BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

 “Rrok’e agimin”, vokalistët lirik dhe ato të muzikës rock bashkohen në koncert në TKOB

 “Rrok’e agimin”, vokalistët lirik dhe ato të

“Rrok’e agimin” bën bashkë artistët në dy mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Grand gala do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 nëntor për publikun, duke bërë bashkë artistët të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por dhe të ftuar. Institucioni shprehet se si asnjëherë më parë, vokalistët lirik dhe ato të muzikës rock, bashkohen në koncertin "Rrok'e agimin". “Këngët e luftës, të stilizuara nga artistët e rinj, në ritmet rock do të vijnë në skenën tonë shoqëruar nga një formacion i madh, i orkestrës së TKOB dhe bandës pop & rok”, shprehet institucioni. Dirigjenti Edmond Doko tregon se është një koncert premierë, që do të jetë dy net për publikun, ku ajo që bashkon këtë program muzikor është evokimi nëpërmjet krijimtarisë muzikore të parë me një vizion të ri. “Me një trajtim të ri të literaturës muzikorë, që nga këngët partizane e deri te muzika e filmave shqiptarë, që evokojnë epopenë e lavdishme të Luftës Nacional- Çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. Këngët vijnë të përpunuara më stil rrok dhe koncerti do jetë dy net me të njëjtin program për publikun”, shprehet dirigjenti i njohur Edmond Doko, në lidhje me këtë koncert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

 Këngë dhe muzikë filmash

 Koncerti do të zhvillohet pas disa ditësh në skenën e TKOB, por dirigjenti Edmond Doko thotë se për publikun në sallë është një program i pasur muzikor. Krijimtaria e kompozitorëve, që muzikën e lindur në luftë e ngritën në nivel skenik, e që do të interpretohet nga këngëtarët më të mirë të operës dhe këngëtarët e ftuar pop & rock, ekzekutuar nga orkestra, kori dhe solistët e TKOB, banda rock, bëhen të gjitha së bashku në grand gala "Rrok'e agimim". Dirigjenti Edmond Doko shton më tej se programi vjen si një novitet, sepse janë riorkestruar me mjetet që ofron koha duke inkuadruar muzikën tradicionale siç është kënga partizane apo të tjera dhe muzikë të filmave, duke shtuar kitarën dhe instrumente të tjerë. “Për këtë janë Alfred dhe Gjergj Kaçinari që kanë orkestruar katër numra, si kënga kushtuar Mine Pezës apo “Dëshmorët e Pojskës”. Ndërkohë që nuk mungon dhe muzika e filmave si “Tomka dhe shokët e tij”, suitë me tematikë nga lufta krijimtari e autorit Aleksandër Lalo, muzika e Kujtim Laros në filmin “Në fillim të verës”. Në program janë dhe autorë si Çesk Zadeja, ku prezantojmë suitën e tij me këngë partizane që është për kor dhe orkestër”, thotë dirigjenti Doko. Koncerti vjen në vijim të veprimtarisë që po zhvillon Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP). Vikena Kamenica, Renisa Laçka, Xhieldo Hyseni, etj, si dhe grupet Goliku i Tepelenës, grupi nga Lapardhaja e Beratit janë pjesë e koncertit.