BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

"Lufta mes Mitizimit dhe Ç’mitizimit", 17 Nëntori me një ekspozitë ndryshe në Galerinë e Artit Tiranë

"Lufta mes Mitizimit dhe Ç’mitizimit", 17 Nëntori me

“Lufta mes Mitizimit dhe Ç’mitizimit” u hap Ditën e Çlirimit të Tiranës në Galerinë e Artit Tiranë. Ekspozita me vizatime dhe punë në skulpturë, prezanton artistë me emër në historinë e artin shqiptar, si Andon Kuqali, Guri Madhi, Ismail Lulani, Zef Shoshi, Abaz Hado dhe skulptori Thanas Papa. Ekspozita e parë pas inaugurimit të GAT u çel të mërkurën, kuruar dr. Abaz Hado drejtor i galerisë dhe Ormira Lulani - kuratore, specialiste e Sektorit të Arteve dhe Projekteve (GAT). Drejtori i GAT dr. Abaz Hado u shpreh se për këtë ekspozitë janë zgjedhur disa vepra, që nuk janë njohur më parë. “Ne donim që të kujtonim luftën, Ditën e Çlirimit të Tiranës jo nëpërmjet tablove masive, tablove që tashmë janë të njohura, të cilat kanë karakter mitizues, madhështor, por thjesht për ta parë luftën si një ngjarje historike, e cila zhvillohet në mënyrë njerëzore, fillohet nga njerëz konkret. Për këtë kemi zgjedhur disa vepra të cilat nuk janë të njohura deri më sot, ndërkohë që pjesa tjetër janë bocete të tablove të mëdha”, shprehet dr. Hado. Punët e ekspozuara në GAT janë të gjitha nga arkivat familjare, ndërkohë përmban dhe disa dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Ekspozita “Lufta mes Mitizimit dhe Ç’mitizimit” thuhet në tekstin kuratorial nga dr. Abaz Hado dhe Ormira Lulani na vjen si një qasje ndryshe, se si u trajtua Lufta Nacional Çlirimtare në syrin e artistëve. “Nuk kemi të bëjmë me një “Nostalgji”, thjesht, po tregojmë historinë tonë me veprat e artistëve. Kjo ekspozitë e parë ndryshe, na vjen pa atë pomopozitetin dhe fryrjet që ishin të dukshme në ekspozitat e kohës, na vjen tepër e sinqertë, nga studiot e dosjet e artistëve me punime të paekspozuara që flinin bashkë me kohën në të cilën u krijuan”, thuhet në tekst. Si dëshmi e një kujtese të largët vijnë vizatimet origjinalë e të ndjera të Andon Kuqalit, një partizan i ri me ideale e me shumë dëshira, i cili me një vizatim aq të sinqertë, u bën thirrje të rinjve ti bashkohen luftës: “Mbushni rradhët e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare! Kjo luftë ishte mitizuar në sytë e artistëve, por dalëngadalë, lëvizjet e mëvonshme politike çuan në ç’mitizimin e saj, si në syrin e vetë artistëve, ashtu dhe të publikut artdashës .

Epoka e artit të realizmit socialist

 Kuratorët dr. Hado dhe Lulani shprehen në tekst se në direktivat kryesore të kohës ishte kryesisht shqetësimi në përdorimin e artit për të çuar përpara kauzat sociale revolucionare, si një lëvizje që synonte t'i vinte të gjitha artet në shërbim të diktaturës së proletariatit. “Dihej gjithashtu që arti u përdor për qëllime propagandistike. Gjatë kësaj periudhe shumë artistë prodhuan një numër të madh pikturash, veprash heroike të luftës Nacional Çlirimtare, ku heronjtë u përshkruan me nota optimiste. Arti i kësaj kohe tregon një mjeshtëri të teknikave klasike të përfaqësimit, ndërtuar mbi koncepte e parime akademike, por gjithashtu vërehet dhe një tendencë moderne në ajër deri në vitet 1973-74”, vijojnë kuratorët. Ekspozita e menduar dhe ndërtuar me vizatime dhe në skulpturë, që prezanton te publiku 6 autorë me emër në historinë e artin tonë si Andon Kuqali, Guri Madhi, Ismail Lulani, Zef Shoshi, Abaz Hado dhe skulptori Thanas Papa, janë artistë me individualet e tyre të pavarura, të cilët kanë një qasje të ndryshme ndaj të njëjtit subjekt, që është Lufta Nacional Çlirimtare.

Andon Kuqali dhe Guri Madhi

Ekspozitë na prezanton reagimet e artistëve ndaj luftës në krijimet e tyre. Për kuratorët dr. Abaz Hado dhe Ormira Lulani, është një kënaqësi vizuale si një mënyrë për të përcjellë zhurmën, aspiratat dhe kontradiktat e kohës. “Historikisht arti është përdorur për një funksion të caktuar, ose për të përcjellë një ide specifike për shikuesit. Kjo ekspozitë ofron një këndvështrim të ri mbi diktatet dhe predikimet e asaj periudhe, si dhe për mjeshtërinë dhe aftësinë e artistëve të konsideruar shpesh si instrumente propagande. Është e nevojshme që ajo kohë të shikohet në një këndvështrim të ri, duke kuptuar mirë kushtet që diktuan artin e këtyre artistëve”, thuhet në tekst Tek artisti Andon Kuqali, shprehen kuratorët ndihet qartë natyrshmëria dhe situate realiste në vizatimet e tij. Autori ka disa cikle vizatimesh me temë nga Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare (dikur partizan dhe me pas artist dhe kritik arti), ai na jep me shumë thjeshtësi dhe me sinqeritet përjetimin e tij mbi luftën, momente të ndryshme të partizanëve, apo njësiteve guerile, duke qenë një ndër pjesëmarrësit e saj, pa fryrjen dhe idealizimin e personazheve. “Në vizatimet e tij ndihet fryma romantike dhe sinqeriteti”, vijojnë ata. Guri Madhi një tjetër artist që ka qenë pjesëmarrës në Luftën Nacional Çlirimtare, i cili e preku dhe e përjetoi nga afër. Në këtë ekspozitë vjen me një vizatim të kompozimit “Beteja e Mushqetas ”, si vizatues i fortë dhe impulsiv, figurat e tij janë monumentale. Kompozimi shprehen kuratorët, përshkohet nga nota epike dhe realiste. “Mund të themi se tek Guri Madhi ndjehet shkolla akademike, nga studimet që kreu në Saint Petersburg”, pohojnë ata.

Zef Shoshi, Ismail Lulani, Abaz Hado dhe Thanas Papa

Zef Shoshi, vjen me një cikël “Rruga e luftës”, ku përshkruhet lufta heroike partizane, në të cilin del imazhi i idealizuar i partizanëve, si një figurë e fortë dhe stoike, duke krijuar një ndikim të menjëhershëm emocional. Tek “Çlirimi i Tiranës” kemi një ngjarje me rëndësi historike , si është çlirimi i kryeqytetit, një moment vendimtar. Ismail Lulani vjen me dy vizatime në karbon, ku vërejmë një tendencë avangarde për kohën. Jemi në vitet 1970-73, karakteret e dinamikat tek portretet e partizanëve na jepen me një vizatim ku ndihet thyerja e formave kubiste. Kuratorët shprehen se tek kompozimi “Çlirimi i Kosovës” (1970) përshkruhet nga një situatë gëzimi, ku realiteti dhe atmosfera artistike paraqitet me shumë ndjeshmëri dhe plot lëvizje nga artisti. “Është pikërisht dhe prekja e pastelit me pak ngjyrë që e bën veprën më të ngrohtë për shikuesin dhe më tërheqëse. Figurat e malësorëve dhe partizanëve përshkruhen nga gëzimi i fitores së luftës. Ishte pikërisht viti 1970, një ndër vitet më me ajër në artin shqiptar, ku dhe autori i është larguar metodës së socrealizmit duke na sjellë një mënyrë mjaft ndryshe të së shprehurit”, thuhet për autorin. Abaz Hado paraqitet me një vizatim të rinisë së tij, ku figurat e grave me qëndrimet stoike të tyre i japin një imazh të fuqishëm dhe mjaft emocional veprës, që paraqet një temë dramatike. I gjithë mjedisi, linjat, e gjithë skena përshkruajnë ankthin e situatës. Figurat e grave që bëjnë një mur krahas njëra -tjetrës, janë mjaft ekspresive. Thanas Papa, skulptor, që në këtë ekspozitë vjen me disa bocete në baltë dhe plastelinë nga lufta dhe me tre relieve, ku ndihet harmonia e personazheve dhe lirshmëria e lëvizjes së tyre. Tek relievet ndihet rrëfimi i qartë me mbresa nga situata të Luftës Nacional Çlirimtare.

Pas viteve ‘90

Kuratorët dr. Abaz Hado dhe Ormira Lulani shprehen se pas viteve 90 mjaft vepra të Realizmit Socialist, duke përfshirë dhe ato me temë nga Lufta Nacional Çlirimtare e humbën forcën e tyre, duke u lëne mënjanë, dhe veshur me teorinë e propagandës, dhe duke mbetur të paekspozuara . “Diku kemi ndeshur “ç‘do brez ngre krye në njëfarë shkallë kundër normave të baballarëve”, dhe se ç’do vepër arti e merr forcën tërheqëse për bashkohësit jo vetëm për çfarë bën, por dhe për çfarë ka lënë pa bërë”, por sido të jetë pavarësisht ndikimeve politike të kohës këto vepra mbetën një vlerë e pamohueshme në artin pamor shqiptar”, thuhet në tekstin rreth ekspozitës nga kuratorët. Sipas tyre, zgjedhja inteligjente e veprave i japin kësaj ekspozite një frymë të mjaftueshme për të zhytur në mënyrë magjepsëse, në një kohë të shkuar dhe është e nevojshme që këto vepra të rizbulohen , duke i dhënë mundësi vizitorëve ti shikojnë duke i analizuar dhe me idenë e kohës në të cilën u krijuan. “Mbetet thjesht ta shijojmë”, pohojnë kuratorët. Ekspozita qëndron për publikun deri më datë 30 nëntor në GAT.

"Lufta mes Mitizimit dhe Ç’mitizimit", 17 Nëntori me

"Lufta mes Mitizimit dhe Ç’mitizimit", 17 Nëntori me