BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Lifestyle

Sonte shkruhet historia! Do të ndodhë fenomeni i rrallë që do të jetë më i madhi në 580 vitet e fundit

Sonte shkruhet historia! Do të ndodhë fenomeni i rrallë që

Sonte (e premte, 19 nëntor), astronomët dhe adhuruesit e hapësirës do të mund të shijojnë eklipsin më të gjatë të pjesshëm hënor në 580 vjet.Ky është eklipsi i dytë hënor i vitit dhe siç raporton “Business Insider”, do të jetë i ngjashëm me atë të 26 majit 2021 .

Eklipsi hënor i 19 nëntorit do të jetë eklipsi hënor i pjesshëm më i madh i 580 viteve të fundit dhe gjithashtu më i madhi që do të ndodhë në një periudhë prej 1000 vjetësh, pasi eklipsi tjetër hënor me një kohëzgjatje kaq të gjatë  mund të ndodhë  më 8 shkurt 2669.

Hera e fundit që ndodhi një eklips kaq i gjatë hënor ishte më 18 shkurt të vitit 1440.

Kohëzgjatja totale e eklipsit të pjesshëm sonte do të jetë 3 orë, 28 minuta dhe 24 sekonda. Eklipsi hënor sonte do të “kalojë” përmes Rusisë lindore , Japonisë, Oqeanit Paqësor, Amerikës dhe Evropës Perëndimore.

Për fat të keq, eklipsi nuk do të duket në Shqipëri.

Eklipsi i pjesshëm ndodh 1.7 ditë para se Hëna të arrijë në kulmin e saj, pra në pikën më të largët të orbitës së saj nga Toka, gjë që rrit kohëzgjatjen e eklipsit.

E veçanta eklipsit, siç thekson “Business Insider”, është se nuk është vetëm eklipsi i pjesshëm hënor më i gjatë i shekullit tonë, por edhe ai me kohëzgjatjen më të gjatë deri në 2669 , sipas të dhënave të Observatorit “Holcomb” të Indianës, SHBA.

NASA  tregon se eklipsi hënor nesër, do të mbulojë pothuajse 97% të hënës së plotë dhe do të zgjasë rreth 3.5 orë, ndërsa efekti i përgjithshëm, me gjysmëhije do të duket gjashtë orë.

Eklipsi total i Hënës më i gjatë i shekullit të 21-të deri më tani ka ndodhur në vitin 2018 me kohëzgjatja një orë e 43 minuta.

Më 26 maj 2021 ka pasur eklips total, ndërsa pritet që më 15 maj 2022 të ndodhë eklips total hënor  dhe një tjetër më 7 nëntor 2022.

Eklipsi hënor ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna janë pothuajse në një linjë (konjugim) , duke rezultuar në kalimin e Hënës mes hijes së Tokës, duke marrë kështu një nuancë të kuqërremtë.