BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Kultura

Komedia “Nusja në thes”, regjisorja Elma Doresi: I përshtatet realitetit shqiptar

Komedia “Nusja në thes”, regjisorja Elma Doresi: I

“Nusja në thes” titullohet komedia, që këtë herë është zgjedhja e regjisores Elma Doresi për në skenën teatrore. Vepra e autorit Hekuran Zhiti pritet të jetë premierë në teatrin “Avdush Hasani” të Podujevës, për të cilën regjisorja ka nisur provat. Doresi shprehet se zgjedh vepra shqipe për të sjellë në skenë, sepse i flasin realitetit. “Zgjedh dramën shqipe, pra veprën shqiptare për disa arsye. Nëse nuk e zgjedhim ne, nuk ka kush ta zgjedhë; sepse kush më mirë se ato mund t'i flasin realitetit tonë; nuk e gjen dot as në YouTube dhe as në Google. Por dhe më pëlqejnë sfidat! (Nëse një vepër e huaj, fjala bie një vepër nga Rei Kuni është sukses, dramën shqipe e ke ti në dorë ta bësh sukses)”, shprehet ajo. Për regjisoren e njohur, që ka sjellë deri tani në skenë vepra të ndryshme që janë mirëpritur nga publiku, në aktivitetin e saj puna me dramën shqipe nuk ka qenë e lehtë. Por ajo thotë se puna e saj do të vijojë. “Dramaturgjia shqiptare duhet të inskenohet! Një gjë është ta lexosh (m'ka çu nona me la gojën - populli ) dhe një gjë tjetër është të punosh me të! Sigurisht, nuk është e lehtë, por nuk është as e pamundur! Jam përpjekur ta prek sa më shumë dramën shqipe dhe besoj se kam bërë shumë, por mund të bëj edhe më shumë”, thotë Doresi. Komedia “Nusja në thes” e autorit Hekuran Zhiti është një vepër e shkruar rreth 70 vite më parë. Në role janë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova. Aktorët janë Besart Zeneli, Muhamet Zeka, Ryva Kajtazi, Sindi Çitaku, Gani Morina, Suela Konjari dhe Valina Muçolli. Skenograf Artan Hasani, kostumografe Edlira Qyshka, drejtor udhëheqës Agron Gërguri. Regjisorja Doresi bën me dije se premiera pritet në dhjetor dhe tregon se për komedinë mori pjesë në një konkurs në fillim të këtij viti, ku më pas u përzgjodh.

“Nusja në Thes”

Regjisorja prej disa ditësh po punon me këtë vepër. Sipas Doresit ajo flet për etjen e lidërve për pushtet. “Komedia i përshtatet realitetit shqiptar. Vepra flet për etjen e liderëve për pushtet dhe përfitime personale në kohën kur një popull mbretëron në një gjendje varfërie të skajshme”, thotë ajo. Ngjarjet zhvillohen diku në Myzeqenë e viteve 1920 ku prefekti, i cili ishte vendosur për të zbatuar me përpikëri detyrat si qytetar në shërbim të popullit, vendoset në shërbim të vetvetes duke abuzuar në dëm të popullit dhe duke kaluar çdo kufi të keqpërdorimeve. Një prefekt që pasurohet dhe një popull që sa vjen dhe rrënohet më shumë. Një etje për pushtet dhe një “uri” për të pasur gjithçka që e rrethon. Një njeri, i cili nuk ngopet kurrë sepse asgjë nuk i duket e mjaftueshme. Kulmi arrin kur prefekti vendos të dërgojë për ushtarë sakatët dhe të përkrahë njerëzit me pushtet sepse ata mbushin xhepat e tij. Në këtë errësirë dhe rrugë pa dalje, shpëtimi i vetëm është Hëna ose ndryshe Hakmarrja, një personazh sa mistik aq edhe real, si vetë emri i saj. Hëna që sapo është kthyer nga Parisi ku ka jetuar për vite me radhë, ndeshet me babëzinë e prefektit dhe varfërinë e popullit, prandaj vendos të hakmerret me të gjithë. Por se sa do t’ia dalë Hëna t`i ndalojë abuzimet e pushtetarit të kamur e të kalbur të Myzeqesë, kjo gjë mbetet për tu parë.