BREAKING NEWS

“Këtë mavrinë po e shpallin të gjithë ‘non-grata’”, Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Presidentin Meta: E bënë Liken rahmet për së gjalli!

“Këtë mavrinë po e shpallin të gjithë
x
BREAKING NEWS

Meta në alarm se mund shpallet “non grata” pas largimit nga Presidenca, sulmon ambasadën e SHBA dhe premton rezistencë

Meta në alarm se mund shpallet “non grata” pas largimit nga
x
BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron tërmet në Shqipëri e Ballkan, hap letrat për milionat e investuara në kompanitë “off shore”, të rrezikuar dhjetëra politikanë

SHBA paralajmëron tërmet në Shqipëri e Ballkan, hap letrat
x
BREAKING NEWS

Habitet Blendi Fevziu, Artan Hoxha i dërgon ‘live’ në emision mesazhin me informacionin që nuk e priste për vizitën e Erdoganit në Shqipëri: Në katin e parë të Kryeministrisë...(VIDEO)

Habitet Blendi Fevziu, Artan Hoxha i dërgon ‘live’ në
x
BREAKING NEWS

“Ishallah e ka pasur me shaka”/ Presidenti Meta doli me paralajmërimin e fortë, Artan Hoxha plas deklaratën e papritur: Për fat të mirë është akoma gjallë mes nesh....

“Ishallah e ka pasur me shaka”/ Presidenti Meta doli me
x
BREAKING NEWS

Ndodh edhe kështu/ Trafik droge me ambulancë, kapen 320 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar (VIDEO)

Ndodh edhe kështu/ Trafik droge me ambulancë, kapen 320 kg
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho të tjera deklarata bombë: Nëse nuk arrestohet Berisha do ketë viktima, ka krijuar një sekt vrasës me të fortë nga Tropoja

Spartak Braho të tjera deklarata bombë: Nëse nuk arrestohet
x
BREAKING NEWS

Humbet përfundimisht shansin për të fituar çmimin e madh, ky është banori që largohet nga shtëpia e Big Brother VIP

Humbet përfundimisht shansin për të fituar çmimin e madh,
x

Kultura

“Gof” shkruar nga Anton Pashku në 1976, që njihet si drama e parë e absurdit shqip në “MetroFest”

“Gof” shkruar nga Anton Pashku në 1976, që njihet si drama

Drama “Gof” erdhi për publikun në javën e katërt të festivalit “MetroFest. Vepra e autorit Anton Pashku shkruar në vitin 1976 erdhi premierë në skenën e teatrit Metropol, me regji nga Shkëlzen Berisha. Vepër e një nga autorëve më të veçantë të letrave shqipe, që nga studiuesit është cilësuar me një mjeshtëri të lartë artistike. “Gof” njihet si drama e parë e absurdit në shqip, që në rrafsh formal, stilistik e tipologjik aplikon me sukses disa principe krijuese të postmodernizmit. Me dramaturgji dhe regji nga Shkëlzen Berisha në role Amri Hasanlli, Endrit Ahmetaj, Julian Hudhra. As/regjisor Mihal Kaçi, skenografia Divni Gushta, kostumografia Frenci Gjerasi dhe kënga Ketjona Pecnikaj dhe Mihal Kaçi. Ngjarjet në vepër janë në një kasolle malit përpjetë, ku kanë mbetur të ngujuar tre alpinistë, që ishin nisur për të shkuar në bjeshkët e namuna. Një ortek i izoloi aty dhe në përpjekje për të mbushur kohën e pritjes, ata përshkojnë një rrjedhë historike të ngjarjeve më të mëdha që shqiptarët kanë kaluar e deri më sot. Vepra u shfaq si premierë në datat 25-28 nëntor dhe sipas teatrit u mirëprit nga publiku. “Jemi të lumtur që në këtë edicion të “MetroFest” sollëm në skenë veprën e parë të absurdit shqiptar shkruar nga Anton Pashku, i krahasuar nga kritika letrare si i përafërt me George Orwell, Franz Kafka dhe Robert Musil. Faleminderit publikut për mbështetjen! Ju ftojmë të ndiqni programin në vazhdim të “MetroFest 5”” shprehet teatri në faqen e tij, që për të pestin vit me radhë organizon festivalin dedikuar veprës shqiptare të arkivit.

Vepra teatrore

 Ngjarjet e dramës ''Gof'' vendosen në vitin 1939, në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri. Autori veçon tri veti reagimesh individuale: Lulashin, Luluan dhe Lulanin. Kur pushtohet atdheu ata mbesin të ngujuar në një shtëpi të braktisur dhe aty reagojnë secili në mënyrën e vet. Personazhet denoncojnë njëri-tjetrin për ligësi dhe zihen për të gjetur shtegdalje. “Gofi” është e cilësuar si vepra e parë shqiptare e absurdit dhe teatri shprehet, se në leximin e parë regjisorial dhe në lexime të tjera më pas, regjisorit ia ka sjellë në mendje një pjesë të “historisë” të mosveprimit shqiptar - letargjisë shqiptare, moskuptimit të momenteve historike dhe përpunimi i tekstit është lidhur me fenomenin e përsëritur shqiptar të këtyre mosleximeve të momenteve historike, përplasjes së prijësve, bajraktarizmit të tyre që është ende aktuale sidomos që nga viti 1999 e sot. “Synimi i përgjithshëm është që përmes thumbit e ironisë të nxisë reflektim, jo mesazhe, por nxitje për reflektim. Të arrijë një realitet teatror ku përpjekja e punës të jetë ekipore të vërehet qartë si bashkëveprim i përsosur ansambli”, shkruan teatri. Anton Pashku konsiderohet ndër stilistët më të mirë të letërsisë shqipe. Bënte pjesë në brezin që hodhi themelet e prozës shqiptare në letërsinë shqipe në Kosovë, së bashku me Adem Demaçin dhe Ramadan Rexhepin.