BREAKING NEWS

Berisha dhe fëmijët e tij me dosje në SPAK, ish-kryeministri në alarm nga rreziku i hetimeve, mohon zërat dhe ju çon mesazh prokurorëve

Berisha dhe fëmijët e tij me dosje në SPAK, ish-kryeministri
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela: Pas Berishës edhe Meta do shpallet “non grata”, e ardhmja e tyre është burgu, koha të japin llogari për aferat ku janë zhytur

Bujar Çela: Pas Berishës edhe Meta do shpallet “non
x
BREAKING NEWS

SPAK nis hetimin për mbi 120 zyrtarë të zhytur në afera, valë procedimesh gjatë vitit 2021, shtohen dosjet e korrupsionit në duart e specialëve

SPAK nis hetimin për mbi 120 zyrtarë të zhytur në afera,
x
BREAKING NEWS

Si u aksidentua eskorta e Sali Berishës në Laç, një mjet hyri kundravajtje / Ja gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit

Si u aksidentua eskorta e Sali Berishës në Laç, një mjet
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Kosovë! Breshëri plumbash ndaj një autobusi me nxënës, dyshohet për viktima dhe të plagosur

E rëndë në Kosovë! Breshëri plumbash ndaj një
x
BREAKING NEWS

Varianti i ri i koronavirusit quhet Omicron, OBSH e shqetësuar: Ka një numër të madh mutacionesh

Varianti i ri i koronavirusit quhet Omicron, OBSH e shqetësuar: Ka një
x
BREAKING NEWS

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë dhe SHBA-së”, Sali Berisha e paralajmëroi me burg pas largimit të Ramës, reagon për herë të parë Lulzim Basha

“Je i përshtatshëm për qelitë e Shqipërisë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i kujton Ramës paralajmërimin që i ka bërë Fatos Nanos kur ishte kryeministër: Kjo vlen edhe për ty, nuk do të bierë më mendja për Lul pengun

Sali Berisha i kujton Ramës paralajmërimin që i ka bërë
x

Opinion / Editorial

Askush nuk mund të bëjë të paditurin se në PD po ndodh beteja fatale!

Askush nuk mund të bëjë të paditurin se në PD po ndodh

Duket sikur zhvillimet e vrullshme në gjirin e Partisë Demokratike, janë një ndodhi e zakonshme nga ato “kryengritjet” në miniaturë, brenda shtëpisë. Dhe këto janë thjesht zhvillime demokratike që ndodhin rëndom në partitë tona politike dhe organizatat e shoqatat jo fitimprurëse. Po realisht, ajo që zhvillohet brenda gjirit të partisë, renditur e dyta në zgjedhjet e 25 prillit nuk është e përmasave mikroskopike as duel me dy figurave periferike të saj. Ky lloj revolucioni, ka ndarë ne dy grupime të mëdha forcat njerëzore e shpirtërore të partisë më të madhe opozitare, alternativë e pushtetit. Përplasjet mes mbështetësve të Berishës nëpër foltoret e qyteteve të mëdha, tregojnë se diga e bashkimit dhe unitetit brenda radhëve të partisë ka marrë plasaritje të thella. Ndasitë janë aq të mëdha sa duket se nga momenti në moment do çahen argjinaturat për të përmbytur gjithçka që do gjejnë përpara. Në këto kushte, grupimet e ndryshme politike, ata që për njëmijë arsye nuk e duan Lulzim Bashën dhe presin me ankth largimin e tij nga kreu i PD-së, disa prej të cilëve kanë shprehur hapur ambicien për t`i rrëmbyer vulën, t`i zënë vendin dhe jo pak kanë ngulitur thellë në tru mllefin e mospërfshirjes në listat preferenciale për t`u bërë deputet dhe jo pak të qejfmbetur nga Basha për mos promovim as në legjislativ per një mandat deputeti, po edhe shmangia nga organet drejtuese të partisë. Shumë prej tyre mbahen themelues të saj që sot janë përhapur në shumë vende të botës. Ata nuk mund durojnë të mbajnë në krye një individ pa arritje dhe humbës serial. Këtë e dëshmojnë nga gjithë ekranet e TV-ve. Në konceptimin e tyre, Basha nuk duhet të ishte kurrë në pozicione drejtuese dhe individ me peshë vendimmarrjeje. Më e pakta, këta persona, gjykojnë se Lulzimi i katapultuar në 2005-ën në të famshmin KOP. Aktualisht asnjë zë i vetëm nuk ka mbetur pa artikuluar ngritjen dhe promovimin e kryetarit aktual me sforco, duke shkelur rëndë statutin e partisë për mënyrën e zgjedhjes së tij pa pasur kualitetet e nevojshme dhe pa garë të vërtetë. Deri sa ati shpirtëror promovuesi dhe ai që e gradoi dhe i dha Bashës spektrin e njeriut vendimmarrës, që e vuri përballë të ndjerit Sokol Olldashi, duke ia marrë partinë në një garë të pabarabartë dhe jo vetëm ai po edhe Selamit e më vonë gjithë të tjerët që kërkuan ndershmëri në zgjedhje dhe kritere ne konkurrencën brenda partisë dhe përzgjedhjen e individëve brenda saj për ta marrë me meritë mandatin e deputetit apo për një vend në Këshillin Kombëtar, a Kryesi nuk guxuan të thoshin gjysmë fjale për katapultimin e Bashës në pozicionet më të lakmuara të vendimmarrjes, fillimisht në qeveri e më pas në krye të partisë. Kutinë e Pandorës e hapi plotësisht, promovuesi dhe iniciuesi, sponsori i Lulzimit, i cili tërë këtë e bëri me aq zell dhe pasion, sa mbi të ra zilia e gjithësecilit që gjykonte dhe kishte shansin për të dalë në krye të partisë apo për të qënë figurë dominante. Mbi bazën e kësaj logjike, u përjashtuan nga gara për t`u bërë deputetë, figura që i kishin dhënë partisë me begraundin e tyre, me mendimin progresiv dhe përvojën shumëvjeçare pasi kanë qenë individ me arritje dhe kanë shënuar tregues të admirueshëm, jo vetëm brenda radhëve të partisë, siç është, Jozefina Topalli e cila kryesoi Kuvendin e Shqipërisë dhe drejtoi partinë si nënkryetare vendimmarrëse. Po kështu kurban të Bashës, u bënë edhe Astrit Patozi e Arben Ristani, pa folur për Edith Harxhin, njohëse e politikave të jashtme, Fatbardh Kadillin, Elezin, Kullurin e shumë të tjerë që i kanë dhënë Partisë Demokratike, jo thjesht fitoren e tyre në zonat ku banojnë, po shumë më gjerë. Deri sa Berisha të hiqte petën e byrekut dhe të zhvishte pallën nga milli, të trazonte zërat e fjetur dhe të niste betejën për t`i dhënë kryetarit të partisë statusin e të padëshirueshmit dhe ishit, zërat kundër strategjive dhe mënyrës së drejtimit të partisë nga Basha dhe aksioneve të dështuara të tij në betejën për pushtet, dukeshin si mizat në qyp. Aktualisht Partia Demokratike është në një rrugëtim të vështirë me dy timonierë, secili prej tyre kërkon t`i marri timonin tjetrit dhe deri atëherë do të duhet që partia bëjë rrugëtimin para- mbrapa, si të ishte një qenie mitologjike me dy kokë, dy stomak, tre-katër zemra, shumë shtylla kurrizore gjymtyrë të shumëfishta. Njolloj si gaforrja që ecën para dhe pas. Kur njëri prej timonierëve kërkon të kthehet majtas, tjetri i jep timonit djathtas dhe partia e shndërruar në një qenie e shformuar. Sa ecën para, kthehet pas dhe jo pak raste bëhet gati të rrëshqas drejtë humnerës për t`u dëmtuar rëndë, ashtu si mjetet që humbasin kontrollin nga drejtues të dehur që përfundojnë në thellësi të humnerës. Deri sa Berisha të hiqte petën e byrekut dhe të zhvishte pallën nga milli, të trazonte zërat e fjetur dhe të niste betejën për t`i dhënë kryetarit të partisë statusin e të padëshirueshmit dhe ishit, zërat kundër strategjive dhe mënyrës së drejtimit të partisë ishin prej tij ishin si miza në qyp. Aktualisht, Partia Demokratike është në një rrugëtim të vështirë me dy timonierë secili prej tyre kërkon t`i marri timonin tjetrit dhe deri atëherë do të duhet që partia të bëjë rrugëtimin, para mbrapa si të ishte një qenie mitologjike me dy kokë, dy stomak, tre katër zemra, shumë shtylla kurrizore dhe gjymtyrë. Kur njëri prej timonierëve kërkon të kthehet majtas, tjetri i jep timonit djathtas dhe partia e shndërruar në një qenie e shformuar, sa ecën para, kthehet pas dhe jo pak raste bëhet gati të rrëshqasë drejt humnerës për t`u dëmtuar rëndë ashtu si mjetet që humbasin kontrollin nga drejtues të dehur që përfundojnë në thellësi të humnerës. Janë shumë pak që e kundërshtojnë këtë ecejake problematike, gati të dalë nga rruga. Janë të hidhëruarit nga shmangia e përjashtimi prej Lulzim Bashës. Njëri prej tyre është ish-presidenti, Bujar Nishani, i cili gjendet i pozicionuar në kabinën e timonierit të vjetër, atij që në foltoret e qyteteve në Shkodër e Durrës i betohen se janë gati për t`u rreshtuar në krah të tij në betejën për jetë a vdekje, për të luftuar me gjithë fuqitë e mendjes e trupit deri në triumfin final. Të tjerë që kanë lënë vathën e kryetarit aktual, deputet që rreshtimin e kanë bërë demonstrativ me ish-kryetarin edhe ata ushtarë të bindur për t`u përleshur edhe fizikisht me kundërshtarët nëse lyp nevoja. Këtu nuk mund të mos listohet deputeti demokrat Flamur Noka i cili ka marrë përsipër të drejtoj me tërë energjitë fizike dhe përvojën e ish-ministrit të Brendshëm, revolucionin anti Basha. Një tjetër deputet i njohur, Edmond Spaho, zgjedhur në Korçë i është bashkuar shpurës së ish-udhëheqësit. Po jo vetëm këta. Në front, në ballë të tij janë rreshtuar gjithë ata militantë që thërrasin në kor si të ishim në vitin zero dhe askush mos të kishte mësuar asgjë nga shkolla prej tri dekadash e demokracisë. Ata kanë zgjedhur armët. Kanë vendosur parzmoret, helmetat dhe jo pak janë pajisur me armët moderne të kohës të gatshëm të çajnë rrugën për t`i hapur shtigjet drejt fitores babës. Janë shumë pak që e kundërshtojnë këtë ecejake problematike, gati të dalë nga rruga si të ishin somnambul. Janë të hidhëruarit nga shmangia e përjashtimi. Njëri prej tyre është ish-presidenti Bujar Nishani, i cili gjendet i pozicionuar në kabinën e timonierit të vjetër atij që në foltoret e qyteteve në Shkodër e Durrës i betohen se janë gati për t’u rreshtuar në krah të tij në betejën jetë a vdekje për të luftuar me gjithë fuqitë e mendjes e trupit deri në triumf. Të tjerë që kanë lënë vathën e kryetarit aktual deputet që rreshtimin e kanë bërë demonstrativ me ish-kryetarin edhe ata ushtrisë të bindur për t’u përleshur edhe fizikisht me kundërshtarët. Ata kanë zgjedhur të gjitha armët. Kanë veshur kostumet kaki me lara e ngjyra si të jenë forcat speciale në aksion. Indiferent nuk janë as kureshtarët, ata që përgjithësisht vetëm presin nga do anojë peshorja dhe në finish pasi të tjerët të rreshtuarit dhe evidentuarit në kahjet e ndryshime të hedhin hapin fundor. Dhe si gjithnjë të rrëmbejnë frytet. Kjo shpurë është ajo që gjendet gjithmonë në anën e fitimtarëve. Janë të heshturit në dukje dhe që ziejnë nga brenda në pritje të fitores së radhës për të rrëmbyer kurorat e lavdisë ashtu siç ndodh me të gjitha revolucionet, ku hileqarët dalin më të fituarit pasi nuk ua lexon askush mendimin dhe anësinë nga mbajnë dhe cilin mbështesin. Edhe vetë ky grup është si makineria e rrëmbyer me më shumë se një timon dhe secili mbanë anën që dëshiron dhe e drejton partinë atje ku fiton. Jashtë vëmendjes, PD me ato që po i ndodhin nuk janë as Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e tij, Ilir Meta, i cili i pyetur në Pogradec në ditën e lutjeve deklaroi se nuk merr pjesë në debatet e brendshme të partive, po nënvizoi se faktorë të ndryshëm kërkojnë ta lënë Shqipërinë pa opozitë. Nuk dihet cilin përkufizon presidenti me faktorë që duan të eliminojnë opozitën shqiptare. Faktorë të huaj, të brendshëm, kundërshtarët politikë apo të huajt e largët, ata që paragjykohen kur mbajnë qëndrime parimore që i shërbejnë realisht pluralizmit dhe demokracisë, që duan mazhoranca solide dhe opozita serioze? Jashtë dhe indiferent ndaj asaj që po ndodh në betejën e dy titanëve dhe rreshtimet e tyre, pro dhe kundër nuk është as mazhoranca. Tërë sy e vesh, socialistët edhe pse nuk prononcohen, shikojnë se si ecën PD në rrugëtimin e saj në labirinte që nuk dihet nëse kanë një dalje të sigurtë. Jo pak prej tyre fërkojnë duart, duke llogaritur dobësimin e kundërshtarëve dhe pritur një fitore tjetër të radhës, vetëm se PD nuk do jetë e bashkuar. Realisht asnjë faktor politik e shoqëror nuk duhet të ngrohet në zjarrin që është ndezur brenda shtëpisë së forcës politike, të dytës për nga mbështetja me votë, Partisë Demokratike. Ajo është aset dhe pasuri kombëtare me kontribute të jashtëzakonshme në këto tri dekada në radhët e së cilës ka mijëra personalitete dhe qindra mijëra mbështetës, të cilët luftojnë për një PD të fortë e të bashkuar. Alternativë për të ardhur në pushtet. Kjo është demokracia dhe vetë rregulli numër një që garanton alternimin e forcave politike në një shtet me demokraci funksionale. Në këtë kuptim, askujt nuk i lejohet që të bëjë të gëzuarin dhe euforikun se PD është e trazuar me plagë mbi shpinë dhe në ngërç. Interesi ynë kombëtar, demokracia dhe pluralizmi politik, sistemi që jetojmë, kërkon një PD ndryshe, solide dhe të drejtpeshuar, të ekuilibruar dhe orientuar drejt demokracisë dhe bashkëpunimit, debatit dhe rrugëtimit, përmes betejave të demokracisë dhe alternativës me votë për pushtet. Askush nuk mund të jetë indiferent aq më pak të bëjë sikur nuk kupton se ajo që ndodh sot në PD është një e keqe kombëtare, jo thjesht partiake. Është beteja e vitit brenda shtëpisë së opozitës reale. Opozitës kryesore. Do donim një PD solide, të bashkuar dhe jo eufori shterpe, si fitore imagjinare për pushtetin e radhës! Përçarjet e ndarjet garantojnë humbje, jo fitore dhe kjo duhet kuptuar në PD pasi nga kjo betejë, ka vetëm humbës dhe asnjë fitimtarë!