BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Kultura

“Na ishte njëherë” premierë në skenën teatrore, aktori Xhuliano Brisku: Një dramë tronditëse

“Na ishte njëherë” premierë në skenën

“Na ishte një herë” një dramë tronditëse në skenën teatrore me interpretimin e katër aktorëve të rinj. Shfaqja premierë me regjinë e Fatos Berishës erdhi në skenë nga aktorët e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Në një shtet totalitar të paspecifikuar, një shkrimtar dhe vëllai i tij me aftësi të kufizuara mendore merren në pyetje nga dy oficerë policie, pasi historitë e shkruara nga i pari kanë ngjashmëri me një sërë vrasjesh fëmijësh. Një labirint rrëfimesh, ku realiteti dhe iluzioni, e tashmja dhe e kaluara ngatërrohen në një histori komplekse, emocionuese dhe të tmerrshme për jetën, artin, politikën, shoqërinë, dhunën në familje dhe krijimtarinë. Vepra erdhi në skenë me aktorët Xhuliano Brisku, Silvio Goskova, Juxhin Plovishti dhe Antonio Tole, ku këtë herë regjia mbante emrin e një prej regjisorëve të vlerësuar me aktivitetin e tij Fatos Berisha. Si aktor Xhuliano Briskun e kemi parë me role të ndryshme në skena, por këtë herë regjisori Fatos Berisha i ka besuar rolin e dedektivit Tupolski në dramën “Na ishte një herë”. Aktori Xhuliano Brisku vlerëson bashkëpunimin për ta sjellë shfaqjen në skenën teatrore, që sipas tij është një vepër e vështirë. “Një dramë tronditëse për vetë ne që e luajmë në skenë dhe për spektatorin. Për mua është hera e parë që punoja me regjisorin Fatos Berisha dhe ka qenë një nga eksperiencat më të bukura deri më sot si aktor. Përveç faktit që vepra ishte e vështirë ai e përcolli aq bukur te spektatorët”, tregon aktori. Një shfaqje tronditëse me shumë emocione e sjellë nga aktorët e teatrit të Korçës Xhuliano Brisku, Silvio Goskova, Juxhin Plovishti dhe Antonio Tole, ku personazhet në vepër i rrinin shumë mirë secilit prej tyre. Aktori Xhuliano Brisku thotë se dedektivi është një ndër rolet që ka pasur fatin ta luajë në teatër. “Të katër personazhet janë në një nivel vështirësie të lartë, por regjisori Fatos Berisha ka bërë një ndarje që askush nga ne nuk ishte jashtë asaj rruge të procesit që kishte aktori dhe personazhet rrinë aq mirë, ku ne arritëm të bënim një shfaqje që dhe u mirëprit nga publiku”, tregon aktori Xhuliano Brisku.

 Shfaqja në 13 qershor edhe në skenën e Tiranës

Vepra teatrore premierë u shfaq në skenën e teatrit të Korçës për tre mbrëmje, por në ditët në vijim pritet që të jetë dhe në skena të tjera teatrore. Aktori Xhuliano Brisku thotë se në 13 qershor drama “Na ishte njëherë” pritet të jetë në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina”. Aktori thotë se pas skenës së Korçës dhe Tiranës, kjo vepër mund të jetë në vijim dhe në skena të Kosovës. “Në Korçë erdhën shumë artistë, aktorë dhe regjisorë nga Tirana për të parë dramën “Na ishe njëherë. Ne do jemi në Tiranë me shfaqjen, por më shumë mundësi do të udhëtojmë dhe në Kosovë”, thotë ai. Aktori Xhuliano Brisku përmes aktivitetit të tij artistik ka qenë me role në shfaqje të ndryshme teatrore, por “Na ishe njëherë” është dhe shfaqja e parë që ai interpreton si aktor i trupës artistike të teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës.