BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit:
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x

Kultura

Muzeu Hebraik në Vlorë, MK dhe AADF marrëveshje për ngritjen e fondacionit

Muzeu Hebraik në Vlorë, MK dhe AADF marrëveshje për ngritjen

Muzeu Hebraik do të ngrihet në Vlorë. Një muze për hebrenjtë, për të cilin të hënën Ministria e Kulturës nënshkroi një marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për ngritjen e fondacionit të menaxhimit të këtij muzeu. Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin ministrja Elva Margariti dhe kreu i bordit të AADF Michael Granoff. Në fjalën e saj ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se kjo marrëveshje do të shërbejë jo vetëm për të mbajtur gjallë një histori, por edhe për të lidhur dy vendet me njëri-tjetrin. “Marrëveshja që nënshkruajmë sot është jo vetëm një dokument që shënon një gur kilometrik në njohjen e historisë së rrallë shqiptare në vitet e errëta të Holokaustit, por është për institucionin e Ministrisë së Kulturës, e për qeverinë që kam nderin të përfaqësoj sot, një hap historik në mendësinë e re të krijimit e menaxhimit të muzeve. Dhe më vjen mirë që partner yni në këtë nismë është sërish Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim AADF”, tha Margariti në fjalën e saj ndër të tjera të hënën. Kryetari i Bordit të Fondit Amerikano-Shqiptar për Zhvillim Michael Granoff, vlerësoi ndihmën e popullit shqiptar për hebrenjtë. “Fondacioni do e ndihmojë muzeun të ngrejë ura lidhëse me komunitetin hebraik dhe institucionet ndërkombëtare studimore, të cilat bashkërisht do të kontribuojnë në ngritjen e fondit dhe përmbajtjes së muzeut dhe do i mundësojë atij të zhvillojë një program bashkëkohor”, u shpreh ai. Fondacioni i menaxhimit të Muzeut Hebraik në Vlorë është një institucion, që synon tërheqjen e financimeve për ruajtjen e historisë shqiptare gjatë viteve të errëta të Holokaustit. Ekspozita e muzeut do të bazohet kryesisht në rrëfim dhe do të përfshijë histori personale, njerëz në foto dhe video, emra individësh dhe të pjesëtarëve të familjes së tyre dhe paraqitjen e fakteve shumë të ndjeshme historike. Bashkëjetesa e shqiptarëve dhe hebrenjve në Shqipëri është e hershme dhe nuk lidhet vetëm me Luftën e Dytë Botërore.