BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Kultura

Vasil Tole: Opera “Rusallka” në 1953 konfirmoi pjekurinë e stafeve tona artistike, të afta për të interpretuar në skenën shqiptare gjininë e operas botërore e më pas edhe ato kombëtare

Vasil Tole: Opera “Rusallka” në 1953 konfirmoi pjekurinë e

Opera “Rusallka” u vu në skenën shqiptare në 27 nëntor të vitit 1953, datë që hyri në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dita e themelimit të këtij teatri. "Rusallka" e kompozitorit Alexander Sergeyevich Dargomyzhsky dekada më parë ishte produksion shqiptaro-sovjetik dhe atë kohë në këtë opera morën pjesë emra të rëndësishëm të artit shqiptar. Akademik Vasil Tole ish drejtor i këtij institucioni thotë se 70 vjet më parë, artistët shqiptarë të muzikës, solistët, kori, orkestra dhe trupa e baletit përmes vënies në skenë të operas “Rusallka” të Dargomirskit shënuan njëherazi edhe themelimin e institucionit të operas në Shqipëri. “Ishte premiera, e cila konfirmoi pjekurinë e stafeve tona artistike, të afta për të interpretuar ne skenën shqiptare gjininë magjike të operas botërore e më pas edhe ato kombëtare”, shprehet akademik Vasil Tole në një reagim të tij në rrjete sociale. Vënia në skenën shqiptare e operës “Rusallka” njihet dhe si dita e themelimit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por akademik Vasil Tole shprehet se në këto 70 vjet histori të këtij teatri meritojnë një mirënjohje të gjithë ata artistë që mbajtën gjallë këtë institucion. “Sot është dita të përkulemi me nderim për themeluesit e saj, ata që në atë mbrëmje nëntori të vitit 1953, në sallën e ish Teatrit Kombëtar bënë historinë e operas në Shqipëri, për të vijuar me këto 70 vjet histori të TKOB, ku meritojnë falenderime të gjithë ata që e mbajtën gjallë e në jetë këtë institucion krenarie të muzikës sonë, krijuesit, dirigjentët, regjisorët, skenografët, piktorët e kostumografët, interpretuesit, stafet teknike, drejtuesit, e të gjithë ata që angazhohen në këtë mekanizëm që realizon operat për publikun”, shprehet Tole.

 Opera e hapur për të gjithë

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit është institucioni kryesor i artit muzikor në Shqipëri. Vasil Tole ish drejtor i këtij institucioni thotë se sot Opera është e hapur për të gjithë. “Një mirënjohje e veçantë për TKOB -in sot, për artistët interpretues, solistët, korin, orkestrën, baletin, teknikën ndihmëse, për këshillin artistik e drejtuesen e TKOB që e kanë hapur operan për të gjithë!”, vijon akademik Tole. Në operan "Rusallka" në vitin 1953 të kompozitorit Alexander Sergeyevich Dargomyzhsky morën pjesë emra të rëndësishëm të artit në vend si Mustafa Krantja, Panajot Kanaçi, Jorgjia Truja, Marie Kraja, Hysen Pelinku, Zihni Berati, Gjyzepina Kosturi, Haxhi Tafaj, Zeqir Agolli, dhe 150 artistë të tjerë që në vitet që pasuan e ngritën operën shqiptare në nivele të larta artistike. Si institucioni më i madh muzikor dhe skenik i vendit, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit vendoset në godinën e Pallatit të Kulturës, në vitin 1966, aty ku edhe sot vazhdon aktivitetin.