BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

Vangjo Vasili: Prej 30 vitesh mungon kritika në art, kjo ka sjellë rënien e nivelit kulturor, politika nuk ka interes për artistët

Vangjo Vasili: Prej 30 vitesh mungon kritika në art, kjo ka sjellë

Piktori Vangjo Vasili është gjithmonë në lëvizje me aktivitetin e tij. Në veri, jug, pranë liqenit Pogradec, etj, gjithmonë me pikturën. Piktori shprehet se bën detyrën e tij. Një aktivitet i vlerësuar dhe pjesëmarrje në ekspozita brenda dhe jashtë vendit, piktori Vangjo Vasili shprehet se e shikon aktivitetin e tij si një gjë të pandarë, të pandërprerë, të pa detyruar deri në fund, deri sa të ketë frymë. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Vangjo Vasili shprehet se kjo është një qëndresë. Disa nga kryeveprat e tij janë “Plaka dhe Dimri”, “Mëngjes në rrugicë”, “Autoportret”, “Fund dite”, “Dëbora e parë”, etj. Për aktivitetin e tij, piktori Vangjo Vasili tregon se në vijim do të prezantohet për publikun në ekspozitën “Plein air”. Por ai ndalet dhe te situata sot në art. Piktori thotë se artistët nuk kanë një sallë të mirë ku të ekspozojnë, duke pohuar se kaq është interesimi i institucioneve shtetërore. Ai shprehet dhe për mungesën e kritikës në art, që sipas tij është e rëndësishme për të përcjellë vlerat tek të tjerët.

-Stina e vjeshtës, çfarë ju dhuron si krijues?

Si mote më parë, si para një viti, por dhe pas 100 vjetësh e më shumë, vjeshta është vjeshtë. Ajo ka emocionet e veta. Jo vetëm vjeshta, por të gjitha stinët, edhe mrekullia e dimrit, e pranverës dhe e verës. Janë momente, të cilat një krijues reagon fort ashtu siç është informuar ai. Por fatmirësisht ka akoma njerëz që merren me këto fenomene dhe shumë seriozisht, nuk e kanë prishur trajektoren. Nuk kanë nisur një vrap 100 metra edhe aty arrin rezultatin. Krijimtaria është tërë jeta se si i përkushtohesh asaj. Pak kompromis të bësh dhe nuk ka më vjeshtë, por ka bojëra vjeshte. Pak kompromis të bësh nuk ka më dimër, por ka kopje të këqija, edhe kështu për stinë të tjera. Sepse unë jam i bindur që artistët pjesa dërrmuese ndoshta 95 për qind e krijuesve rendin pas asaj mënyrës për të mbijetuar. E duan vjeshtën, mezi e presin për ta bërë të shitshme, për tu futur nëpër ambientet e njerëzve me para dhe pa para sipas xhepit. Kjo e ka shkatërruar dhe imazhin e bukur të saj. Kur del jashtë, del në imazhin e vjeshtës, në shiun e vjeshtës do të shohësh që ajo të sjell një aromë tjetër. Një fuqi ripërtëritëse, që vjen prej mijëra vjetësh në ndërgjegjen njerëzore. Puna është si e bën atë. Po e bëre për ta futur në një mur shtëpie pa pretendimin se nuk po bën veten dhe po bën vetëm për ta shitur dhe unë jam i bindur për këtë, nuk është puna që gjykoj sot, por kam kohë që gjykoj që njerëzit kanë shkatërruar me duart e veta çdo gjë të cilën e kanë pasur të shenjtë. Dhe kanë arritur në një lloj degradimi dalëngadalë pa e kuptuar ose duke qenë koshientë për degradimin e tyre deri në fund. E nisa kështu këtë problem, sepse shoh shumë kavaleta në male e fusha dhe qëllimi është të bëjnë një gjë të shitshme. Gënjejnë veten se po bëjnë një gjë të bukur artistike që të mbeten, por vjen një moment dhe i rrëmben e tashmja se kështu funksionon. Kjo është e rëndë, degraduese.

-Galeria Kombëtare në Tiranë është mbyllur për shkak të rikonstruksionit, që do të bëhet. Ju si e keni parë deri tani këtë institucion, në jetën artistike ?

Në lumin e jetës, që është i ndotur me çfarëdo lloj interesash, përzierjesh, rrjedh ai lumë dhe nuk ka degëzimet ku filtrohet, nëpërmjet interesit të pushteteve, nëpërmjet interesit të artistëve dhe aty zhvillohet dhe kahu artistik. Në kahun tjetër zhvillohet një degëzim i kahut shkencor, në një vend tjetër ai i kahut ekonomik. Lumi nuk ka dalje anësore për fusha të tjera të jetës, e cila do ti bëjë të ardhshmit e nesërm. Fëmijët tanë do ti bëjë të lundrojë vetëm në atë lumin e qelbur. Kështu që kjo është një përgjegjësi personale, jo një përgjegjësi që ta kërkosh më nga shteti, shteti bën ose prish si i do qejfi. Galeria Kombëtare e Arteve, po kush përfaqësohet më në galeri? Kush do të shkojë brenda apo nga jashtë të shohë GKA dhe të mrekullohet nga veprat dhe të rikthehet në studiot e artistëve? Por kur nuk ka GKA, çfarë mund të ketë? Unë në moshën 73 vjeçare nuk e kam dëgjuar as si emër, as si krijues, nuk kam parë as veprën e tij si drejtor. Asgjë prej gjejë nuk di çfarë të them për Shkolollin si drejtor.

-Artistët shprehen se vazhdon problem mungesa e një konkursi dhe ekspozite kombëtare i organizuar nga institucionet. Çfarë sjell kjo?

Kjo ishtë temë e njohur, e diskutuar shumë. Nga kush e kërkojmë këtë? Pse nuk nxjerrim mësimin pse ka pasur dhe nuk ka më? Mund ta argumentojnë dot me të qenit privat, po shumë bukur dhe një privat mund të investojë në një galeri nacionale, di të prodhojë para por veprën nuk e jep ai. Vepra do shtab, do bërthamë, ide, kritikë, analizë dhe ato përfaqësojnë. Kështu që kur nuk ka nga këto, paranë ta hedhë një biznesmen dhe logjikën artistike ta shtrojë profesionisti.

-Ekspozita kombëtare nga institucionet mungojnë, GKA në rikonstruksion, sa i vështirë është për artistët aktiviteti artistik dhe prezantimi i veprave?

T’ju them që shembullin konkret e kemi ekspozitën “Plein air” , që do ta çelim në Muzeun Historik Kombëtar. Do të bëjmë një pagesë 10 mijë lekë të reja personi dhe do të rrijë hapur 7 ditë, dhe nuk ndodh asgjë. Nuk kemi më as sallën kryesore të ekspozitave në MHK, sepse janë veprat e GKA dhe tani na kanë dhënë një holl. Mendoni tani sa është interesimi i pushtetit për artistët. Të paktën të krijojë mundësinë e një salle të mirë, por kemi një holl ku ndriçimi është për tjetër gjë, është për të ndriçuar pllakat dhe derën dhe jo pikturën. Shkon atje konsumon artin tënd dhe çfarë merr si shpërblim? Asgjë. Vetëm sa paguan.

-Në 1973 ju jeni diplomuar në grafikë në Akademinë e Arteve. Kanë kaluar vite nga ajo kohë, si e shikoni aktiviteti tuaj?

Autori Vasili e shikon aktivitetin e vet si një gjë të pandarë, të pandërprerë, të pa detyruar deri në fund, deri sa të ketë frymë. Kjo është një qëndresë. Të qëndrosh karshi të tëra fenomeneve negative që qasen rrugëtimit të artit është detyrë e çdo artisti. Dikush thyhet shpejt, dikush thyhet në mes, dikush thyhet në fund fare, dikush nuk thyhet fare.

-Keni marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Në këtë pjesëmarrje kë veçoni?

Artisti duhet të ketë histori, ekspozita, komente rreth veprës së tij, sepse ai nxjerr veten dhe tjetër kush e gjykon atë. E gjykon ajo që po mungon shumë gjatë. U bënë 30 vjet që po mungon kritika. Kritika është e rëndësishme për të përcjellë vlerat tek të tjerët, tek njerëzit, për rritje ndërgjegje të komunitetit, për rritje ndërgjegje të kombit. Punohet për të, por nuk ka analizë. Ka analizë vetëm çështje parash e biznesi.

-Çfarë sjell mungesa e kritikës në art?

Mungesa e kritikës në art sjell zhargonin, sjell humbjen e dinjitetit, nivelin zero kulturor, asnjë lloj interesi për brezin që vjen për vlerat.

-Këto kohë ku jeni përqendruar në aktivitetin tuaj?

Unë jam kryesisht në lëvizje. Nga Erseka, shkoj në veri, jug, punoj këtu nga liqeni Pogradec. Bëj detyrën time, kënaq veten time. Unë po nuk kënaqa vetveten time nuk kam pse kënaq tjetër. Kemi dhe ekspozitën “Plein air” më vonë, ku secili autor ka nga 5 vepra dhe do të ekspozojmë. Kryesisht janë motive mali, fushe, liqeni, etj.

Veprat dhe vlerësimi

Piktori shqiptar Vangjo Vasili, kreu studimet në Akademinë e Arteve ku është diplomuar në Grafikë në vitin 1973. Ai njihet për peizazhet e veçanta dhe stilin po kaq karakteristik që zotëron. Motivet e veprave te tij, vijnë nga një botë e stërhollë enigmatiko-sentimentale dhe poetiko-antologjike nëpërmjet procesit të përjetimit. Jeta dhe dashuria, serenatat, atmosfera e gëzueshme e qytetit te kulturuar dhe me tradita të Korçës, peisazhet e rrallë që pasqyrojnë magjinë e Malit të Thatë, madhështia e fushave të bukura të Korçës dhe vendlindjes se tij Pogradecit, janë disa nga temat që ai trajton. Ka marre pjesë në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare si: Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Egjipt, Turqi, Itali, Francë, Austri, Rumani, Gjermani, Bullgari, etj. Gjithashtu veprat e tij gjenden në shumë koleksione private të botës, por dhe në institucione të ndryshme shtetërore të këtyre vendeve, si dhe në Suedi, Luksemburg, Uells, SHBA, Kanada, Argjentinë, Belgjikë, Indi, etj. Vangjo Vasili është nderuar me çmime si brenda por dhe jashtë vendit. Çmimi i trete në gravurë në ekspozitë kombëtare në Tiranë më 1976. Çmim i dytë dhe i tretë në portret në vitet 1983-1984 në Tiranë. Çmim i dytë në peisazh më 1986. Gjithashtu ai ka fituar medaljonin e Bienales së Aleksandrisë për përfaqësim dinjitoz. Medaljonin e Bienales së Ankarasë, diplomë nderi nga instituti i monumenteve dhe i kulturës dhe Historisë së Artit në Stokholm, diplomë nderi në koloninë e artit të Maqedonisë së Veriut, etj.