BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Kultura

Zbardhet ligji për të drejtën e autorit, ndryshime për sportelin unik dhe përdorimin e veprave, ja detajet  

Zbardhet ligji për të drejtën e autorit, ndryshime për

Qëllimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” është përdorimi të veprave pa autor nga bibliotekat me akses publik, institucionet arsimore, muzetë, si dhe nga arkivat, institucionet e trashëgimisë filmike ose zanore dhe organizatat transmetuese të shërbimit publik, etj. Projektligji u miratua së fundmi, ku ndryshimet janë dhe nenin për sportelin unik. Duke u nisur nga disa problematika në funksionimin e Agjencive të Administrimit Kolektiv u miratua propozimi për disa ndryshime, që shmangin konfliktin e interesit, mënyrën e mbledhjes dhe përqindjen e ndarjes së tarifës dhe shpërblimit për anëtarët; si dhe për funksionimin e sportelit unik SUADA. Pas nenit 75 shtohen nenet 75/1 dhe 75/2. Përdorimi pa kufizim i veprave pa autor në nenin 75/1, shpreh se: 1. Bibliotekat publike, institucionet arsimore ose muzetë, personat e tjerë juridikë që kryejnë veprimtari muzeore, arkivat, institucionet arkivore filmike ose audiovizuale dhe transmetuesit publikë që janë krijuar në Republikën e Shqipërisë mund të riprodhojnë vepra pa autor që janë të përfshira në koleksionet e tyre për qëllime të digjitalizimit, mundësisë për vënien në dispozicion të publikut, indeksimit, katalogimit, ruajtjes apo restaurimit; 2- Institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, mund të kryejnë riprodhimin e këtyre veprave dhe t’i vendosin në dispozicion të publikut vetëm për të arritur qëllimet që kanë të bëjnë me misionet e tyre me interes publik, në veçanti, ruajtjen, restaurimin dhe sigurimin e aksesit kulturor dhe arsimor për veprat pa autor të përfshira në koleksionet e tyre. 3- Institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, mund të përfitojnë të ardhura gjatë përdorimeve të tilla të veprave pa autor, për qëllimin e vetëm të mbulimit të kostove të tyre të digjitalizimit dhe vendosjen e tyre në dispozicion të publikut. 4. Në çdo rast të përdorimit të një vepre pa autor, institucionet e përmendura në pikën 1, të këtij neni, duhet të tregojnë përkatësisht autorin e identifikuar dhe bashkautorët e këtyre veprave. Neni 75/2 parashikon të drejtën e kompensimit për përdorimin e veprës pa autor.

Sporteli unik

Ndryshimet në ligj janë dhe në nenin 138, sporteli unik për kryerjen e funksionit të mbledhjes së shpërblimeve. Projektligji shpreh se sporteli unik përbëhet nga përfaqësues të agjencive të administrimit kolektiv të licencuara në Republikën e Shqipërisë. “Secila prej AAK-ve ka një përfaqësues anëtar në organin më të lartë vendimmarrës”, thuhet në projektligj. Po ashtu, përcaktimi i organit më të lartë ekzekutiv kryhet nëpërmjet një vendimi të anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës të sportelit unik. “Përzgjedhja e organit më të lartë ekzekutiv kryhet duke marrë parasysh shmangien nga çdo interes direkt ose indirekt i mundshëm i veprimtarisë së ushtruar nga secila AAK. Organi më i lartë ekzekutiv është i pavarur dhe i ndryshëm nga organet vendimmarrëse dhe ekzekutive të agjencive të administrimit kolektiv të licencuara”, thuhet projektligji. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit dhe veprimtaria e sportelit unik miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për të drejtën e autorit. Ndarja e shpërblimeve të mbledhura ndaj AAK-ve vijon: a) 40 për qind do t’i shkojë përfaqësuesve të të drejtave të autorit; b) 30 për qind do t’i shkojë përfaqësuesve të të drejtave të interpretuesve; c) 30 për qind do t’i shkojë përfaqësuesve të të drejtave të prodhuesve (producentëve) të filmave, të botuesve dhe prodhuesve të fonogramit.