BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

Panairi i Librit hapet në Pallatin e Kongreseve, më pak shtëpi botuese, por shumë tituj të autorëve shqiptarë e të huaj

Panairi i Librit hapet në Pallatin e Kongreseve, më pak shtëpi

Panairi i 24-t i Librit u rikthye në hapësirat e Pallatit të Kongreseve pas një mungese për shkak të pandemisë. Panairi u çel të mërkurën, me pjesëmarrjen e rreth 95 shtëpive botuese. Këtë vit vihet re një numër më i vogël i shtëpive botuese që marrin pjesë, por titujt e rinj janë të shumtë. Panairi i Librit u rikthye për lexuesit këtë nëntor, por sigurisht me kushtet përkatëse për zhvillimin e tij, në numër më të limituar njerëzish dhe stendash. Edhe këtë edicion lexuesit do të njihen me qindra tituj të autorëve shqiptarë e të huaj, ku do të ketë të ftuar dhe aktivitete. Këtë vit bëhen bashkë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Shoqata e Botuesve Shqiptarë zhvilloi të mërkurën ceremoninë e hapjes së panairit. Në fjalën e tij mes të tjerave kryetari i SHBSH Petrit Ymeri tha se është një kënaqësi e madhe, që pas një situate jo favorizuese shëndetësore nga pandemia e gjatë, u arrit këtë vit të organizohet Panairi i Librit. “Siç e dini vitin e kaluar ne e bëmë panairin në format digjital, ku dominoi promocioni i librit dhe ky shumë i dobishëm dhe i vlefshëm, por këtë vit me bashkëpunimin e shtëpive botuese e institucioneve arritëm të organizojmë Panairin e 24-t të Librit të Tiranës. Për ti dhënë qytetit të Tiranës, gjithë Shqipërisë dhe qyteteve të Kosovës gëzim, kurajo, shpresë. Për të dhënë atë që e duam të gjithë dëshirën për lexim, për ti dhënë librin. Qëllimi ynë janë lexuesit, të cilët janë objekti dhe subjekti i të gjithë punës sonë. Ne jemi të bindur që me lexim, me libra, me kulturë, Shqipëria do të shkojë përpara”, tha Ymeri ndër të tjera.

Leximi sfidë që bashkon

Ne ceremoninë e hapjes së panairit ishin të pranishëm botues të ndryshëm, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bradhyli, zv. ministrja e Kulturës znj.Meri Kumbe dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë. Në fjalën e saj drejtoresha e QKLL Alda Bradhyli u shpreh se leximi është sfida për të shkuar tek edukimi. “Leximi mbetet një sfidë që na bashkon, jo vetëm ne si institucione por dhe ju si botues. Është sfida për të shkuar tek edukimi dhe tek një shoqëri e Shqipëri më e mirë nesër”, u shpreh Alda Bardhyli drejtoreshë e QKLL. Deri në datën 21 nëntor në panair, qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë nga ulja e çmimeve që sipas disa botuesve shkon edhe deri në 50 për qind për tituj të ndryshëm, por dhe mund të ndjekin të gjitha aktivitetet si dhe ndarjen e çmimeve. Edicioni i 24 i panairit përveç titujve të rinj për lexuesit sjell edhe takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi mbi përkthimin, workshop-e, seminare etj. Pjesë e aktiviteteve të panairit është dhe “Sofaja e Librit”, që mirëpret shkrimtarë të ndryshëm. Ndryshe nga vitet e tjera panairi i 24 organizohet duke respektuar masat anti-covid. Si çdo panair tjetër edhe këtë edicion do të ndahen çmime sipas kategorive nga organizatorët. Panairi i 24-t i Librit këtë vit organizohet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe të Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.