BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit:
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x

Kultura

Panairi i Librit me rreth 95 botues, aktivitete të ndryshme dhe tryeza për problemet e përkthimit

Panairi i Librit me rreth 95 botues, aktivitete të ndryshme dhe tryeza

Panairi i Librit rikthehet në formën e tij tradicionale pas një viti ndryshe të diktuar nga pandemia. Nis më datë 17 nëntor për të vijuar deri më datë 21 të këtij muaji. Në Pallatin e Kongreseve për disa ditë më radhë ekspozim librash, vizita në panair, promovime, biseda me shkrimtarë, përkthyes, lexues, diskutime, dhënie çmimesh e të tjera janë këtë edicion të 24 të panairit. Këtë vit rreth 95 botues nga Shqipëria, Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë në Pallatin e Kongreseve. Petrit Ymeri kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë të hënën në konferencën e shtypit u shpreh se panairi është një ngjarje me rëndësi në jetën kulturore në Tiranë. Një panair, që këtë vit sipas Ymerit do të ketë dhe shumë aktivitete. “Shpresojmë që do të ketë lexues. Tirana ka nevojë për këtë gjallëri, që jep panairi i librit. Kemi shumë aktivitete në panair veç promovimeve. Tryeza për problemet e përkthimit, këndi i diskutimit që e kemi quajtur sofaja e librit për takime dhe intervista me shkrimtarët”, u shpreh mes të tjerave Petrit Ymeri gjatë konferencës të hënën, ku ishin të pranishëm dhe botues të tjerë. Panairi këtë vit shënon edicionin e tij të 24 në Tiranë dhe botues të ndryshëm do të ekspozojnë librat në stendat në panair, por kreu i SHBSH Petrit Ymeri tha se janë ngushtuar stendat. “25 për qind më pak se sa viti i kaluar. Kemi pasur dhe më pak të ardhura për mbështetje nga stendat”, tha Ymeri. Në panair këtë vit sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë marrin pjesë rreth 95 botues. “Një numër i vogël nuk kanë dashur për arsye të kujdesit shëndetësor”, tha Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.

Panairi dhe rregullat

Panairi i 24 i Librit këtë vit do të zhvillohet në masat anti-covid. Gjatë konferencës u tha gjithashtu se janë disa rregulla, që janë bërë me dije dhe më parë për botuesit. Vizitat kolektive janë të ndaluara, por do të ketë hyrje të lirë për vizitorët. Panairi qëndron hapur për vizitorët nga ora 09:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Disa nga temat që do diskutohen në tryezën e përkthimit janë: "Arti poetik i përkthimit", "Përkthimi objektiv dhe shqipërimi si çështje të normës përkthimore", "Përkthyesi është eksperti kryesor i një vepre të caktuar letrare", "Shtatë mënyrat e përkthimit të poezisë", "Përkthimi i poezisë-një mision i pamundur", etj. Panairi këtë vit zhvillohet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit. Panairi i Librit në Tiranë do të ketë dhe ulje çmimesh për titujt e librave, që vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa në fund do të ketë edhe çmime për disa kategori. Juria këtë vit për çmimet përbëhet nga Anila Mullahi kryetare jurie dhe anëtarë Enkel Demi, Albana Nexhipi Lekaj, Xhimi Lazri dhe Aida Tuci. Po ashtu një tjetër juri do të ndajë dhe çmimin për përkthimin nga frëngjishtja. Panairi i Librit në Tiranë është një panair i përvitshëm si dhe organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Panairi i parë i librit në Tiranë ishte "Tirana 1998" organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, nga datat 16 deri 20 dhjetor të atij viti.