
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

“Kambanë alarmi financat e kësaj shenje”/ Horoskopi javor nga Paolo Fox: Kush nga shenjat do të ketë fuqinë për të bërë realitet ëndrrat

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Mars 2023

DASHI: Të qenët të pështjelluar ju ka penguar të arrini qëllimet tuaja. Tekefundit, të kesh peshën e botës mbi shpatulla është shumë për t’u përballur, veçanërisht pasi vazhdimisht përpiqesh të jesh më i miri gjatë gjithë kohës. Më në fund, do të jeni në gjendje të kuptoni atë që dëshironi të bëni dhe të gjeni fjalët e duhura për t’u shpjeguar të tjerëve vizionet tuaja në mënyrë koncize. Yjet ju këshillojnë që të bëni plane realiste. Gjithçka duket si një ëndërr e çuditshme tani, megjithatë, gjithçka do të bëhet konkrete nëse nuk dorëzoheni dhe besoni në veten tuaj.
DEMI: Pranvera ka ardhur tashmë dhe kjo është koha e duhur për t’u organizuar. Sigurohuni që t’i përfundoni brenda afatit projektet që keni marrë përsipër dhe që të jenë të realizuara mirë. Kështu do të keni mundësi t’i vini përpara punët tuaja dhe të zgjidhni problemet që mund t’ju lindin rrugës. Po ashtu, do të ndiheni më të lehtësuar javën e ardhshme gjatë ekuinoksit pranveror. Për më tepër, do t’ju duket se keni shpëtuar nga një barrë, të paktën përkohësisht.
BINJAKËT: Kujdes: Kjo javë do të jetë emocionalisht sfiduese. Ju po zbuloni se disa anëtarë të grupit ku ju bëni pjesë nuk janë me të vërtetë miqtë tuaj dhe po përpiqen të sabotojnë projektet dhe marrëdhëniet tuaja. Në fillim kjo gjë do t’ju befasojë, por nuk do t’ju duhet shumë kohë që ta ktheni në favorin tuaj. Askush nuk është më i zoti se ju për t’u dhënë të tjerëve një mësim të mirë. Duke i kapur të tjerët në gabim, jo vetëm që do t’ju ndihmojë t’i ndalni ata, por do t’i bëni të pendohen që janë ngatërruar me ju.
GAFORRJA: Duke qenë se në punët e zemrës gjithçka po ju shkon mirë, dëshironi që këtë javë të luani rolin e mblesit për miqtë tuaj beqarë. Por përpara se të merrni përsipër këtë rol, sigurohuni që të mos i nxisni të tjerët më shumë nga ç’ju takon, duke u sjellë si përkrahës të flaktë të dashurisë. Të gjithë e kuptojnë se jeni të lumtur që keni një marrëdhënie të bukur dashurie, por duhet të kuptoni ku e keni cakun dhe të mos u ndërhyni të tjerëve në marrëdhëniet dhe jetët e tyre. Shikoni punën tuaj, përveç rasteve kur miqtë kërkojnë ndihmën tuaj.
LUANI: Ju dëshironi të kapërceni të gjithë punën e vështirë që kërkohet kur njiheni fillimisht me dikë, të kaloni fazën e fillimit të ëmbël të muajit të mjaltit dhe të përfshiheni menjëherë në lidhje me kohë të plotë. Në përpjekje për ta bërë këtë, ju po i llastoni të dashurit me dhurata luksoze për t’u shprehur dashurinë. Por kjo është një rrugë e rrezikshme, sepse kështu po i detyroni të vendosin shpejt në vend që t’i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Gjithashtu, paraja nuk mund të blejë dashurinë. Në vend që të jepni dhurata, përpiquni t’i njihni njerëzit më mirë. Sa më shumë punë dhe përpjekje të bëni për të ndërtuar një marrëdhënie, aq më e mirë do të jetë ajo.
VIRGJËRESHA: Ka qenë e vështirë për ju të përqendroheni në atë që ka më shumë rëndësi në jetën tuaj. Por, këtë javë më në fund po i mposhtni të gjitha pasiguritë dhe ankthet që ju kanë penguar. Në vend që të qani për gjërat që kanë kaluar, ju po bëni lëvizje në drejtimin e duhur. Tani do të mund ta përmirësoni jetën tuaj, në vend që t’u jepni rëndësi dramave e thashethemeve të partnerit apo të miqve përreth jush. Kjo shkëputje do t’ju bëjë mirë për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike në ditët në vijim.
PESHORJA: Ju mund të mos jeni shefi, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të merrni përsipër përgjegjësi. Gjatë gjithë javës do të përpiqeni t’i mbani njerëzit të angazhuar dhe të siguroheni që ata të vazhdojnë punën, e cila mund të duket dërrmuese. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Jepini zemër vetes dhe të tjerëve, duke u përqendruar vetëm te fitorja. Ju jeni të gjithë në të njëjtin ekip dhe një fitore juaja është një fitore për ta dhe anasjelltas. Për më tepër që kështu do të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror dhe do të lidhni miqësi me njerëz me të cilët nuk ju lidhte asgjë deri më tani.
AKREPI: Vjen një moment kur duhet të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët. I vetmi person që vuan në këtë situatë jeni ju, sepse nuk po i lejoni vetes të shikoni për mundësi më të mira. Mos u verboni nga shtrirjet dhe përpiquni të shikoni përtej kësaj. Pse të bëhesh xheloz, kur mund të krijosh diçka më të mirë dhe më të mahnitshme se çdo gjë që kanë bërë bashkëmoshatarët tuaj? Bëni atë që është e drejtë, duke lënë gjurmën tuaj dhe duke e shtruar rrugën e së ardhmes sipas kushteve tuaja. Më e rëndësishmja, mos i merrni inat miqtë tuaj.
SHIGJETARI: Situata juaj aktuale po shkakton një sërë problemesh dhe po lëkund besimin tuaj. Vetëm për shkak se një marrëdhënie mund të mos funksionojë, nuk do të thotë se jeni i pafat në dashuri. Ju jeni një njeri që ia vlen ta dashurosh. Do të gjeni personin e duhur që ju vlerëson dhe ju trajton siç duhet. Pavarësisht nëse zgjidhni ta vazhdoni apo ta ndërprisni një lidhje, mbani mend se asnjëherë nuk duhet t’i harroni vlerat tuaja dhe se çfarë njeriu i mrekullueshëm jeni. Nëse partneri që keni në krah nuk arrin ta dallojë këtë, atëherë jepini lamtumirën.
BRICJAPI: Mungesa e komunikimit po ju shkakton probleme të mëdha me miqtë tuaj. Është e rëndësishme që të mendoheni para se të flisni dhe të lexoni ç’keni shkruar përpara se të dërgoni një mesazh. Kështu njerëzit nuk do të mendojnë se ka një nëntekst në mesazhet që po u dërgoni dhe të reagojnë ndaj diçkaje që nuk ekziston, dhe të mos projektojnë te ju pasiguritë e tyre. Më e mira që mund të bëni është të mateni përpara se të shpreheni, në mënyrë që të shmangni dramat e panevojshme.
UJORI: Megjithëse nuk besoni në kufizimet tokësore dhe materializmin, po zbuloni se nevoja juaj e lindur për siguri është më e fortë se kurrë. Kjo do të thotë që do të dëshironi të merrni masa për të ardhmen, që ajo të mos ju gjejë të papërgatitur. Mendojeni këtë si një kambanë alarmi për të rregulluar financat tuaja. Në fund të javës do të filloni të bëni plane për të shtuar llogarinë tuaj bankare.
PESHQIT: Kjo është një javë në të cilën ju keni fuqinë për të bërë realitet ëndrrat dhe për të realizuar qëllimet që i keni vënë vetes. Kozmosi është në anën tuaj dhe ju ndihmon në zbatimin e planeve tuaja. Hartojini me kujdes dëshirat tuaja dhe mundohuni t’i vizualizoni ato. Si një njeri me imagjinatë të theksuar, kjo do t’ju frymëzojë dhe do t’ju ndihmojë. Kështu shumë shpejt gjithçka do të zgjidhet në favorin tuaj.
Më të lexuarat


Hëna e re në Dash sjell shpërthime dhe ndryshime të mëdha, ja 3 shenjat që duhet të përgatiten

“Do të përjetoni më shumë gëzim”, kjo është java me fat në dashuri për këto shenja të horoskopit

Hëna e re në Dash sjell shpërthime dhe ndryshime të mëdha, 3 shenjat që duhet të përgatiten

E dinit? Zbuloni pajisjet shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur nuk janë në përdorim

"Kjo është një kohë e fuqishme për..."/ Sot nis Viti i Ri Astrologjik, si do të ndikojë kjo tek të gjitha shenjat e zodiakut

Zbulohen të papriturat/ Këtë javë Meri Shehu i jep 5 yje vetëm një shenje horoskopi

"Para dhe dashuri", parashikimi i yjeve për sot

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 21 Mars 2023

Pranvera po vjen! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Nga shitja e qumështit të gjirit e deri tek shitja e virgjërisë, mësoni 10 gjërat e çuditshme që bëjnë njerëzit për të fituar para
