BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

“Një çështje vdekjeje a jete” me autorë Irvin D. Yalom dhe Marilyn Yalom, nga botimet “Morava”

“Një çështje vdekjeje a jete” me autorë Irvin

“Një çështje vdekjeje a jete” me autorë Irvin D. Yalom dhe Marilyn Yalom vjen për lexuesit nga shtëpia botuese “Morava”. Libri është përkthyer në shqip nga Griselda Zaimi. Për më shumë se një gjysmë shekulli, psikoterapisti i shquar Irvin Jalom e ka mahnitur botën me historitë e tij të mendjes njerëzore, të mbushura plot urtësi, mprehtësi dhe humor. Tani, me kurajën dhe çiltërsinë e magjishme, ai ndan me ne përvojën më të hidhur të jetës: humbjen e bashkëshortes dhe mikeshës së tij besnike qysh prej adoleshencës. Partnerë deri në fund, përfshi edhe bashkautorësinë e këtij libri, ata përshkruajnë një portret të paharrueshëm të zisë - tmerrin, dhimbjen, mohimin dhe pranimin ngurrues. Por ajo që na është dhënë, është më shumë se një histori e thellë e një humbjeje të fortë- është një histori e bukur, e paharrueshme dhe e dhimbshme e një dashurie të fortë. Do të na mbesë në mendje në vitet që do të vijnë. Ky libër është një udhëtim një vjeçar i psikoterapistit të njohur dhe i gruas së tij, pas diagnostikimit të saj me melanomë vdekje prurëse, teksa ata reflektojnë si të duan dhe si të jetojnë pa ndier keqardhje. Irvin Jalomi ia kushtoi karrierën e tij këshillimit të atyre që vuajnë nga ankthi dhe pikëllimi. Por kurrë më parë nuk ishte përballuar me nevojën për të këshilluar veten, derisa gruaja e tij, Merilin Jalomi, u diagnostikua me kancer. Një çështje vdekjeje dhe jete, tregon se si Merilin dhe Irvin  Jalomi i hynë një rruge të mundimshme dhe plot vuajtje: Merilini për të pasur një vdekje të lehtë, Irvini për t’ia dalë të jetojë pa të. Në rrëfimet e alternuara të muajve të tyre të fundit së bashku dhe gjatë muajve të parë të Irvinit pas vdekjes së Merilinit, ata na zbulojnë një dritare të rrallë për t’u përballur me vdekjen dhe me humbjen e të dashurit. Jalomët kishin bekime të shumta, një familje të dashur, një shtëpi në Palo Alto nën një lis të mrekullueshëm, një rreth të madh miqsh, lexues të zjarrtë në të gjithë botën dhe një martesë të gjatë e përmbushëse - por ata u përballën me vdekjen siç bëjnë të gjithë. Me mençurinë e atyre që kanë menduar thellë dhe me ngrohtësinë e të dashuruarve adoleshentë, që janë rritur së bashku, ata hetojnë çështje universale të intimitetit, dashurisë dhe pikëllimit.

 

* **

E dashura ime Merilin,

E di që po i thyej të gjithë rregullat duke të të shkruar, por tani po u afrohem faqeve të fundit të librit tonë dhe nuk mund të rri pa të kontaktuar edhe një herë. Ti u tregove shumë e zgjuar që më ftove ta shkruanim këtë libër bashkë... jo, jo, nuk është kështu: ti nuk më ftove, ti këmbëngule që unë ta lija mënjanë librin që kisha nisur dhe në vend të tij, të shkruaja këtë libër bashkë me ty. Dhe do të të jem përgjithmonë mirënjohës për këmbënguljen tënde, ky projekt shkrimi më ka mbajtur të gjallë qëkur ti vdiqe, njëqind e njëzet e pesë ditë më parë. Kam javë që i vij vërdallë këtij kapitulli të fundit dhe tani e di që nuk mund t’i jap fund pa të takuar edhe një herë ty.

Merilin, gjëja e parë që duhet të bëj është të përballem dhe të shkund një faj torturues: Më fal, të lutem, që nuk e kam parë më shpesh portretin tënd. E mbaj në dhomën e ndenjjes por... për turp... e mbaj të kthyer nga muri! U përpoqa ca kohë ta mbaja të kthyer nga ana tjetër që të mund të shihja sytë e tu të bukur sa herë hyja në dhomë, por gjithmonë, sa herë vështroja fotografinë tënde, më pikonte në zemër dhe qaja. Tani, pas katër muajsh, sikur ka filluar të zbutet. Tani, thuajse përditë, e kthej fotografinë tënde për pak minuta dhe të kundroj sytë. Dhimbja është mpakur dhe tani, sërish, më pushtojnë dallgë të ngrohta dashurie. Teksa shkruaja këta rreshta të fundit, më ndodhi një rastësi e jashtëzakonshme: mora një e-mail nga një lexues që kishte lexuar librin tim “Rrugëtim drejt vetvetes”. Fjalitë e tij të fundit ishin: “Përse, doktor Jalom, përse ke kaq shumë frikë nga vdekja? Trupi vdes, por ndërgjegjja është si lumi, rrjedh në kohë... kur vjen vdekja, atëherë ka ardhur koha t’i thuash lamtumirë kësaj bote, trupit njerëzor, familjes... por ky nuk është fundi.

“Një libër me copëza të panumërta urtësi e për këdo që përballet me vdekjen. Zërat e veçantë të Jalomëve, që plotësojnë njëri-tjetrin, janë dhuratë për lexuesit. Një histori e thellë dashurie me mësime jo vetëm si të jetosh, por edhe si të vdesësh” -Kirkus Reviews