BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur, një nga më të mirët në zhanrin e peisazhit (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta piktori i njohur,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë
x

Opinion / Editorial

A mund të jetohet i vetmuar në një “shkretëtirë sociale”?

A mund të jetohet i vetmuar në një “shkretëtirë

Dilemat ekzistenciale për raportin e individit me shoqërinë…

Kjo tematikë, paqartësitë dhe dilemat sociale për raportet e ndryshuara të njeriut me shoqërinë, nuk kanë qenë kurrë kaq të pranishme, intensive dhe aktuale sikurse është bërë tani kjo çështje në shoqërinë tonë. Turbulencat e tranzicionit, përmbysja e shpejtë e paradigmave të vjetra, mënyrës si ndërtoheshin këto marrëdhënie në shoqërinë tradicionale, kolektiviste e supersociale, të shoqëruara me anominë sociale dhe efektet e procesit të akseleruar të individualizmit, është shoqëruar natyrshëm me hutim social, çoroditje individuale, mungesë aftësish të orientimit adekuat me imperativat e kohës që jetojmë (tërësisht postmoderne). Koha e ka  bërë të domosdoshme rindërtimin e “piketave të reja” të orientimit, për të bërë më të qarta, pa hipokrizi morale e dogmatizëm ideologjik, nevojën e kuptimit të tingullit të kohës.

Sikurse duket “kënga” e kësaj shoqërie është e ndërlikuar. Tri dekada më parë në dinim “muzikën” e ëmbël të lirisë, por atë filluam ta këndojmë pa ditur mirë përmbajtjen e “tekstit” të saj për përgjegjësinë e shtuar individuale. Njerëzit tanë kanë nevojë, që më me shpejtësi të kapin “muzikën dhe tekstin” me një logjikë të re ontologjike, për të qenë kompatibël me mënyrën e sotme tejet të ndërlikuar të ndërtimit të marrëdhënieve të njeriut si individ, së pari me veten dhe pastaj edhe me shoqërinë. Një “ekuacion” social përjetësisht i vështirë për tu ndërtuar apo rindërtuar në përputhje me kohën, zhvillimin e shoqërisë dhe evolucionin e natyrës së njeriut.  Por natyra postmoderne e shoqërisë shqiptare do t’i kishte të pranishme këto dukuri komplekse, kontroversale të natyrshme, të pranueshme për tipologjinë e saj të ndryshuar. Në këtë kontekst ne duhet të jemi të bindur, të ndërgjegjshëm me fenomenet e zgjerimit të formave të mënyrës së re të jetës, me format të qartë liberal e individualist, me standarde krejt të reja të sjelljes individuale dhe mënyrave të rafinuara e të stërholluara të komportimit social. Këto faktorë janë me peshë sociale. Ato janë të tilla që e kanë vështirësuar ekzistencën, kuptimin e drejtë ontologjik dhe të personalizuar të raporteve të reja midis “vetes”, “vetmisë” dhe statusit të “njeriut të vetmuar”, si një nga format më të vështira të margjinalizimit social, gjendje të cilën e përjetojnë shumë njerëz në shoqërinë shqiptare. Për arsye sociale apo personale, biologjike apo mediakle, psikologjike apo të lidhura me natyrën ontologjike të kësaj shoqërie që jetojmë dhe në të cilën i përjetojmë situatat e vetmisë dhe të gjendjes së vetmuar. Nuk ka njeri që nuk e kupton situatën determinante të ndodhjes në një “rreth vicioz” midis “vetes”, “tjetrit” dhe shoqërisë sociale në tërësi.             Ka njerëz që akoma nuk e kuptojnë rëndësinë e “vetes” apo duke parë vështirësitë e situatës vetjake, mendojnë se shoqëria ishte më e mirë dhe njeriu ishte më i qetë, kur jetonte në “turmën e hirtë” të jetës kolektive, të njeriut supersocial, pa identitet personal. Në thelb kjo situatë është tregues sintetik i faktit, që akoma disa njerëz, nuk e kuptuan lirinë në dy anët e medaljes së saj: edhe si mundësi për të realizuar më shumë qëllime, ide, projekte e ambicie të personalizuara nga njëra anë, por edhe si shtesë e përgjegjësisë personale, për të përballuar sfidat e jetës individuale. Të cilat me sa duket edhe tek ne i ka ndërlikuar, i ka bërë të vështira për t’i zgjidhur me lehtësi apo mendjelehtësi. Tani është bërë e qartë se në një shoqëri që privatizon “pothuaj çdo gjë”, është shtuar përgjegjësia individuale e secilit qytetar shqiptar, sepse zgjedhjet dhe zgjidhjet e problemeve të jetës, janë bërë më shumë individuale dhe objektivat e jetës personale arrihen individualisht. Në mënyrë fare evidente ndihen dhe janë duke u zgjeruar turbulencat e jetës, efektet e vështirësitë sociale në raportet e reja që po rindërtohen me shpejtësi në lidhjet midis individit dhe shoqërisë. Kjo shoqëri në të cilën jetojmë duhet kuptuar në thelbin dhe identitetin e saj të ndryshuar, e cila është e tillë që ka ndryshime dhe dallime thelbësore me raportet e njeriut me shoqërinë tonë të së kaluarës, në të cilën ai kishte raporte më të determinuara, të ngurta me veten dhe shoqërinë në të cilën jetonte. Ajo duke qenë tradicionale, kolektiviste e qëndrueshme dhe me korniza morale strikte e të stabilizuara, i krijonte njeriut ndjenjën e “sigurisë”. Qoftë edhe ashtu sikurse ishte, e ideologjizuar, paternaliste, aspak e lirë, e ngurtë dhe atrofizuese e lirisë së individit. Revolucioni që ka ndodhur në këto tre dekada është gati apokaliptik, sepse kemi kaluar në një tjetër shoqëri në të cilin individi ka krijuar raporte të reja me “veten” dhe kërkesat e  reja të kësaj shoqërie që është komplekse, e shumëfishtë. Një shoqëri që lëviz dhe ndryshon shpejt, lëviz me shpejtësi marramendëse, është relativisht e paqëndrueshme, pa piketa të ngurta e të qarta të orientimit të individit dhe “vetes” së tij, është plastike, likuide (e rrëshqitshme), e pasigurt, kaotike. Në këto kushte është e udhës që njerëzit të mësojnë atë që ka ndodhur me shoqërinë tonë, e cila është e përbërë nga individë që kanë apo synojnë të kenë identitetin e tyre të përveçëm. Një nga produktet evidente të natyrës individualiste të shoqërisë, është fakti që njerëzit tashmë pëlqejnë më shumë “veten”, kanë qëllime personale, “Kushtetutën e Jetës” së tyre të personalizuar. Në këto kushte ata urrejnë “panoptikonin” e shtetit dhe “big brother-in”, (vëllain e madh të shoqërisë). Njerëzit tanë kanë dëshirë të papërmbajtur për të jetuar jo në turmë por në diversitet. Ka akoma njerëz që nuk e kuptojnë apo nuk e dëshirojnë këtë realitet social të “përmbysur” në raportet midis individit dhe shoqërisë, vetes, dhe tjetrit. Nostalgjikëve të “shoqërisë së madhe”, partizanëve të tezës për rikthim në kornizat e shoqërisë supersociale e superkolektiviste, duhet tu themi se e kanë gabim, që akoma qëndrojnë në “pritje të Godosë”. Koha e atij modeli social të shoqërisë ka mbaruar përfundimisht. Historia e shoqërisë nuk bën hapa pas. Përkundrazi ajo që duhet kuptuar është fakti se shoqëria liberale, individualiste shqiptare që ka vënë në qendër “njeriun” dhe që e mëson atë të vlerësojë veten, është një fakt social i “detyruar” nga koha, nuk është “zgjedhje e lirë” e individit. Po pasoja është evidentimi i përmasave të reja të njeriut individualist, autonom që ka kredo sociale të jetë i “ndryshëm” nga tjetri dhe i pangjajshëm me të tjerët. Shpesh herë në biseda informale apo politike dhe televizive zhvillohen biseda pa “substancë”, që nuk janë koherente me të vërtetat e kohës për raportet midis individit dhe shoqërisë, detyrave, detyrime dhe përgjegjësive të ndara apo reciprokisht të sintetizuara. Pyetja që shtrojnë njerëzit e mërzitur nga parimet e reja të jetës postmoderne, të ndodhur individualisht në situata të vështira, të panjohura, të paparashikuara dhe individualisht të papërballueshme “vetëm”, shtrojnë pyetjen: A mund të flitet më për shoqëri të mirë, kur çdo gjë për t’u plotësuar apo realizuar ka mbetur ekskluzivisht mbi “veten” dhe kurrizin e individit.  Si do jetë kjo shoqëri në të ardhmen kur në mënyrë evidente asaj po i dobësohen “amortizatorët socialë” sikurse janë shfaqjet e humanizmit, nevojat për solidaritet dhe socialitet. Padyshim nga optika me të cilën kjo kategori shikon zhvillimet dhe ndërlikimet e raporteve midis individit she shoqërisë shqiptare, duket se bëhet e frikshme teza fataliste se individualizmi, kjo ideologji sunduese dhe dominante e shoqërisë postmoderne është pa kthim dhe në një farë mënyre ajo bëhet shkaku që po cenon konceptet e dikurshme për “jetën e përbashkët” dhe nevojat e njeriut që veten ta inkorporojë në “rrjete sociale” mbrojtëse. Kësaj situate të anomisë sociale, shpërbërjes së formave të vjetra të lidhjeve sociale e komunikuese, po i shtohet edhe një faktor që vjen nga procesi i dobësimit të strukturës, shpërbërjes së modelit të vjetër të familjes patriarkale e paternaliste, e cila po shoqërohet me dobësimin e “lidhjeve të gjakut”. Padyshim, është e udhës të besojmë dhe të kërkojmë që këtë proces të individualizimit dhe dobësimit të lidhjeve sociale në shoqërinë e sotme shqiptare, mund ta përmirësojmë dhe marrëdhëniet midis individit dhe formave sociale mund t’i përmirësojmë, duke ndihmuar dhe nxitur prodhimin e “kapitalit social”, një produkt i dobishëm i domosdoshëm dhe mbase një nga “ilaçet” kryesore për të zbutur sëmundjen e frikshme të vetmisë, statusin e njeriut të shkëputur plotësisht nga shoqëria, që tenton të ecë si “elefant i vetmuar” në një “shkretëtirë sociale…

Sociolog, Mjeshtër i Madh