BREAKING NEWS

Ilir Demalia sheds light on the scenes: I tell you the trap that Edi Rama is setting for 'Re-establishment', the real reasons for Bardhi's group's distance from Lulzim Basha, the panic that has erupted within them and the bitter news that awaits Sali B...

Ilir Demalia sheds light on the scenes: I tell you the trap that Edi Rama is
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: The investigations into the 'CEZ-DIA' file are over, in addition to Meta, Berisha and Shkëlzen, an American lawyer is at risk of handcuffs, the former president is preparing for the dark days in SPAK, here is the strategy he is following...

Idajet Beqiri: The investigations into the 'CEZ-DIA' file are over, in
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha sit together at the market table to monitor SPAK and overturn the justice reform, this is why the "Bermuda Triangle" has been alerted

Rama-Meta-Berisha sit together at the market table to monitor SPAK and overturn
x
BREAKING NEWS

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the prosecutors are expected to take the facts from the American Justice in their hands, the order letters in the USA are launched, information will also be obtained about Patrick He...

The organizing group of the arms business in Gërdec is about to sink, the
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of Ilir Metaj's spy file, we expect that the "syringe with sea water" that the DASH senior official injected into SPAK prosecutors will lead to the arrest of "heavyweights"

Daut Gumeni: This is why the socialists and Gentiana Sula blocked the opening of
x
BREAKING NEWS

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a quorum on the Law on Strategic Investments, this is how the Constitution was overturned by the majority, the fraud is revealed

The scandal erupts, the Parliament of Albania is accused of voting without a
x
BREAKING NEWS

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who challenges the old "wolves" in politics, apartment 200 thousand euros, 11 bank accounts, staggering profits from rent, 180 thousand euros from property sales, how he justified the milli...

The dubious wealth of the "sheikh" of the Assembly Laert Duraj who
x
BREAKING NEWS

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the corruption of Klodian Allajbeu and Vilma Nushi, thefts with "Hemodialysis", "Check Up", "Laboratories" and "Sterilization" are proven, arrests are expected from SPAK

Here are the deals of the SP and Reestablishment, how they are defending the
x

Kultura

VANGJUSH SARO: The request to ban Kinostudio's films is a poor effort, art and literature are above all time and parliament

VANGJUSH SARO: The request to ban Kinostudio's films is a poor effort, art

Kinostudio was an institution and school for well-known names of Albanian cinema. Writer and publicist Vangjush Saro says that the request to ban Kinostudio's films is a poor effort. In the interview for "SOT" newspaper, the writer says that art and literature are above any time and parliament. According to him, the debate about Albanian films is early and has started since the first years of pluralism, a discussion that is exhausting the Albanian society. For the writer Vangjush Saro, from time to time this "war" becomes noisy and we already have a draft that he calls shameful. The writer says that art and civic experts should express themselves about the value of feature films made before the 90s, according to him, in no democratic country has literature and art been so viciously attacked.

- "Films produced by the former Kinostudio Albania e Re should be banned by law as part of communist propaganda"; this request is part of the initiative submitted to the Assembly by a group of democratic deputies, in the framework of decommunization. You are the author of the film comedy "Temporary brilliance", you have also written scripts for documentaries and cartoons, literary criticism, as well as journalism. How do you see this proposal?

The debate is early; it started in the first years of pluralism. War. Peace. The arts. The chase. Poverty. The truths and the added... A discussion that is exhausting the Albanian society. Some rush over these topics like fools, remembering only the dark scenes of the time, spewing bile and hate. (Even, not only for a certain period, but for all time and for the whole heritage.) From time to time, this "war" becomes louder; now we have an embarrassing draft. Of course, it's another poor attempt that will fail. Art and literature are above all time and parliament. As you may have ascertained, many experts in the field, writers, well-known critics, in Albania, Kosovo and the Diaspora, have expressed categorically against, calling this a Nazi act. On the other hand, citizens have also given their approval or disapproval to these creations, evaluating the best works - visibility is also above any draft law, as well as abandoning weak works immersed in mediocrity and prejudice. Precisely, there are many films that carry both ideological excesses and artistic weaknesses; but I don't believe that the audience follows them anymore, they have fallen by themselves. However, both democracy and censorship, as if it doesn't work...

-Në muajin korrik u festua dhe 70-vjetori i Kinostudios. Për ju rëndësia e saj në kinematografinë shqiptare dhe çfarë humbi pas ‘90 me mosfunksionimin e saj si dikur për filmat?

Ishte institucion, shkollë, përvojë. Por duke hyrë në një rend tjetër, vendi do të ndjekë modelet që dikton ekonomia e tregut. Kjo vlen edhe për artet dhe filmin. Mbase do të ishte më mirë që shteti të mbante një pjesë të përgjegjësive e të institucioneve, si Kinostudio (natyrisht jo krejt gjigandin e dikurshëm). Por tani kjo punë kështu shkoi. Megjithatë, nuk jemi të humbur; kineastët e rinj - Gjergj Xhuvani, Artan Minarolli, Bujar Alimani, Pluton Vasi, Fatmir Koçi, Edmond Budina, Iris Elezi, Besnik Bisha, etj, pavarësisht vështirësive, por duke qenë krejtësisht të lirë dhe duke e zgjeruar bashkëpunimin me kolegë të huaj, kanë përcjellë në publik filma të mirë, janë duke konkurruar edhe në festivalet e njohura në botë. Sigurisht, një vend me potencial ekonomik e njerëzor modest, do të pozojë më të mirën, por aq sa ajo mund të jetë. Shteti, institucionet, bizneset duhet të ndihmojnë më shumë dhe në mënyrë konkrete që ky art të mbahet gjallë dhe të shpalosë vlerat më të mira të vendit.

- Gjatë këtyre ditëve ka pasur dhe regjisorë e aktorë që janë shprehur se nëse ndalon filmat, fshin dhe aktorët, regjisorët, muzikën, etj. Ata janë shprehur se në këtë debat duhet të jenë njerëz profesionistë dhe jo të tjerë, që nuk e dinë sipas tyre kinematografinë shqiptare. Ju çfarë mund të na thoni?

Për vlerat e filmave artistikë të realizuar para viteve ‘90 duhet të vendojnë ekspertët e artit e të qytetarisë, kjo s’është punë mërish e hakmarrjesh; në asnjë vend demokratik nuk ka ndodhur që të sulmohen kaq egërsisht letërsia dhe arti. Ndërkaq, edhe me sy të lirë mund të konstatohet që një pjesë e asaj prodhimtarie është përtej ‘kritereve’ të dekomunistizimit. Disa filma me temë historike: “Nëntori i dytë”, “Mësonjëtorja”, “Udha e shkronjave”, etj; filma me temë shoqërore: “Duaje emrin tënd”, “Apasionata”, “Dhe vjen një ditë”, “Në shtëpinë tone”, “Unë e dua Erën”, “Flutura në kabinën time”, “Jeta në duart e tjetrit”, etj; një sërë komedi: “Kapedani”, “Zëvendësi i grave”, “Tela për violinë”, “Zonja nga qyteti”, “Përrallë nga e kaluara”, “Shkëlqim i përkohshëm”, këto dhe filma të tjerë nuk kanë asnjë lidhje me çfarë pretendon ai draft. Tani, ligjebërësit duhet të qetësohen e të shikojnë problemet e tjera të rënda që po kalojmë. Vendi duhet të përballet me shtrenjtimin e gjithçkaje, sikurse kudo në botë. Vendi është pa opozitë, opozita është qesharake; ky draft e bën atë edhe më qesharake. Qytetarët shqiptarë e njohin mirë këtë situatë, kërkojnë tjetër gjë; lipset ta kuptojë edhe politika.

- Artistë të ndryshëm shprehen se kujdes dhe vëmendje duhet dhe për restaurimin e filmave shqiptarë që kanë probleme, prodhime para viteve ‘90 në vendin tonë. Kjo bëhet me vështirësi, për shkak të buxheteve të pakta. Sipas jush, çfarë duhet të bëjë Ministria e Kulturës që ka dhe arkivin e filmit?

Po, është një proces që pasuron vlerat. Mendoj se deri tani janë përzgjedhur për t’u restauruar filma që i shkojnë çdo kohe, si “Nëntori i dytë”, etj. Kjo gjë duhet bërë edhe për dokumentarin e vizatimorin. Gjithnjë duke përzgjedhur. Shteti i ka mundësitë të shtojë fondet për punë e vepra që i mbeten pasurisë kulturore e shpirtërore të vendit edhe më tej. Duhet të kuptojmë se lëvizjet e dyshimta për të cilat po flasim edhe në këtë intervistë, kanë hedhur një vello mjegulle mbi krejt trashëgiminë; kjo është alarmante, duhet ndaluar.

- Shkrimtar dhe publicist, botimi juaj më i fundit është “Shqipëria në dy kohë”, një përballje epokash dhe rregullash, karakteresh. Çfarë keni dashur që t’i përcillni lexuesit përmes tij dhe kur e nisët këtë libër?

Me esenë “Shqipëria në dy kohë”, punë e disa viteve, përpiqem të sjell ndihmesë pikërisht në këtë ballafaqim që shoqëria shqiptare po e mbiluan gjer në tepri. (Disa nga pistat ku po përplasen njerëzit e politika, janë shpjeguar edhe më lart, kur folëm për filmin.) Thelbi i librit është që të mos luajmë me trashëgiminë tonë, se po tallet bota me ne. Libri i përqas dy kohët (në fakt të gjitha kohët) jo për të gjeneruar edhe më tej antagonizëm e mëri, por për të shënuar ndonjë të vërtetë nga ato që shumëkush përpiqet t’i mbulojë, si dhe për të ikur nga ekstremizmi dhe balta ideologjike, aq e shtuar këto kohë në trevat mbarëshqiptare. Mendoj, këtë e shpërfaq edhe libri, që nuk duhet të kemi frikë nga të vërtetat dhe nuk duhet t’i manipulojmë ato; cilat do qofshin. Por… shkuan 45 vjet me ata të luftës, me një rend që (pavarësisht arritjeve) u shemb pikërisht sepse dështoi në disa aspekte; me sa duket, do të shkojnë po kaq edhe më ‘antikomunizëm’. Veç një gjë është e qartë: ngecja në këto terma nuk e shpëton dot vendin nga prapambetja dhe deliret, nuk ndihmon përparimin. Nuk ia dalim dot nga një ‘45’ te tjetra…

- Me vlerësime jeni në fabulat tuaja. Grotesku, qasja lirike dhe prirja për ta grishur lexuesin në meditim, mund të themi se janë disa veçori të tyre. Çfarë mund të shtoni për këtë pjesë të krijimtarisë suaj, si i vjen ajo lexuesit?

Ndjehem mirë që librat me fabula kanë gjetur lexuesin. Por mund të them të njëjtën gjë për romanet “Kurora e Ballkanit” dhe “Misioni” që kanë një ecuri të mirë në Amazon dhe në librari. Dhe meqë më lart përmendët kinokomedinë time: vetëm në një nga platformat ku ajo shfaqet, ka (gjer më tash) 380 mijë shikime. S’është nevoja për koment, besoj. Megjithatë, mbase fabula, me magjinë e saj, me gjetjet dhe elementet lirike, peshon më shumë në krijimtarinë time. Së shpejti botohet në SHBA libri im me fabula “Where to?” (“Për ku?) që do të jetë një kurorëzim i përpjekjeve në këtë zhanër. Dua të shtoj që kjo krijimtari është vlerësuar nga një sërë kritikë letrarë, shkrimtarë e pedagogë universitetesh. Pikërisht tregu (shitjet, shikueshmëria) dhe mendimi letrar janë e vërteta për çdo krijimtari.

-Pse dikur jeni shprehur në një intervistë se letërsia është lënë në harresë nga institucionet, mbështetja ndaj shkrimtarëve shkon sipas tarafeve?

Letërsia dhe arti (siç fola më lart) vlerësohen më së pari nga lexuesit e publiku, po ashtu nga tregu. Institucionet kanë për detyrë të krijojnë hapësirë për krijimtarinë e mirë dhe që i bën nder kulturës kombëtare. Këtu ka qasje që duhen vlerësuar, si disa projekte të Ministrisë së Kulturës. Por si kudo, shpesh diktojnë tarafet, njohja, ndërhyrjet. Që të mos zgjatem: disa shoqata botuesish bëjnë presion që të nderohen me çmime klientët e tyre dhe ia dalin; ka pasur raste që ka fituar (nga Qendra Kombëtare e Filmit) ndonjë projekt që nuk ka ndritur dot, e filmi në fjalë nuk ka risjellë në arkën e shtetit kokrrën e lekut; ose i jepet titulli “Mjeshtër i Madh” një këngëtari dasmash dhe mbeten në hije të tjerë artistë me emër, me krijimtari të spikatur brenda dhe jashtë vendit. Një rol më ekulibrues në këtë histori mund të luajnë edhe mediat, duke u bërë vend vlerave e duke mos e afruar artin komercial dhe grafomaninët. Por kjo do të thotë… gjithashtu një gazetari sa më profesionale.