BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

A nuk keni frikë...

A nuk keni frikë...

Logopedisti si profesionist ndihmon që të rifitoni “zërin tuaj”, të dëgjoheni dhe komunikoni për të ndërvepruar me të tjerët. Ky profesion ka njohur zhvillim dhe mbështetje në shumë vende europiane, por jo në hapësirën publike shqiptare (hapësira private mbetet e vetmja përpjekje). Do të ishte e pabesueshme që të keni dëgjuar të përmendet qoftë edhe njëherë emri i këtij profesionisti nga ata që na përfaqësojnë. Ende nuk ka një buxhet, nuk një statistikë publike mbi numrin e fëmijëve që kanë nevojë për këtë shërbim, gati gati duket si një kërkesë surrealiste një projekt-propozim kombëtar. T’i lëmë ëndrrat pasi në këtë derexhe do ishte një çështje si gjithë të tjerat në mëmëdheun tonë, ku do të na thuhej se buxheti publik nuk na mjafton për të tilla “lukse”. Por nuk është një çështje si gjithë të tjerat thjesht mos financimi, por është një tentativë për të nëpërkëmbur dhe dëmtuar një kategori që është marrë peng dhe është përdorur në mënyrë të llahtarshme në kohë fushatash. Po flas për fëmijët me nevoja të veçanta që përveçse se kanë bërë një ligj çorap për ta, përtojnë të nxjerrin qoftë dhe një udhëzim me një shqipe të kuptueshme, tashmë kanë filluar t’i përdorin si krahasime për të denigruar kundërshtarin pavarësisht punës së përditshme që po bëjnë ata pak logopedistë për t'iu dhënë zë. Ju lutem nëse nuk ndihmoni dot, apo s’keni dëshirë, apo në fund të fundit keni qëllime thjesht elektorale a nuk mjaftoheni dot me kaq?! Janë prindër, profesionistë dhe fëmijë që çdo ditë e quajnë “luftë” që të shohin pak arritje përtej ortekut të halleve të përditshmërisë. Sa herë ne si profesionistë ju bëjmë thirrje politikës të ketë kujdes pasi askush nuk ua ka borxh gjithë këta fjalorë bullues, në pak kohë ripërsëritet historia dhe kjo më bën të mendoj dhe t’ju pyes: A nuk keni frikë... se një ditë mund të keni dhe ju të njëjtin fat, një fëmijë, mbesë, nip apo një të afërm si gjithë këta fëmije? A nuk keni frikë … t’i shikoni nesër në sy?