
A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

Katër aktorë të Teatri Kombëtar, këtë mbrëmje me krijimtarinë e autorëve shqiptarë dhe të huaj

Shkruar nga Julia Vrapi 21 Janar 2022

Katër aktorë të Teatrit Kombëtar bëhen bashkë në një mbrëmje me krijimtarinë e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Poezi dhe prozë do të interpretohen nga aktorët Olta Daku, Helidon Fino, Erjona Kakeli dhe Lulzim Zeqja. Krijimtaria që do të vijë në programin artistik online të Teatrit Kombëtar këtë mbrëmje është nga autorët Ylli Demneri, Robert Burns dhe Charles Baudelaire. Teatri Kombëtar shprehet se kjo mbrëmje vjen në pritje të rikthimit në skenë me produksionin madhështor “Coriolanus”. “Ju ftojmë të na ndiqni me aktivitet tona online duke filluar nga nesër: poezi dhe prozë nga autorë shqiptarë dhe të huaj, 21 janar, ora 19:00, Facbook”, bënte me dije Teatri Kombëtar të enjten. Aktorët Olta Daku, Helidon Fino, Erjona Kakeli dhe Lulzim Zeqja janë emra të njohur të skenës sonë teatrore, me vlerësime për rolet që kanë sjellë para publikut në shfaqje të ndryshme. Teatri Kombëtar këtë fundjavë do të vijojë me programin artistik online, por ka bërë me dije se fundjavën që vjen do të jetë në skenë me produksionin “Coriolanus”. Në këtë program artistik, i cili zhvillohet online sipas institucionit për shkak të Covid-19, do të jenë me lexime artistike dhe vepra që janë në “Netët e leximit të dramës shqipe”. Sipas teatrit, më datë 22 janar vjen një prej këtyre veprave teatrore. ““Duke pritur Gobon” lexim artistik, 22 janar ora 19:00. Pjesë e projektit “Netët e leximit të dramës shqipe””, njofton më herët institucioni. Në këtë program ndërtuar online janë dhe pjesë nga cikli edukativ, që u zhvillua më parë në Teatrin Kombëtar. Historia e dramaturgjisë shqiptare nga prof. Josif Papagjoni, 23 janar ora 19:00, pjesë e ciklit edukativ - leksione për teatrin. “Duke pritur Gobon” që do të jetë lexim artistik të shtunën është një vepër e autorit Armand Bora.
Autorët
Ylli Demneri është shkrimtar dhe artist i imazhit. Ai ka pasur një përvojë të shkurtër në kinematografi. Prej disa vitesh i është kushtuar edhe poezisë dhe prozës. Deri më tani ka botuar disa libra si “Më kujtohet”, “E dashura A.”, “Block-notes” apo dhe “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”. Robert Burns, një autor i famshëm skocez. Puna e poetit u vlerësua shumë jo vetëm në atdheun e tij, ku ai u konsiderua një poet i shquar popullor. Poezia e tij e thjeshtë, dhe në të njëjtën kohë "e gjallë", emocionale, shprehëse është përkthyer në një numër të madh gjuhësh, duke formuar bazën e shumë këngëve. Periudha fillestare e krijimtarisë përfshin gjithashtu "John Barleycorn" 1782, "Lypsarët gazmorë" 1785, "Panairi i Shenjtë" 1786, etj. Poeti shpejt u bë i njohur në të gjithë Skocinë. Charles Pierre Baudelaire ishte një poet francez, i cili gjithashtu prodhoi vepra të shquara si një eseist dhe kritik arti. Poezitë e tij shfaqin mjeshtëri në trajtimin e rimës dhe ritmit, përmbajnë një ekzotizëm të trashëguar nga romantikët, por bazohen në vëzhgimet e jetës reale.
Më të lexuarat


Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë

Sajmir Çili: Problemi është në humbjen e identitetit të këngës shqip, në emër të “modernizmit” po i serviret publikut shije vulgare

Muzeu Hebraik në Vlorë kushtuar bashkëjetesës së hebrenjve dhe shqiptarëve

Ekspozita “Errësirë” , me punimet e artistit Oltsen Gripshi në muzeun “Shtëpia me gjethe”

Nestor Kraja: Krijimtaria muzikore nga shteti duket se barazohet me rigonin që rritet në natyrë, 30 vite demokraci dhe nuk u arrit të kuptohet se përbën vlerë kombëtare

Biblioteka Kombëtare, një ekspozitë kushtuar Ardian Klosit

Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës, me punimet më të mira të artistëve shqiptarë dhe të huaj

Koncerti “Dora e ngrohtë”, me muzikën e filmave të kompozitorit Haig Zacharian

Artistët: Ligji i artit i 2010 është glorifikimi i pushtetit absolut të titullarit, një ligji i ri duhet për mbrojtur artistët dhe jo për të na shkatërruar
