
Zgjedhjet e 14 Majit/ Berisha zbulon si do të ndahet kandidatët e këshillave bashkiakë me PL e aleatët

Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi


Dashi
Jeta në çift nuk do përbëjë prioritet për ju sot. Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mirë dhe gjithçka do ecë si duhet edhe pse njeriu i zemrës ashtu si ju do jetë i zënë me punë dhe nuk do ketë kohë të mendojë për surpriza. Nga ana tjetër Marsi do favorizojë dashuriçkat e beqarëve. Nëse keni menduar të bëni investime të mëdha, ka ardhur koha e duhur.
Demi
Më në fund do i sqaroni keqkuptimet në çift dhe do ndiheni më të qetë. Bashkëpunimi do fillojë të përforcohet dalëngadalë. Për disa mund të ketë edhe një natë të nxehtë e pasionante. Beqarët do kalojnë një ditë normale dhe pa ndonjë takim impresionues. Në planin financiar maturia duhet të mbizotëroje gjatë gjithë kohës. Vetëm kështu nuk do shmangni problemet. Binjakët
Jeta në çift nuk do ketë probleme, madje disa që kanë pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë ato. Mendoni ta bëni lidhjen më serioze sepse vitet ikin si pa e kuptuar. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për takime. Do e kenë ata në dorë nëse do përfitojnë apo jo. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Ditë e këndshme për të dashuruarit. Partneri/ja juaj do tregohet më i/e sjellshëm dhe do iu përkëdhelë në çdo moment. Dita juaj do jetë me diell. Jeta sentimentale e beqarëve do jetë e ndërlikuar. Do bënit mirë të mos merrnit vendime të nxituara. Në planin financiar do merreni seriozisht me menaxhonim e financave për të përmirësuar të ardhurat.
Luani
Nëse jeni në një lidhje, më në fund do ndiheni të lumtur. Në krahët e partnerit/es do iu duket vetja si në ëndërr dhe nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqarët do i japin më tepër rëndësi ndjenjave dhe do jenë të gatshëm të harxhojnë më shumë kohë për të gjetur personin e duhur. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme.
Virgjëresha
Pritet që dita e sotme të jete e bukur për çiftet. Do i sqaroni një nga një të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do mendoni me qetësi për të ardhmen. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, por në shoqërinë e miqve dhe familjareve nuk do e ndiejnë aspak mungesën e dikujt. Shmangni shpenzimet e papritura dhe ekstreme.
Peshorja
Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do kaloni momente pasionante dhe të zjarrta me atë që keni në krah. Shfrytëzojeni çdo sekondë dhe shprehini ndjenjat pa pushim. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë me këtë status edhe për pak kohë. Urani do kujdeset për financat. Situata do jetë e qëndrueshme.
Akrepi
Marrëdhënia juaj me partnerin/en do fillojë të thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente emocionuese pranë të dashurit tuaj të zemrës. Disa do i bëjnë gjërat më zyrtare. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur dhe të fillojnë një lidhje sa për të mos u ndier vetëm. Dielli do iu sjellë fat në planin financiar.
Shigjetari
Do jeni më tolerantë me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente më të këndshme me njeri-tjetrin. Ai që keni në krah ka menduar t’iu bëjë një propozim të cilin nuk e prisnit. Beqarët vërtet do kenë takime, por nuk duhet të hedhin hapa të nxituara. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.
Bricjapi
Lëreni të lirë partnerin/en sot të shprehet dhe të veprojë. Nuk duhet të kërkoni asgjë me ngulm sepse nëse është e shkruar, në mos një ditë, ditën tjetër gjithçka do përfundojë. Beqarët do kenë takime, por nuk do ndihen të plotësuar. Ekuilibri buxhetor do vazhdojë të jete i palëkundshëm.
Ujori
Do bënit mirë të mos e përzienit partnerin/en me çështjet profesionale. Mund të lindin disa keqkuptime që do ua prishin qetësinë në çift. Beqarëve do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për të bërë për vete personin që iu pëlqen. Në planin financiar dikush do iu ndihmoje mjaft të realizoni transaksionet e menduara.
Peshqit
Jeta juaj në çift nuk do jetë aq e mirë sa ju e prisnit sot. Edhe pse herë pas here do bëni përpjekje për të vendosur harmoninë, nuk do ia dilni dot. Beqarët do jenë joshës dhe të gatshëm të pranojnë ftesat që do iu bëhen. Dite e shkëlqyer për t’u marrë me riorganizimin e financave. Do arrini të vendosni ekuilibrin.
Më të lexuarat


Keni nevojë për internet? Ja si të hakoni Wi-Fi e komshiut

Ndodh stuhia gjeomagnetike/ Qielli mbulohet nga pamje spektakolare, qytetarët mbesin pa fjalë (FOTO)

Surpriza dhe të papritura/ Një javë e mirë i pret këto tre shenja

"Një shkëndijë mund të shkaktojë një top zjarri shpërthyes", sot shenjat e zodiakut iu tregojnë se ndaj kujt duhet të tregoheni mjaft të kujdesshëm

Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë parashikojnë yjet

"Beqarët janë veçanërisht të favorizuar", njihuni me parashikimin e horoskopit për ditën e sotme

Shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë

Horoskopi 24 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Shtatë vende në botë ku është e ndaluar të bëni ‘selfie'

HOROSKOPI/ 23 mars 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
