, përbën dhe klasën e sotme të shëmtuar, të pa mëshirshme dhe shpesh herë kriminale, në Shqipëri. Po bashkëjetojnë të tillë lumpenë të dalë nga zgafellja e regjimit enverist dhe të rritur nën marrëzitë super korruptive politike dhe ekonomike e Saliut, Nanos, Metës, Ramës dhe të tjerëve me radhë! Plutokracia është një qeveri e kontrolluar ekskluzivisht nga të pasurit, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Te ne absolutisht kjo gjë është në kulmin e saj. Një plutokraci lejon, haptazi ose sipas rrethanave, vetëm të pasurit të sundojnë. E te ne, si në politikë, përfaqësim politik, shtet dhe pushtet vendor, por dhe media, ky lloj sundimi është i qartë. Kjo më pas mund të rezultojë në politika të krijuara ekskluzivisht për të ndihmuar të pasurit, gjë që pasqyrohet në emrin e saj - fjalët greke "ploutos" dhe "kratos" që përkthehen në të pasur dhe pushtet ose sundim. Plutokracia ka tendencë të jetë vetë-përforcuese: pasuria është një parakusht për akses në pushtetin politik dhe politikat e promovuara nga plutokratët që sigurojnë zotërimin e tyre mbi pasurinë dhe pushtetin. Kush nuk e di se resortet dhe pasuritë imobiliare, ato turistike dhe minerare, të naftës dhe investimet e mëdha, nuk janë të përbashkëta mes biznesit dhe politikës pothuaj faqeza?! Në një plutokraci, aksesi në pushtetin politik është i kufizuar dhe kërkon që dikush ose të zotërojë pasuri ose të ketë mbështetjen e të pasurve, duke qenë i gatshëm t'u shërbejë interesave të tyre. Po kush dreqin nuk e di, se ky është themeli i përforcimit dhe prodhimit të pushtetit (fuqisë) si projeksion zgjedhor dhe katapultim politik!? Kjo mund të jetë një çështje e rregullave dhe kufizimeve zyrtare që kërkojnë në mënyrë eksplicite që një person të ketë një nivel të caktuar të pasurisë ekonomike në mënyrë që të ushtrojë autoritet politik, si votimi ose mbajtja e posteve publike. Nuk ju duket se është praktikë dikur e Nanos, pastaj e Berishës dhe sot paturpësisht e “socialrilindistit” Rama! Po, deri te gratë në qeverisje, në mos ato (ka dhe hahaha biznesmene) burrat e tyre nga pas! Megjithatë, plutokracia lind më shpesh në mënyrë joformale dhe mishërohet në mënyrë implicite në masa kushtetuese, ligjore ose rregullatore që krijojnë pengesa për pjesëmarrjen në politikë dhe jetën politike, të cilat mund të përmbushen vetëm nëpërmjet zotërimit ose shpenzimit të pasurisë së konsiderueshme. Kjo te ne është e fshehtë ligjërisht, por e hapur në mënyrë koklavitjeje tashmë për pastërti dhe rregullim dalë nga organe kontrolli pasuror që bëjnë mbrojtjen e atyre që nuk duhet të mbrohen realisht! Po i pari organi i Kontrollit të Pasurive! Mbrojtësi numër një i të “bekuarve lumpen pasunarë biznesmenë” në politikë dhe qeverisje dhe është institucion kushtetues! Për shembull, si në demokraci botërore: shumica e vendeve moderne janë nominalisht demokraci, që në praktikë, kërkojnë mbështetjen e donatorëve të pasur për të bërë fushatë efektive për poste ose për të ndikuar politikat. Shpenzimet e individëve dhe korporatave të pasura për aktivitete të tilla si fushatat politike, lobimi ligjor, aktivizimi “i ndërgjegjshëm shoqëror" dhe herë pas here ryshfeti i drejtpërdrejtë përcaktojnë shumicën ose të gjitha politikat publike. Si rezultat, një pjesë relativisht e vogël e popullsisë, me akses në shumicën e pasurisë dhe kontrollin e niveleve komanduese të ekonomisë dhe financave, janë në gjendje të formësojnë opinionin publik dhe politikën publike në interes të tyre. Po ne e bëjmë me anën e “injorantëve shpesh herë lumpen si të biznesit dhe politikës”! Plutokracia kundër oligarkisë? Do thoni si? Oligarkia përcakton një strukturë politike në të cilën pushteti është i përqendruar brenda një grupi të vogël njerëzish. Megjithatë, ndryshe nga një plutokraci, ky grup njerëzish nuk duhet domosdoshmërisht të jetë i pasur. Për shembull, një oligarki mund të përbëhet nga një ushtri që drejton një vend, një komitet qendror i udhëheqësve komunistë revolucionarë ose korruptuar, apo edhe nga sundimi nga teknokratët ekspertë. Vetëm kur një oligarki është e përqendruar mes një grupi të vogël individësh të pasur, mund të konsiderohet gjithashtu një plutokraci. Plutokracia tregon një qeveri që kontrollohet ekskluzivisht nga të pasurit, drejtpërdrejt ose tërthorazi. E ne pothuaj të gjithë sundimtarët politikë i kemi të pasur! Absolutisht. Kanë gjetur aplikimin dhe aplikacionin në demokraci këta “burra dhe gra” të cilëve ju funksionin plutokracia si demokraci në një vend si Shqipëria! Një plutokrat është një individ që ka ndikim politik ose pushtet për shkak të pasurisë së tij. E kjo te ne dihet qartë, por në ndryshim nga bota është dhe lumpen ose ka dalë si model lumpen nga dikur origjina e PPSH-së në pasuri! Që nuk ka trashëgimi një pasuri të madhe dhe ka përkundër një origjinë varfanjake (lumpen) e cila në saj të korrupsionit dhe trafikut, krimit politik dhe ekonomik është kthyer në pasuri politike dhe biznesi në individët e sërës (plutokratike) së saj. Cili është ndryshimi midis një plutokracie dhe një aristokracie? Ndërsa një plutokraci është një qeveri e drejtuar nga të pasurit, një aristokraci është një formë qeverisje e sunduar nga një pakicë elitë ose një klasë e privilegjuar, pakicë në pushtet. Një aristokraci shpesh ka para dhe fisnikëri ose favor të trashëguar, si në Britaninë historike dhe vendet në trashëgimi monarkike, por nuk bëhet fjalë këtu te ne.

Deri sa të jetë kjo “bashkëjetesë morboze mes lumpen biznesmenëve dhe lumpen politikanëve të pasur” nuk do të ketë asnjë shans as për mirëqenie, as çështjet ekonomike dhe as reformat në Shqipëri dhe nuk do të ketë shans, as çështje kombëtare të futen në hullitë e normales. Ato nuk lejojnë me bashkëjetesën e tyre. Kur kjo bashkëjetesë do marrë fund, atëherë mbase do ketë kushte të lindë një klasë e re politike që duhet të bëjë justifikimin e pasurive të tyre dhe dënimin e disave për një shembull, në të ardhmen, që nuk do më shoqërinë për bukë gojë! Këta që janë sot shqiptarin e duan të varfër, jo vetëm në mend por dhe pasuri. E sa janë mirë me njëri tjetrin shqiptari sërish leckaman filozofik dhe material do të jetë, por dhe në grindje me veten do të jetojë. Ndarja përfundimtare mes lumpen biznesmenëve dhe lumpen politikanëve do të vijë kur të shkojë ky brez dhe të vijnë fëmijët dhe nipat e tyre. Ata nuk do ta mbajmë me gjatë këtë martesë të turpshme groteske dhe kriminale. Jo se do jenë më të mirë, por se nuk do të jenë kaq të marrë, budallenj dhe cinikë, deri në të pamëshirshëm pushteti si baballarët e tyre. Nuk do ta durojnë dot këtë pabarazi kaq të madhe. Pse? Sepse nuk do të qeverisin dot një shtet dhe shoqëri që nuk ka asgjë dhe ato ( më pak se 1% e shoqërisë) kanë mbi 90% të pasurisë si ka ndërmend të jetë sot Shqipëria me këtë klasë pasunare politike dhe shtresë lumpen plutokratike financiare dhe ekonomike.