BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

 Konferenca “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar”, në fokus problematikat

 Konferenca “Arbëreshët në fokusin e shtetit

Konferenca shkencore me temë “Arbëreshët në fokusin e shtetit shqiptar” mblodhi së bashku disa nga studiuesit më të rëndësishëm, të cilët trajtuan një sërë temash mbi marrëdhëniet ndër vite mes arbëreshëve dhe shtetit shqiptar. Konferenca e organizuar nga Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Institutin e Historisë të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar. Ajo u fokusua te disa nga aspektet kryesore të ndërkëmbimeve mes diasporës historike me vendin amë në aspektin kulturor, ekonomik, shoqëror, politik etj. Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha ekzekutive e QSPA-së, Prof. DianaKastrati, e cila pasi falënderoi të pranishmit, theksoi se, ky aktivitet është i dobishëm, sepse trajton një çështje që ka një sensibilitet të fortë në kontekstin tonë politik dhe akademik. “Bëhet fjalë për politikat e shtetit tonë ndaj dy komuniteteve siç janë arbëreshët në Itali dhe arbëreshët e Zarës. Në këtë konferencë synojmë të trajtojmë temën se sa i lartë ka qenë fokusi ndaj trajtimit të problematikave të këtyre komuniteteve nga shteti jonë. Ne si qendër, do të jemi zëdhënës i nevojave të këtyre komuniteteve, bazuar në fakte dhe në të dhëna konkrete shkencore”, tha ajo. Punimet e kësaj konference i përshëndeti edhe drejtori i Institutit të Historisë (ASA), prof. Afrim Krasniqi, i cili bëri një ekspoze të punës së këtij Instituti në lidhje me arbëreshët. Ndërsa drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z. Dorian Koçi theksoi faktin se në muajt e fundit, institucioni që ai drejton ka mbajtur dy ekspozita mbi arbëreshët. Pas përshëndetjeve, nisi prezantimi i kumtesave nga studiuesit e pranishëm, ku mes kryesorëve ishin: Prof. Dr. Nevila Nika, Prof. As. Dr. Sonila Boçi, Prof. As. Dr. Pranvera Dibra, Dr. Ardian Muhaj, Dr. Artan Hoxha, Dr. SilvanaNini, Prof. As. Dr. EvaldaPaci, Dr. Vilma Jazexhiu-Proko, Dr. Ardita Reçi, Dr. Jolanda Lila, Dr. Edmond Cane etj. Punimet e konferencës pritet të botohen së shpejti nga QSPA.