BREAKING NEWS

Jorida Tabaku reveals the scenario within the party, this is how the PD should be run

Jorida Tabaku reveals the scenario within the party, this is how the PD should
x
BREAKING NEWS

A third force emerged in some municipalities, Tom Doshi broke the silence about the result of the PSD

A third force emerged in some municipalities, Tom Doshi broke the silence about
x
BREAKING NEWS

Did you vote for Kelliçi or Bejko in the May 14 elections? Jorida Tabaku answers

Did you vote for Kelliçi or Bejko in the May 14 elections? Jorida Tabaku
x
BREAKING NEWS

Got a positive result in the election, Tom Doshi responds "tooth for tooth" to Berisha: He is hurt by the fact that...

Got a positive result in the election, Tom Doshi responds "tooth for
x
BREAKING NEWS

Will he run for the head of the DP? This is how Jorida Tabaku answers

Will he run for the head of the DP? This is how Jorida Tabaku answers
x
BREAKING NEWS

Violence in the north of Kosovo, Prime Minister Rama reacts

Violence in the north of Kosovo, Prime Minister Rama reacts
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela warns: Remember, it's time for Albanianism

Spartak Ngjela warns: Remember, it's time for Albanianism
x
BREAKING NEWS

"He called the flag patchwork", Milaim Zeka accuses Kurti of the tensions in the North, here are the consequences it brings us in relation to the USA and the EU

"He called the flag patchwork", Milaim Zeka accuses Kurti of the
x

Kultura

Vladimir Hasimi, the icon of the National Ensemble of Folk Songs and Dances, a life protecting and promoting the excellent values ??of the Albanian nationwide intangible cultural heritage

Vladimir Hasimi, the icon of the National Ensemble of Folk Songs and Dances, a

Vladimir Hasimi conductor and composer in the National Ensemble of Folk Songs and Dances is a successful artist in his activity. A musical activity that started decades ago and has given him many beautiful moments, as well as various awards. His friends and fellow artists say that the conductor and accordionist Vladimir Hasimi, the icon of the Popular Ensemble, has a musical activity, protecting and promoting the values ??of the Albanian intangible cultural heritage. The well-known artist himself says that his artistic journey that started decades ago has also brought him collaborations with well-known names in music. There is no concert of the National Ensemble of Folk Songs and Dances that does not bear the name of master Vladimir Hasimi as orchestra conductor. Vladimir Hasimi has five decades with the accordion instrument, participant in various activities and part of AKKP since 1992. He says that his path to becoming today one of the respected names in music started as a child, where he also brings to attention his first professor. "When I was a child, my father always took me to concerts that were in the ensemble, because my father was here. I was amazed by Agim Krajka, a master who no longer comes to the country. My father took me one day to the Palace of Pioneers and there we meet professor Faik Dalipin, who was also my first professor and received me very well, he also taught at the Artistic High School. I continued well and studied. At that time, the Palace of Pioneers had instruments and I remember that Professor Robert Radoja opened the door for us when we entered. We used to go there early in the morning and then go to school, I had it close to my school", says Hasimi. The conductor and accordionist remembers that for the first time in the Palace of Pioneers he performed the dance "Albania has a big party today" with choreography professor Abedin Metuli. Then in 1974 he started working at the Textile Factory. Master Hasimi tells of a time when he was forced to go to work to help his family. "I also worked three shifts. Because my talent was shown to me at that time by my professors such as Qani Biraci, who was the head of the Textile Factory club for the culture that was and the second Philharmonic that Tirana had, I started there. That's how I got to know many great artists at that time, like Professor ?esk Zadeja, who has kept me close for 15 years. I learned a lot of things even though I did the Artistic High School at night, because at that time there was no break from work", says Hasimi.

 

Çmimet e para

Vladimir Hasimi kujton se në Lice kishin pedagogë shumë të mirë. “Syri Rrojin e kisha pedagog që jepte solfezh, histori muzike. Kishim Robert Beltojën, që sot është në Itali me familjen por ka qenë një profesor shumë i mirë.

Vladimir Hasimi, the icon of the National Ensemble of Folk Songs and Dances, a

Ka qenë një shkollë tepër me kërkesa. Pas Liceut shkova ushtar nga viti 1977 deri në 1979”, kujton ai. Pasi u lirua nga ushtria fizarmoniçisti Vladimir Hasimi kujton që ato vite Qani Biraci, që ishte drejtor i muzikës në fermën “Gjergji Mitrovi” dhe “17 Nëntori” që ishin një drejtori dhe më pas u ndanë, atë e merr ky profesor te “Gjergji Mitrovi” ku ngritën ansamblin e fshatarësisë në bashkëpunim me Pallatin Kulturës . “Ishte një ansambël shumë i mirë që ishte me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës dhe u bë një ansambël fantastik në Pallatin e Kulturës. Pas kësaj vijoi aktiviteti, duke dalë nëpër “Dekadat e Majit”, nëpër koncerte. Unë nga viti 1974 deri në 1985 kam qenë pranë Pallatit të Kulturës si amator. Një ditë shokët e mi që ishin te ansambli “Migjeni” më pyesin me çfarë po u merrja. Mua më morën në ansamblin “Migjeni”, ku nisa punë dhe mora çmimin e parë si fizarmoniçist në vitin 1983. Në 1984 mora sërish çmimin e parë si fizarmoniçist, më pas çmim të dytë, të parë sërish që ishin për “Dekadat e Majit” dhe për aktivitete të tjera laureat të festivaleve”, tregon ai. Aktiviteti artistik i ka falur Vladimir Hasimit shumë emocione. Ai kujton se në vitin 1984 shkuan në Kalabri me ansamblin “Migjeni”, ku atje u pritën shumë mirë. “Shkuam për arbëreshët dhe të gjithë ishin shumë të përmalluar. Atje ne qëndruam një muaj. Në koncerte u prezantuam me këngët tona dhe vallet shqiptare, si dhe valle të tyre arbëreshe. Koreografi Fehmi Shaqiri kishte bërë në atë kohë një valle shumë të bukur arbëreshe me muzikën e profesor Çesk Zadesë. Në atë koncert ishte dhe Irma Zyberi, Gjergj Sulioti që ishin këngëtarë. Ka qenë koncerti i parë jashtë Shqipërie”, tregon Hasimi. Më pas ai shprehet se ka qenë në vijim një koncert në Algjeri, ku ishte një ansambël i përbashkët me të gjithë artistët e Tiranës dhe ishte viti 1988. Në 1989 tregon Hasimi gjatë martesës iu dha një tjetër lajm, që të përgatitej për një turne në shtetin turk, që shkuan me ansamblin “Migjeni”. Më vonë kujton Vladimir Hasimi u hapën rrugët pas 1990 dhe ikën në Gjermani dhe atje me ansamblin ndjenjën rreth dy muaj me koncerte. Por gjatë kësaj periudhe ai shprehet se kishin dhe koncerte të tjera, ku përmend që në 1985 kanë bërë dhe recitalin me Besim Zekthin pranë Ansamblit Popullor. “Pavarësisht se unë isha me ansamblin “Migjeni”po atë kohë më merrnin dhe te Ansambli Popullor. Kam qenë dhe në Festivalin e Radios disa herë”, thotë ai.

 Pjesëmarrja në Dizhon në 1994

Në vitin 1992 Vladimir Hasimi nis punën si pjesë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Hasimi tregon se atë kohë ishte drejtor i përgjithshëm i AKKVP Ermir Dizdari. Ai thotë se në koncertet me artistët e AKKVP-së janë pritur shumë mirë. “Na kanë pritur shumë mirë kudo që kemi qenë dhe jemi prezantuar me programin muzikor. Pas ’90 Agim Krajka iku në Amerikë dhe u shpërbë orkestra, gjeta vetëm një flaut, një oboe dhe një lahutë. Pas kësaj ne mblodhëm instrumentistët, i morëm në prova dhe filluam aktivitetin. Pas Maqedonisë vajtëm dhe në Turqi, ku morëm dhe kupë në Festivalin e Bursës. Pas këtij festivali kemi qenë në Festivalin e Dizhonit. Këtu ansambli ka qenë në vitet ’70-të ku u mor dhe Laureat i festivalit dhe “Gjerdani i Artë”, herën e dytë në ’80-tën, kurse për herë të tretë që isha unë ne ikëm në vitin 1994 dhe me shumë sukses. Atë kohë në drejtim të institucionit për baletin ka qenë maestro Panajot Kanaçi, për korin Xhemal Laçi, drejtor Besim Petrela”, tregon ai. Dirigjenti dhe fizarmoniçisti Vladimir Hasimi tregon se Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore apo Ansambli Popullor në jetën artistike ka shumë rëndësi. “Artistët e ansamblit për një koncert që bëjnë i japin atë që një ambasador e bën për një vit, por këta e bëjnë për një ditë. Artistët janë ambasadorët e shtetit përkatës”, thotë ai. Valdimir Hasimi tregon se të gjitha krahinat janë të pasura me folklorin, që nga veriu në jug. Ai shprehet se kompozitorët si Tish Daija, Çesk Zadeja, Agim Krajka, etj, janë mbështetur në folkun shqiptar.“Sepse duhet marrë bulëza dhe atë ta punosh më shumë që të dalë bukuria, që ka dalë te vallet ose këngët tona. Ansambli ka një repertor të paparë si nga këngët dhe vallet. Por sot është një orkestër që tingëllon më mirë se sa orkestrat e tjera. Ne punojmë shumë për të nxjerrë atë që duam. Alban Tahiri sot është përgjegjës dhe koordinator për orkestrën dhe korin, që ka bërë një punë shumë të mirë”, thotë ai. Dirigjenti Vladimir Hasimi flet dhe për rëndësinë e Festivalit Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës, që do të rikthehet këtë vit në muajin qershor. Sipas tij është gjë e mirë, që është tashmë ngritur dhe grupi i punës. “Po punohet me grupe të ndryshme nga Ministria e Kulturës, duke parë grupet në të gjithë Shqipërinë, që kur të jenë në sofrën shqiptare për interpretuar këngët dhe vallet shqiptare të jetë ai format që mos ta heqë fizionominë e asaj krahine. E mira e Ministrisë së Kulturës është që ka ngritur grupin e punës që shkon në çdo fshat të një qyteti dhe shikon çfarë janë më të mirat. Për qarkun e Tiranës më erdhi mirë që ishte dhe Klodian Qafoku që po merret me atë punë me përkujdesjen e kryetarit të qarkut zotin Aldrin Dalipi”, thotë ai. Miqtë dhe kolegët e fizarmoniçistit, dirigjentit dhe kompozitorit Vladimir Hasimi shprehen me vlerësime për kontributin e tij. Arian Avrazi, kompozitor, ish drejtor artistik i AKKVP-së, Brikena Jaupaj ish soliste e parë tashmë drejtuese artistike e grupit të valleve, Alban Tahiri drejtues orkestre apo dhe Gramoz Burba drejtues i grupit vokal thonë se Vladimir Hasimi ka një kontribut të madh në jetën artistike.

 

Arian Avrazi: Promovon artin dhe mbron vlerat

Arian Avrazi kompozitor, ish drejtor artistik i AKKVP-së tregon se njihet me Vladimirin që nga vitet ‘70 kur ai është shquar si instrumentist i talentuar në fizarmonikë dhe si drejtues në disa ansamble artistike amatore të Tiranës,

Vladimir Hasimi, the icon of the National Ensemble of Folk Songs and Dances, a

duke marrë pjesë në mjaft aktivitete artistike në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme të vendit. Avrazi tregon se një kontribut të veçantë Hasimi ka dhënë në ngritjen, organizimin dhe drejtimin e Ansamblit Popullor të Ndërmarrjes Artistike “Migjeni”, duke e përgatitur këtë ansambël, si një nga ansamblet më të mira të vendit në drejtim të nivelit të lartë artistik që tregonte në çdo aktivitet që merrte pjesë. Nën drejtimin e tij vijon kompozitori Arian Avrazi, ky ansambël ka zhvilluar mjaft shfaqje duke u nderuar edhe me mjaft çmime kombëtare, si dhe duke mare pjesë në turne jashtë shtetit si në Greqi, Turqi, Itali, etj. “Nisur nga kontributi  z. Hasimi si instrumentist, organizator, kompozitor dhe orkestrues, në vitin 1992 është emëruar si dirigjent në orkestrinën  popullore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Gjatë aktivitetit të tij në AKKVP ka realizuar me qindra shfaqje në të gjitha rrethet e vendit, me një cilësi të lartë artistike duke u vlerësuar mjaft edhe nga kritike muzikore e duke u bërë një interpretues mjaft i veçantë dhe shumë i pëlqyeshëm për spektatorët që e ndiqnin në çdo vend ku ka dhënë e jep  shfaqje ky ansambël”, thotë Avrazi. Gjithashtu nën drejtimin e tij vijon Avrazi, ky ansambël ka zhvilluar edhe shumë turne të suksesshëm shfaqjesh jashtë vendit si në Greqi, Itali, ShBA, Australi, Kanada, Zvicër, Gjermani, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Turqi, Serbi, Portugali, Kinë, Arabi Saudite, Austri, Bullgari, Rumani, etj. “Të shumta janë premierat që z. Hasimi ka realizuar nën drejtimin e orkestrinës së AKKVP ndër vite duke punuar në krah të mjeshtrave koreografë si Panajot Kanaçi, Agron Aliaj, Fehmi Shaqiri, Gëzim Kaceli, Besim Jazexhiu, e Rexhep Çeliku si dhe me kompozitorët Agim Krajka Limoz Dizdari, Sokol Marsi, etj, si dhe në shfaqjen e fundit të para dosa ditëve, kushtuar kompozitorit Haxhi Dalipi,  duke dhënë kontributin e tij të shquar në drejtim të interpretimeve cilësore por edhe në drejtim të kompozimit e përpunimit të  melodive popullore dhe orkestrimit të shumë këngëve, valleve dhe melodive orkestrale.  Vladimir Hasimi shquhet si një nga instrumentistë në fizarmonikë më në zë shqiptar të periudhës së viteve 1974-2023, duke promovuar artin e interpretimit shqiptar duke mbrojtur e promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Përveç njohjes shumë vjeçare me Ladin, kap pasur fatin të punoj edhe

Vladimir Hasimi, the icon of the National Ensemble of Folk Songs and Dances, a

nga afër me të, në periudhën 1998-2001, kur unë kam punuar si Drejtor Artistik pranë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, dhe duke u njohur me punën e shkëlqyer që ai realizon në drejtimin e orkestrës popullore të AKKVP në veçanti dhe të çdo shfaqjeje të tij në përgjithësi”, shprehet Avrazi.

 Brikena Jaupaj: Një artist me vlera  

Brikena Jaupaj ish soliste e parë tashmë drejtuese artistike e grupit të valleve në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore shprehet se dirigjenti Vladimir Hasimi është një artist me vlera. “Një njeri i palodhur. Një artist me vlera për ansamblin, me një kontribut të jashtëzakonshëm si dirigjues i orkestrës. Në do koncert Vladimiri është i pranishëm dhe ka marrë pjesë në koncerte brenda dhe jashtë vendit, në koncerte qeveritare apo dhe evente të ndryshme. Vladimiriështë gjithmonë i pranishëm dhe është pika ku ne referohemi, sepse grupi i valleve e ka mbështetëse orkestrën dhe ne e kemi pikë referimi. Në bashkëpunimet që kemi nëpër prova apo krijime të reja, kolazhe qëne grupojmë e formojmë, gjithmonë Vladimir Hasimiështë shtylla që ne mbështetemi, që bashkëpunojmë,flasim, konkretizojmë se si duhet të arrijmë gjërat që duam”, shprehet Brikena Jaupaj, drejtuese artistike e grupit të valleve në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

 

Alban Tahiri: I ka dhënë shumë ansamblit

Alban Tahiri drejtues i orkestrës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore tregon se njohja e tij me Vladimir Hasimin është që përpara 18 vjetësh. “Kemi qenë në një event, unë privatisht me grupin tim, dhe Ladi me Ansamblin Kombëtar. Në momentin që ai më dëgjoi, duke luajtur në violinë më është afruar dhe më shfaq dëshirën hapur që unë të bëhesha pjesë e ansamblit. Kjo ka qenë njohja ime e parë me Ladin dhe që prej asaj dite nuk jemi ndarë deri më sot që po flasim. Ladi mua më ka ndihmuar jashtë mase me përvojën e tij gjatë fillimeve të mia të punës në ansambël. Përvese shefi i orkestrës që ka qenë në atë kohë, ai ishte dhe dirigjenti ynë”, tregon ai. Alban Tahiri shprehet se Vladimir Hasimi gjithmonë ka qenë një mbështetje e madhe për atë dhe për gjithë orkestrën. “Ladi është një pionier i muzikës sonë popullore. Njeh çdo trevë muzikore, shkruan dhe orkestron në mënyrë unike. Për gjithë këto vite i ka dhënë dhe ka marrë shumë nga ky ansambël. Ne shpesh i themi që është ikona e ansamblit. Me Ladin bashkë kemi bërë koncerte pa fund nëpër gjithë Shqipërinë, Europë, Amerikë e deri në Kuvajt e Dubai. Fizarmonika dhe drejtimi i tij kanë bërë gjithmonë jehonë kudo ku kemi marrë pjesë. Me vjen shumë mirë ju si gazetare, që vini dhe merrni intervistë për ata njerëz që me të vërtetë janë artistë të skenës. Sot rëndom dëgjojmë që jepen tituj pa fund për njerëz mediokër, që nuk kanë dhënë asgjë dhe lënë në harresë ata njerëz që kanë punuar me shpirt e me djersë për artin shqiptar. Meqë më jepet mundësia i them Presidentit të Republikës dhe instancave të tjera të artit e muzikës që me patjetër këtij artisti ti japin titullin “Mjeshtër i Madh”, sepse e meriton. Për Vladimir Hasimin më bukur flet skena se sa fjalët. Për ne ai është ikona jonë. I uroj jetë të gjatë dhe të jetë me ne sa më shumë në skenë, sepse kemi nevojë shumë për të”, shprehet Tahiri. 

 

Gramoz Burba: Shikoj përkushtimin dhe talentin

Gramoz Burba drejtues i grupit vokal pranë AKKVP-së shprehet se nuk e imagjinon dot Vladimir Hasimin pa fizarmonikë. “Me Vladimirin njihem që fëmijë. Unë atë nuk e imagjinoj dot pa fizarmonikën në krah. Vladimiri (Ladi) ka një jetë të tërë me kontribute shumë të mëdha, qoftë me lëvizjen amatore të kohës atëherë, por dhe me trupat profesioniste. Ai ka punuar gjatë me ansamblin “Migjeni” në kohën kur ai pati një shpërthim dhe një lulëzim shumë të madh dhe ishte drejtues i orkestrës së atij ansambli për vite me radhë. Më pas u bashkuam në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore pas viteve ’90 dhe tek ai unë shikoj përkushtimin, talentin dhe dëshirën e madhe për të bërë gjëra sa më të mira”, tregon Burba. Në vijim këngëtari Gramoz Burba shprehet se gjatë kohës që ka punuar në ansambël ka qenë gjithmonë i palodhur dhe i preferuar nga kolektivi. “Gjithmonë i gatshëm për t’iu përgjigjur një pune që lidhej me ansamblin. Vladimiri me atë buzëqeshjen e tij që e karakterizon i është përgjigjur shoqërisë dhe njerëzve me buonsens. Por dhe të rinjve ai i ka qëndruar afër”, shprehet Burba.

 

 

 

Eksperienca profesionale

Viti 1972-1991

Vladimir Hasimi ishte drejtues i dy formacioneve orkestrale në Pallatin e Kulturës në Tiranë: a) i muzikës popullore; b) i muzikës së lehtë. Drejtues orkestre në Pallatin e Kulturës në Laç. Drejtues orkestre, me propozim të Ministrisë së Arsimit, për Festivalin e Muzikës së Shkollave të Mesme. Shoqërues instrumentist në kursin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Pallatin e Kulturës. Pedagog në Pallatin e Pionierëve për instrumentin fizarmonikë. Drejtues orkestre, kompozitor në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”, Tiranë. Drejtues orkestre, kompozitor në estradat amatore në Tiranë. Përgjegjës kulture, drejtues i orkestrës dhe kompozitor i fshatarësisë në Pallatin e Kulturës. Instrumentist dhe kompozitor ne Estradën e Ushtarit. Instrumentist në Orkestrën e Ansamblit të Kombinatit të Tekstilit, Tiranë. Orkestrues, kompozitor, fizarmonicist në ansamblin amator “Migjeni”. Në këtë kohë u krye dhe një bashkëpunim e shkëmbim përvoje me specialistë të huaj si: gjermanë, holandezë, zvicerianë, që u shfaq me shumë vlera nga të dy palët. Vladimir Hasimi është nderuar me 5 çmime të para si fizarmoniçist. Ka përfaqësuar strukturat e orkestrës shqiptare me dinjitet dhe profesionalizëm jashtë vendit si Algjeri, Tunizi, Marok, Turqi, Greqi, etj.

 

 Aktiviteti që nisi në vitin 1992

Në vitin 1992 shumë kompozitorë e instrumentistë të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore emigruan jashtë vendit figura të rëndësishme muzikore si: A. Krajka, A. KoIa, E.Xhani, etj. Kjo bëri që të pakësohej numri i muzikantëve në Shqipëri dhe shumë të rinj të fillonin të kërkonin për një profesion, ku një prej tyre ishte dhe Hasimi. Me kërkesë të drejtorisë së AKKVP-së dhe Ministrisë së Kulturës emërohet si instrumentist dhe dirigjent duke drejtuar një mori premierash të suksesshme, aktivitetesh të larmishme brenda e jashtë vendit. Pranë këtij ansambli pjesa më e madhe e materialeve muzikore nuk u gjendën në bibliotekën e institucionit. Me ndihmën e profesorit dhe koreografit të shquar Panajot Kanaçi (Artist i Popullit) dhe Rexhep Çelikut (Mjeshtër i Madh) nëpërmjet kasetave të incizuara prej vitesh, realizon të gjithë humbjen e këtyre materialeve muzikore, duke futur edhe njëherë vlerat në këtë bibliotekë, të cilat u interpretuan nga muzikantë të rinj të kësaj periudhe. Gjithashtu, ndërton orkestrën e re të AKKVP-së, ku kanë debutuar në shumë koncerte dhe festivale brenda dhe jashtë vendit si në Maqedoni, Turqi, ItaIi, Kosovë, Kroaci, Kanada, Gjermani, Finlandë, Strasburg, Zvicër, Francë (Dizhon), Portugali, Austri, Kinë, Greqi, Britani të Madhe, Jugosllavi, Mal të Zi (Podgoricë,Tuz,Ulqin) etj.

 

Aktivitete të shumta në Tiranë dhe qytete të tjera

Vladimir Hasimi ka zhvilluar aktivitete të shumta në Tiranë e në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, duke përshirë edhe disa fshatra. Ka bërë premiera në bashkëpunim me koreografët: R. Çeliku (Mjeshtër i Madh), P. Kanaçi(Artist i Popullit), A. Aliaj (Artist i Popullit), E. Tërshana (Artist i Merituar), G. Kaceli (Mjeshtër i Madh), F. Shaqiri (Mjeshtër i Madh), B. Zekthi(Mjeshtër i Madh), Sadik Batku, B. Jazexhiu. Kontributi i tij ka qenë i madh në shkollat e mesme me udhëheqës artistik Flamur Shehu (Mjeshtër i Madh), koncert me korin “ Pax Dei” , me dirigjenten Suzana Turku (Mjeshtre e Madhe), recitalet e ndryshme të këngëtarëve: Ibrahim Tukiçi (Artist i Popullit), Hysen Koçia (Artist i Merituar), Kastriot Tusha (Mjeshtër i Madh),Ylber Berdaku, Irini Qirjako (Mjeshtre e Madhe),Vasil Marku, koncert me këngëtarë shkodran si: Bik Ndoja (Artist i Popullit), Myfarete Laze, Adnand Bala, Mukadez Çanga etj. Recitalin e këngëtarëve: Eli Fara, Bujar Qamili, Artiola Toska, koncert recital me orkestrën e ansamblit me këngë dhe orkestrale nga treva të ndryshme të Shqipërisë, Festivali i Këngës Popullore prej disa vitesh pranë TKOB-së dhe RTSH-së, ku ka orkestruar dhe interpretuar me fizarmonikë. Me koreografin Genc Kastrati ka ndërtuar valle me artdashësit gjermanë dhe holandezë. Me koreografin Rexhep Çeliku ka ndërtuar ansamblin e Karshiokes, Dollogozhdes, Ladorishtit, Strugës,Veleshtës, Maqedonisë, ku kanë marrë çmime të para. Në aktivitetin e tij ai ka bashkëpunuar me ansamblin “Shota” të Kosovës me koreografin Haki Mulliqi. Ka bashkëpunuar dhe me kompozitorë si Çesk Zadeja (Artist i Popullit), Tish Daija (Artist i Popullit), Avni Mula (Artist i Popullit), Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali, N. Gjoshi (Mjeshtër i Madh), Alfons Balliçi (Mjeshtër i Madh), Kujtim Laro (Artist i Popullit). Ka kompozuar shumë valle të Shqipërisë së Mesme me treva nga veriu dhe jugu.