BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje bore, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë
x
BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x

Opinion / Editorial

Armiqtë dhe ata gjoja por në shërbim, folkbolshevizmi anti demokraci!

Armiqtë dhe ata gjoja por në shërbim, folkbolshevizmi anti

-Armiqtë dhe ata gjoja, por në emër të Edi Ramës, janë folkbolshevizmat që turmaxhinjtë akoma përtypin!-

Më gjeni një politikë Ballkanike, sepse sigurisht Evropiane nuk do të gjeni, që “shpall armiq” në demokraci!? Më gjeni një lider opozite apo dhe të veçantë që vendos të shpall armik kundërshtarin politik në një vend që ka tre dekada nga këto gjysmën e tyre drejtuar nga ky që shpall “armiq” i vetëm dhe i plotë në pushtet! Nga që tërbohet pse Alibeaj (sigurisht shumë më i qartë se Basha në politikbërje) do të shpallë kandidatë në zgjedhje Sali B thotë: Çdo kandidat që del gjoja ( pra kinse kandidat) është në emër të Edi Ramës. Pra ata që janë deri dje, anëtarë të PD dhe njerëz bashkëpunëtorë të tij, tashmë janë në shërbim të Ramës! Folkbolsheviku stalinist Berisha ka që në vitin 1993 që shpall në shërbim të socialistave, dhjetra e dhjetra anëtarë të PD-së! Po po, i shpall Sali B me gjykatën e mbaruar në PCUS (BRSS) dhe pastaj dhe në modelin Maocedunist që shpallte armiq “bandën e të katërtve”! Berisha nuk ka pikë ndryshimi me të tillë gangsterë politikë jashtë logjikës njerzore dhe jashtë asaj perendimore. Sali B, të bën në shërbim të gjithkujt, po të mos jesh në shërbimin e tij. Është njësoj sikur unë tani, të gjithë konkubinatit të tij politik, ti them jeni në shërbim të Sali B, jeni antiamerikan si ai dhe jeni në shërbim të rusëve sepse jeni kundër Amerikës. Por nuk kam një edukatë staliniste që ti shpall të tillë dhe pse di që shumica ashtu janë. Por nuk i shpall, sepse është pikërisht imitim i stalinizmit dhe bolshevizmit vrasës së miqve dhe bashkëpunëtorëve. I fundi është kryetari i Berishës ose Enveri. Ai shpallte armiq kur dhe si, ti donte menderja e tij. Jo jo koka, por prapanica. Ja çfarë thotë Berisha për të justifikuar armiqësinë me grupin Alibeaj: Kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër 1 të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por edhe si njeriun që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime. PD është në të drejtën morale, kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur”, tha Berisha. Ne e kemi shpallur armikun numër 1 thotë Berisha! Po me cilin vendim, dhe çfarë “armiku”! Çfarë ka në rregulloren e shpalljes armik në PD e Foltores dhe çfarë ka për ata në shërbim të armikut? Ka ndonjë rregullore të pa shpallur që “shpall armiq dhe bashkëpunëtorë”? Po pra në PD e tij! Çfarë parashikohet kur PD e Berishës të shpall armik? Të vrasin? Të plagosin, të burgosin? Çfarë pra, kur je armik!? Të internojnë apo çfarë! Armik ka shpallur Enver Hoxha ose babai shpirtëror i Sali B! Ai pastaj të internonte dhe të burgoste! Por ai i kishte të shkruara kur ishe armik! Sali B, ku i ka të shkruara këto rregulla se si shpallen dhe do ta pësojnë armiqtë Edi Rama dhe PS sepse ai i drejton atë? Çfarë mendon tju bëjë armiqve Sali Berisha? Ti vrasë apo të nisë luftën civile? Po unë them se nuk u shpall “armik” Berisha që shkatërroi Shqipërinë nga themeli në 1997. Që hapi depo dhe që armatosi njerzit! Nuk e shpallën armik as Amerikanët? Nuk u shpall armik se u vranë mijra shqiptarë dhe që humbi Shqipëria miliarda! Rama nuk e shpalli armik Berishën kur hodhi në erë një fshat! Përkundrazi i rrahu shpatullat! Po, një xhest idiot dhe i pa menduar, as moralisht as politikisht, thjesht instiktiv i kuptueshëm si bëjnë njerzit në xhenaze. Berisha nuk është shpallur armik i zgjedhjeve edhe kur rrihte njerëz dhe i jepte fund zgjedhjeve të lira në Shqipëri në 1996-të! Berisha nuk u shpall armik dhe kur braktisi zgjedhjet për të lënë vetëm Ramën të merrte të gjithë pushtetin vendor! Po me qëllimin që rëndohej situata dhe Rama të luante mendsh në arrogancë dhe ndërkombëtarët mos ta njihnin dhe ai pra Berisha, të vinte në pushtet! Rama mund të jetë armik i PD sepse mbase ka inate, pse Berisha nuk e la të hynte në të! Por Berisha është armik i demokracisë! Ai është armik i lirisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë. Ai nuk ka nevojë të jetë “non grata” në USA që ne mos ta besojmë dhe ta urrejmë formën e tij të regjimit stalinist! Ai është i tillë dhe pasojë e regjimit dhe mendimeve të tija bolshevike plot me folklor është dhe vetë Rama dhe regjimi i tij arrogant dhe delirant i sotëm! Rama i delirit të një pushteti vetëm. Sali B nuk ka nevojë të jetë armik i shqiptarëve dhe as i PS dhe as Ramës! Ai është armik i të gjithave sepse është armik i demokracisë. Ai refuzon demokracinë në veprim dhe ligje. Ai nuk pyet dhe as do të pyes për ligje dhe demokraci sa të ketë frymë. E kjo është siguria madhështore që ka Rama! Berisha shpall armik numër 1 të PD-së Ramën që ky i fundit të jetë i përjetshëm ose sa ka jetë Berisha nën pushtetin e konkubinatit të Rilindjes! Berisha sa të ketë turmaxhinj dhe levendë pushtetesh të humbura, do të vazhdojë praktikat bolshevike të tij me armiq! E këtë gjë, shumica e shqiptarëve e di dhe po ashtu absolutisht të gjithë ndërkombëtarët. Ai do vazhdojë të rrënojë demokracinë, se e para ka dëshirë dhe e dyta se i bën nder (jo në shërbim jo, por besoj me ndërgjegje) Ramës! Ai nuk është “armik” as i Ramës, as i PS-së as i Rilindjes degrad shoqëror tashmë dhe as konkubinatit të Ramës! Jo, ai është armik i demokracisë!