BREAKING NEWS

Ambassador Volodymyr Shkurov reveals the figures: Here are how many Ukrainians left from the war have taken refuge in Albania

Ambassador Volodymyr Shkurov reveals the figures: Here are how many Ukrainians
x
BREAKING NEWS

Killed his neighbor for blood feud, Florjani makes the painting in prison 'hugging his father'

Killed his neighbor for blood feud, Florjani makes the painting in prison
x
BREAKING NEWS

New details from the killing of the Albanian in Italy have come to light, how the 36-year-old was ambushed, suspected of...

New details from the killing of the Albanian in Italy have come to light, how
x
BREAKING NEWS

"Berisha and Meta are killing the alternative to come to power" Vangjeli warns of a 'storm' in PD and PL: This is the only way for the opposition to triumph

"Berisha and Meta are killing the alternative to come to power"
x
BREAKING NEWS

Covid-19 in Albania/ The Ministry of Health publishes the figures, here are how many new cases there have been in the last 24 hours

Covid-19 in Albania/ The Ministry of Health publishes the figures, here are how
x
BREAKING NEWS

"Halli is pushing him to declare war with a bullet", Spartak Ngjela makes a strong statement and reveals why he is threatening Ilir Meta: Here is what is expected to happen during the months of September-October

"Halli is pushing him to declare war with a bullet", Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

The weather takes a drastic turn, what is expected to happen with the temperatures at the weekend

The weather takes a drastic turn, what is expected to happen with the
x
BREAKING NEWS

 "Golden Passports" and the warning of Brussels, comes the strong reaction of the head of the American Chamber of Commerce, severely criticizes the Government

 "Golden Passports" and the warning of Brussels, comes the strong
x

Opinion / Editorial

Ahmetaj "Incinerators", Berisha "Partizani" club, Meta referendum, truci turci!

Ahmetaj "Incinerators", Berisha "Partizani" club, Meta

Java filloi e fortë! Po nuk dihet pse Rama nuk deshi të emëronte dhe ç’emëronte me Metën President por besoj se nuk kishet tagër ky i fundit ta bënte në ditët e tij të fundit! Por ja që Rama largoi ose liroi Ahmetajn me sa duket për hetimin e SPAK dhe ngarkoi Balluken dhe me sa duket mazi do të ketë bërë ndonjë gjë “ në kokë të vet” dhe Rama nuk ja fal dot më! Berisha si gjithmomë sqaron se Ahmetaj u lëshua nga Rama, sepse do të shpëtojë vetë Rama! Dhe Meta doli me të gjitha ato të Presidencës në LSI dhe tha se kam shumë popullaritet dhe se do të jetë populli referendumit dhe partia e referendumit LSI! Biles tha se kjo parti kishte lajthitur pa dashje, por fajin e kishte partia dikur e Bashës, që do të thotë se nuk ka faj partia sot e Berishës! Nuk tha në se kishte faj gruaja e tij kryetare pse lajthiti ose u gënjye nga Basha por ....hajd mooo?! Doli dhe Balla i Rilindjes dhe tha se ka akuza dhe fakte te reja për aferën e Klubit Partizani ku janë brenda dhëndri dhe vajza e Berishës dhe se kësaj efere do ti shkojë drejtësia deri në fund! Po ai shpresonte shumë! Një nisje turravrap sapo iku nga Presidenca Meta! Në fakt po më pëlqen shumë po të ishin të vërteta! E kam fjalën “ë vërteta - ë vërteta”, jo të vërteta filmi që luhen për publik të madh, por gjithmonë publik kinematografik! Se si mu kujtua filmi “Ballë për Ballë” ku Arben Imami si detar po bënte muhabet me një detar sovjetik dhe ai donte të tregonte kotësi nga vendi i tij dhe i shoqëronte me fjalët e tërci e vërci e tërci e vërci! Sigurisht rusët nuk kanë ( kështu e di unë, por nuk e vë dorën në zjarr) tërci e vërci (turqit mbase) por në film lejohen! Tani dhe kjo nisje e fortë e kësaj jave politikisht, është një tërci e vërci, por që në fund të fundit dhe politika kështu është – tërci e vërci! Është një tërci e vërci afera e shëmtuar e djekësave të plehrave në Shqipëri! Është aferë që ka mbledhur qeveri dhe pushtete vendore që të turpërojnë për nga marrëzia dhe konjuktura gati adoleshente por grabitëse deri në “amëshim”! I ngjan dhe vendeve ku aferat e plehrave dhe djekësave bëjnë bujë! Mos shkoni larg keni Italinë dhe po të doni shkoni dhe në Bullgari! Po pra vende të BE! Kjo mega aferë është një turp i madh ku dalin dhe njerëz të “stërvarfër” të përfshirë në miliona e miliona euro përfitim! Një kapacitet afere të turpshme për nga niveli i paraqitjes deri grafike dhe financiaro ekonomike! E shëmtuar fare! Po ja që Ramës i ka ndodhur dhe ta mbajë me shëndet! Në se e ka lëshuar Ahmetajn ta “kapi në dorë” drejtësia, apo akuza, apo se mund të ndodhë ndonjë makinacion personal dhe politiko-individual kjo tashmë duhet parë! Një gjë dihet se po ra Ahmetaj do të ketë plot aty që rrëzohen. Po nuk ra, do të thotë se llogaritë me shkarkimin janë bërë më mirë se sa ne mendojmë! Mirë llogaritë bëhen kur dikush e ha! Akoma “më mirë” kur shpëtojnë të gjithë! Të shohim. Por kësaj gjëje nga PS i përgjigjen me akuza dhe fakte për aferën e madhe të transformit tragjik dhe korruptiv ose vjedhës që thotë Berisha në rastin konkret të vetë Berishës me marrëzinë mes tij dhe Ramës kur njëri ishte kryebashkiak dhe tjetri kryeministër. Me sa duket socialistët e dinë se Rama nuk ka firma të jashtëzakonshme për Klubin Partizani dhe këtë firmë e ka Berisha si ish Kryeministër. Kushedi dhe pse babai i dhëndrit të Berishës zoti Malltezi dikur kishte nxjerrë një dokument që tregonte se koha e Jakomonit kishte kryer punë me pronarët e asaj cope toke dhe fushës së aviacionit në Tiranë! Nuk them kot tërci e vërci unë, por sigurisht duhet të presin gallatën e radhës me tërci e vërcit e tyre! Pastaj kryefokloriku i LSI-së tashmë gjithmonë në garë për këtë titull me Berishën e PD-së tha se jam shumë popullor sot, se LSI është populli integrimit dhe referendumit dhe se Basha ja kishte marrë mendjen Monikës dhe LSI-së për të ikur nga garat, kuvendi dhe zgjedhjet! Më tërci e vërci se kaq nuk ka, por detari sovjetik nuk ka ditur i shkreti regjizori dhe shkrimtari nga Gjirokastra) ndonjë batutë tjetër, sidomos nga veriu apo Shkodra se do të kishte thënë: po..dhi kali në derë të hanit.... e...!? Po pra po, megjithëse tanimë këto po ndodhin kur kemi hapur negociatat dhe ndoshta duhen disa individë që të bëjnë dhe dasmën tonë si thotë Rama me BE-në më të bukur! Duhen pra duhen por ...! Por deri tani është ...tërci e vërci!