BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

“Nëntori i Flamurit”, një aktivitet me nxënësit në Muzeun Historik Kombëtar

“Nëntori i Flamurit”, një aktivitet me nxënësit

Në kuadër të “Nëntorit të Flamurit”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me gjimnazin “Ismail Qemali”, Tiranë, organizuan aktivitetin me titull “Drejt pavarësisë”. MHK shprehet se festat e nëntorit na nxitin të mendojmë për fatet historike të kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton flamuri shqiptar. “Përkujtimi i tyre na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë viteve e shekujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim, me përkushtim dhe bindje, punuan dhe flijuan gjithçka, madje edhe jetën për këto ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon flamuri kuq e zi”, shprehet MHK. Institucioni vijon më tej se nxënësit e talentuar të klasës X kishin përgatitur ese dhe dokumentar mbi figurën e babait të kombit Ismail Qemalin, mbi ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912, mbi shpalljen e pavarësisë dhe mbi çlirimin e Shqipërisë. “Të tjerë nxënës të talentuar interpretuan poezi, poemë e këngë, si poezinë “Nëntori i historisë” të Kenan Berishës, poemën “Krevati i Perandorit” të Dritëro Agollit, si dhe këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Vaçe Zelës. Aktiviteti ishte i pasuruar me vizatime, piktura dhe skulptura të krijuara nga vetë nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali””, shprehet Muzeu Historik Kombëtar në lidhje me këtë aktivitet të zhvillua së fundmi. Shpallja e Pavarësisë (ose Deklarata e Pavarësisë) është shpallja e pavarësisë së Vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.