BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Kultura

Shfaqja “Pacienti i Doktor Frojdit”, me regji nga Besnik Bisha dhe aktorë nga Teatri Kombëtar shfaqet në Kroaci

Shfaqja “Pacienti i Doktor Frojdit”, me regji nga Besnik Bisha dhe

Shfaqja "Pacienti i Doktor Frojdit”  nga regjisori i njohur Besnik Bisha u shfaq në Zagreb të Kroacisë. I pranishëm në sallën “Mala Scena” në Zagreb ishte dhe autori veprës Miro Gavran. Teatri Kombëtar në Tiranë bën me dije se kjo vepër me regji nga Besnik Bisha pati në role edhe aktorë të këtij institucioni. “Kjo shfaqje ishte një produksion i Shoqatës Teatrore Shqiptare "Mërgimtari" në Kroaci, e cila pa të ngjiteshin në skenë dy aktorët e Teatrit Kombëtar, Anila Bisha dhe Neritan Liçaj, së bashku me aktorin shqiptar Leonard Hamitaj. Të pranishëm në sallë, krahas publikut të mrekullueshëm të diasporës tonë, ishte dhe vetë autori i veprës, një nga dramaturgët më të rëndësishëm në Kroaci e më gjerë, z. Miro Gavran”, shprehet Teatri Kombëtar rreth kësaj shfaqjeje teatrore që u mirëprit nga publiku, me në role aktorë të njohur të skenës teatrore. Për shfaqjen që ishte në skenën e Zagrebit më datë 14 nëntor, Teatri Kombëtar shton më tej se autori Miro Gravran vlerësoi regjisorin dhe aktorët, që ishin në rolet e saj. “Në fjalën e tij z. Gavran u shpreh: "Jam shumë i lumtur që e shikoj këtë shfaqje, mendoj se edhe regjisori edhe aktorët dhanë maksimumin dhe u krijua një shfaqje e mrekullueshme"”, bën me dije teatri (marrë nga nacionalnemanjine.hr). Teatri Kombëtar shprehet në faqen e tij, se është nder për këtë institucion të shohë dy aktorët e tij të tregojnë vlerat e tyre në një skenë të huaj. “I urojmë suksese të mëtejshme dhe sa më shumë projekte të tilla!”, shprehet Teatri Kombëtar. Anila Bisha dhe Neritan Liçaj janë dy aktorë të njohur të Teatrit Kombëtar. Me role në vepra të ndryshme teatrore ata kanë qenë me role edhe në filma artistikë. Këtë herë në skenën e Kroacisë me shfaqjen e regjisorit Besnik Bisha dy aktorët morën të tjera vlerësime në vijim të aktivitetit të tyre artistik.

Mbi shfaqjen dhe autorin

Shfaqja "Pacienti i Doktor Frojdit" flet për takimin e Adolf Hitlerit dhe të fejuarës së tij me psikoanalistin e famshëm Sigmund Frojd, se si mund të zgjidhin problemin e tyre të komunikimit. Gjatë seancës, Hitleri ekspozon frustrimet e tij, që do të rezultojnë në gjakderdhjen e Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një vepër e autorit të mirënjohur kroat Miro Gavran, ku Teatri Kombëtar shkruan se ai është një nga dramaturgët më të njohur bashkëkohor dhe ka shkruar mbi 20 vepra për teatër, vepra të cilat janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të ndryshme. “Gjithashtu, emri i z. Gavran lidhet ngushtë me “GavranFest”, i cili është një festival teatror që zhvillohet prej vitit 2003,  me shfaqje të teatrove të ndryshme bazuar në veprat e autorit të njohur kroat”, thuhet më tej nga Teatri Kombëtar. Miro Gavran është pohuar dhe si dramaturgu më i suksesshëm kroat në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit njëzet e një. Dramat e tij u shfaqen nëpër shumë vende të botës.