
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Shfaqja "Tani keni sy për të parë" në “Prishtina International Theater Festival”

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Maj 2023

Shfaqja teatrore "Tani keni sy për të parë" shënoi premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, por do të jetë pjesëmarrëse edhe në “Prishtina International Theater Festival”. Festivali nis më 22 maj dhe vijon deri më datën 28 të këtij muaji, ku në datë 24 do të shfaqet dhe “Tani keni sy për të parë”, regjia Klaudia Piroli që është prodhim i Teatrit Eksperimental në Tiranë. Autore Lisa Karen Cox, Maggie Huculak, Raha Javanfar, Amy Nostbakken, Norah Sadava, Cheyenne Scott. Aktore në role janë Loredana Gjeçi, Enisa Hysa, Denada Llanaj, Artemis Beluli. Ato janë të padukshme, të harruara dhe të nënshtruara. Në një shpërthim lëvizjesh dhe fjalësh të përqendruara, pesë personazhe në “Now You See Her” eksplorojnë disa nga mënyrat e ndryshme se si gratë zhduken në kulturën tonë. Ata këndojnë, kërcejnë dhe e hedhin veten në elementet e natyrës, ndërsa udhëtojnë nëpër stinët e jetës së tyre. Zërat e tyre janë sfiduese. Pyetja e tyre është e thjeshtë: pse dhe si e lejojmë fuqinë tonë të zhduket pa u përpjekur? “Të gjitha ne, personazhet dhe gratë që kanë punuar në këtë projekt po ju thërrasin: "Zgjohuni, zgjohuni, të gjithë! Erdhi koha! Po, sot, tani. Këtë orë. Është koha e duhur! Që ç’ke me të! Jemi këtu dhe jo rastësisht, apo jo? Mos i pulisni sytë! Ose do t’i humbisni katra stinët, tek ju kalojnë në një natë të vetme, do ta shihni, ose ndoshta nuk do ta shihni, ose ndoshta po. - “Now You See Her””, thuhet në materialin e shfaqjes teatrore nga teatri. Kostumografia Sofi Kara, kompozitor Eduart Hallulli dhe shqipëroi Adriana Tolka.“Tani keni sy për të parë” është një shfaqje teatrore premierë, që erdhi në skenë për publikun në vijim dhe të atyre që janë shfaqur deri tani gjatë këtij sezoni artistik. Gjashtë premiera janë në programin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në muajt mars - korrik.
Më të lexuarat


Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë

Denis Bizhga: Festivalet muzikore janë institucione kulturore që promovojnë vlera dhe tradita, pjesëmarrës në Festivalin e Kitarës janë personalitete të njohura

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"

Kompozimet e mjeshtrit të madh Ennio Morricone do të vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Ekspozita "1989, rishikimi i qytetit para dhe pas" përmes fotografive në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

Institutet albanologjike transferohen te Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushi: Rrit bashkëpunimin dhe lehtëson punën shkencore

ASH: Vendim që u jep dy institucioneve mundësinë për zhvillimin në një nivel të ri të shkencave albanologjike

Akademia e Studimeve Albanologjike kundër vendimit të Këshillit të Ministrave: Vendim politik që godet shkencën e albanologjisë, hartuar pa konsultime dhe pa transparencë

Shfaqja “Një lojë xhin” katër mbrëmjet e fundit në skenën e Metropolit

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet pas 8 vitesh, për herë të parë nuk ka konkurrim midis grupeve artistike dhe në skenë do të ngjiten 1200 artistë
