BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit:
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x

Kultura

“I infiltruari” me 12 seri, Margariti: Një mundësi për promovimin e Shqipërisë

“I infiltruari” me 12 seri, Margariti: Një mundësi

"I infiltruari" një reality show, që ka dhe promovimin e vendit tonë. Kjo bëhet me dije nga ministrja e Kulturës Elva Margariti që shkruan në një status të saj, se sekreti i tij u zbulua në Hollandë. “Një mundësi e jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë. U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, "I infiltruari", i cili këtë vit u xhirua në vendin tonë me plot 12 seri. Një mundësi për të zbuluar se Shqipëria është vendi Zotit dhe i mikut!”, shprehej të hënën në një status të saj ministrja e Kulturës. Margariti vijon më tej se është vendi i më shumë se 2220 monumenteve të kulturës, që vizitohen nga rreth 1 milion turistë në vit; i 9 parqeve arkeologjike; 12 muzeve kombëtarë; i Butrintit, që vetëm gjatë muajit shtator priti 10 mijë vizitorë; i Gjirokastrës e Beratit mikpritës, shpallur trashëgimi botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s. “Në të gjithë vendin numërohen rreth 173 kala, kështjella e rrënoja, 212 objekte rrënoja kishash e manastire, 39 xhami, teqe e tyrbe, qindra ura, vendbanime, banesa, kulla...Shqipëria është vendi ku ndanin të njëjtin truall të krishterë, myslimanë, bektashinj, por dhe hebrenj... Ku gjen rrënoja tempujsh paganë, sinagogash të shek. V, ku ngrihen bazilika të shekujve të parë të erës sonë, kisha, manastire, xhami e teqe. Ku mbivendosen qytetërime; ku nën muret e një kishe gjenden themelet e një tempulli; ku gjen simbole dragonjsh e gjarpërinjsh; ku nën muret e një xhamie gjenden kryqet e një kishe; ku gjatë diktaturës kishat u kthyen në pallate sporti e xhamitë në dyqane”, shkruan Margariti. Më tej ministrja e Kulturës thotë se është vendi që shpëtoi më shumë se 2 mijë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, vendi ku Onufri “shpiku” të kuqen, ku Çetirët pikturuan skenat danteske; ku u fshehën Kodikët e Purpurt, pjesë e kujtesës botërore; i xhubletës 4 mijë-vjeçare; i fustanellës së bardhë dhe kostumeve aristokrate të Beratit, Vlorës, Lunxhërisë. “Shqipëria, vendi ku nëntoka habit çdo ditë me thesaret dhe historitë që fsheh”, thotë Margariti, që përfundon me një vend që i mirëpret të gjithë.