BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

“Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, prezantimi i kolanës aktiviteti i parë në panair

“Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”, prezantimi i

Prezantimi i kolanës në tri vëllime “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX” ishte aktiviteti i parë, që hapi edicionin XXIV të Panairit të Librit në Tiranë. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se autorët e kësaj vepre e konceptuar në pesë vëllime nga Instituti i Historisë, risollën përvojën e këtyre viteve, përvojë e shoqëruar me skepticizëm në krye të herës, e që ka vazhduar me kërkime intensive në arkiva vendase e të huaja, në burime të pashfrytëzuara më parë, pra një udhëpërshkrim që solli si rezultat këtë vepër të thelluar e unike. “Ishte i nevojshëm ky prezantim, jo vetëm si një nga botimet më të rëndësishme të Institutit të Historisë, por edhe për faktin se dy vëllimet e para kanë mbetur jashtë vëmendjes për shkak të rrethanave që krijoi pandemia, ndërsa vëllimi i tretë ka pak muaj që ka dalë nga shtypi. Brenda vitit 2021 del në qarkullim vëllimi i katërt që mendohet se prek ndjeshmërinë e opinionit publik ngaqë trajton periudhën historike të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të ardhur pastaj te vëllimi i pestë, projekt për vitin 2022, që përkon me jubileun e 110-vjetorit të pavarësisë”, shprehet ASA. Vëllimet I, II dhe III përmbledhin periudhat e hershme historike deri në vitin 1939. Iu paraprin atyre një rikonceptim i nacionalizmit shqiptar nga Dritan Egro, e duke zbritur në kohë ka një rivlerësim të përmasave të spastrimev etnike në Kosovë gjatë dhe pas luftërave ballkanike; rivlerësohet Kongresi i Lushnjës (me arritjet dhe sidomos me kufizimet e tij); rivlerësohen po aq figura historike, grupe e parti politike me mundësitë që japin dokumentet e pashfrytëzuara. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) shprehet se kjo kolanë krijon mundësinë për të diskutuar për rishkrimin e historisë dhe si përcillet historia në tekstet shkollore, sepse “Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX” është një burim bazë për tekstet shkollore. Vëllimi i parë është vlerësuar edhe me çmimin më të lartë vjetor “Çabej” nga Akademia e Shkencave.