BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Lifestyle

E rrallë/ Shkencëtarët zgjidhin misterin: Si kjo specie ka mbijetuar për shekuj me radhë pa bërë s*ks. Ja si ka funksionuar evolucioni

E rrallë/ Shkencëtarët zgjidhin misterin: Si kjo specie ka

Mbijetesa afatgjatë e specieve të kafshëve pa riprodhim seksual mendohej të ishte praktikisht e pamundur – deri më tani. Shkencëtarët në Universitetet e Këlnit dhe Göttingenit zbuluan se Oppiella nova, lloj merimangash, kanë mbijetuar për mijëra – ndoshta edhe miliona – vjet pa bërë seks.

Te kafshët me dy grupe kromozomesh, përfshirë njerëzit, seksi siguron që gjenetika jonë “të përzihet” duke siguruar diversitet. Ky diversitet gjenetik është ajo që lejon shumicën e jetës në Tokë të përshtatet me kalimin e kohës, duke evoluar karakteristika që i përshtaten më së miri mjediseve tona.

Por kjo “përzierje” nuk ndodh në organizmat që riprodhohen në mënyrë aseksuale. Oppiella nova mund të klonohet në vend që të riprodhohet. Pavarësisht se prodhojnë ato që janë në thelb klonet e tyre, këto specie janë ende në gjendje të prezantojnë variacion gjenetik dhe të përshtaten me mjediset e tyre në një mënyrë ose tjetër.

Dy kopjet e informacionit të tyre gjenetik grumbullojnë mutacione të veçanta, duke evoluar në mënyrë të pavarur. Ky quhet efekti Meselson dhe gjendet vetëm te speciet që riprodhohen vetëm në mënyrë aseksuale.

“Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë. Por në praktikë, efekti Meselson nuk është demonstruar kurrë përfundimisht te kafshët – deri tani,” thotë Prof. Tanja Schwander nga Departamenti i Ekologjisë dhe Evolucionit në University of Lausanne.

Mbijetesa e një specie për një kohë të gjatë pa riprodhim seksual është e rrallë, por siç tregoi studimi, jo e pamundur. Ekipi i biologëve dhe zoologëve mendojnë se Oppiella nova vlen ende për t’u studiuar për të kuptuar si funksionon evolucioni pa seks.