BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Opinion / Editorial

Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Balta mbi Kardhiq-Delvinë

Kardhiq-Delvinë është një rrugë e rëndësishme për turizmin në Rivierën Shqiptare. Ky aks i ri rrugor i mundëson qytetarit dhe turistit të bëjë rrugën Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt. Ai, po ashtu, lehtëson trafikun e makinave drejt Sarandës dhe ndihmon banorët e zonave të thella malore të Tepelenës dhe Leskovikut të sjellin produktet e tyre të freskëta dhe bio në hotelet dhe motelet turistike të bregdetit Jon. Projekti fillestar i rrugës u miratua në vitin 2007 dhe e ndau këtë rrugë të gjatë 33 kilometra, në 7 lote (segmente për t’u ndërtuar). Këtu nis baltosja e parë e së vërtetës mbi këtë rrugë. Qortuesit mediatikë dhe partiakë flasin për ndarjen në shtatë lote(segmente) në vitin 2018, kur ky projekt është përgatitur dhe kjo ndarje ka ndodhur 11 vite më parë, në vitin 2007. Tymi për ndarjen në shtatë lote në vitin 2018 (loti i 8-të i planifikuar për sinjalistikë rrugore për tërë gjatësinë e rrugës dhe rivitalizim të skarpateve u projektua më vonë) shërben për të ndihmuar akuzat se kosto e rrugës u fry nga 50-60 milionë euro në 108 milionë euro këto vitet e fundit, ngaqë erdhën lotet e reja. E vërteta qëndon në faktin se në vitet 2007-2008 janë prokuruar dhe janë nënshkruar kontrata për 3 lote (loti 1, 2 dhe 3)  dhe është fals pretendimi se në vitin 2008 është prokuruar vetëm 1 lot. Këto lote konsistonin në përmirësimin e parametrave të rrugës ekzistuese e shtrirë në një terren fushor dhe pa probleme gjeologjike. Edhe pse lotet ndodheshin në kushte të favorshme gjeologjike dhe ndërtimore, kalvari i punimeve ka zgjatur për një dekadë (2008-2017), për shkak të keqmenaxhimit dhe keqadministrimit teknik dhe financiar të këtyre loteve, të cilat u prokuruan me vetëm 100,000 lekë fonde çelje buxheti nga Shteti, në momentin që lidheshin kontratat, duke krijuar miliona euro dëme financiare për sipërmarrjet private që i besuan Shtetit. Në vitin 2014, me financimin e marrë nga FMN dhe me fonde të tjera buxhetore, qeveria realizoi shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe gjeti zgjidhjet për problematikat teknike të hasura gjatë punimeve. Të tre lotet e para përfunduan ne vitin 2017. Loti 1, 2 dhe 3 janë kontrata të nisura që prej vitit 2007 dhe me çmime sipas manualeve shtetërore të vitit 2005, disa herë më të ulta sesa manuali i çmimeve të vitit 2015, mbi të cilin janë projektuar të pesë lotet e tjera. Rruga Kardhiq-Delvinë i ngjante në vitet 2016-2017 një gjysmagjeli gjigand, me punime të nisura dhe të përfunduara vetëm në pjesën fushore të saj. Rruga duhej mbaruar, por ngelej 70 përqind e punës pa bërë dhe pjesa më e vështirë dhe malore e rrugës. Në vitin 2018, qeveria prokuroi dhe nënshkroi kontratat për lotet 4, 5 dhe 6, të cilat shtrihen në gjurmë tërësisht të re, në një terren të thyer malor, me gjeologji komplekse dhe e shoqëruar me vepra arti të mëdha dhe me masa inxhinierike të kushtueshme. Shtesat e punimeve për këto 3 lote te tjera u realizuan për shkak të fenomeneve gjeologjike të paparashikuara, të evidentuara gjatë kryerjes së punimeve. Sipas kushteve ligjore, shtesat e kontratave negociohen me të njëjtin kontraktor për arsye të pamundësisë së ndarjes së punimeve dhe kompleksitetit të rradhës teknologjike të punëve. Loti 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë ose ndryshe Tuneli i Skërficës, për shkak të kompleksitetit dhe risqeve të shtuara në projektim, u vendos në vitin 2019 të realizohej sipas parimit projekto-ndërto.Sipas këtij parimi, shteti  i delegon të gjitha risqet e projektimit tek sipërmarrësi privat, të cilat për veprat e llojit tunel janë mjaft të larta, për shkak të kompleksitetit të veprës dhe të panjohurave që paraqet kjo tipologji vepre. Ky lot kushtoi 17.8 mln euro. Tuneli mundëson që, nga ky aks rrugor, udhëtimi Tiranë-Sarandë të bëhet 45 min më shpejt. Është shumë vështirë të krahasosh kostot e tre lotëve të para 1, 2 dhe 3, me ato të pesë të tjerave edhe pse janë brenda të njëjtit projekt. Asnjë inxhinier ndërtimi që respekton veten nuk e merr përsipër krahasimin, pasi është një ushtri parametrash që duhen vënë në balancë. Blatuesit  tanë partiakë dhe protagonistë falsë të një shoqërie civile në gjueti të dëshpërueshme fondesh, nuk mendohen gjatë ku realizojnë tymnajën rreth një vepre rrugore. Përsa i përket rivitalizimit të skarpateve nga terreni malor në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ku balta thotë se u shpikën punime në lotin e tetë, këto punime nuk kanë qenë të parashikuara në asnjë nga projektet, por lindin si detyrim i zgjatjes së jetëgjatësisë së veprës, uljes së kostove të mirëmbajtjes, rritjes së sigurisë rrugore dhe minimizimit të impaktit mjedisor të veprës në tërësi. Trajtimet e rivitalizimit konsistojnë kryesisht në vendosjen e rrjetave mbrojtëse për rënien e gurëve dhe gjelbërimin e skarpateve. Këto masa do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet e mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor dhe do të ulin në mënyrë të konsiderueshme numrin e aksidenteve rrugore. Qytetarët tanë shumë shpejt do ta përdorin rrugën dhe do të dinë të vlerësojnë të mirat e saj dhe themelin apo pathemeltin e argumenteve të blatuesve të rrugës.