BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Kultura

Galeria e Artit Tiranë hap dyert për artistët, institucioni më i ri i artit një ngjarje në jetën artistike

Galeria e Artit Tiranë hap dyert për artistët, institucioni

Galeria e Artit Tiranë hapi dyert mbrëmjen e së premtes si institucioni më i ri i artit. Një hapësirë fantastike për artin pamor, ku për artistët është një ngjarje e rëndësishme në jetën artistike. GAT  u hap përmes një ceremonie të bukur festive, ku merrnin pjesë rreth 200 të ftuar nga fusha të ndryshme. Fjala e rastit u mbajt nga kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj. Galeria e Artit Tiranë ( GAT) u hap për artistët si hapësira më ideale për artin pamor në Tiranë, dhe me një staf të përkushtuar. Dr. Abaz Hado “Mjeshtër i Madh” është piktor, grafist, studiues, menaxher arti dhe drejtor i Galerisë së Artit Tiranë, në fjalët e tij shprehet se është e konceptuar si një galeri e cila është për të gjitha mediumet e arteve. Kryeqyteti i Shqipërisë sipas tij, u bë si gjithë kryeqytetet dhe bashkitë e botës që kanë galeritë e tyre. Galeria e Artit Tiranë, një dhuratë e mrekullueshme për Tiranën e komunitetin e saj nga Bashkia Tiranë, ku të pranishëm në hapje të saj artistë të ndryshëm u shprehën se tashmë kanë një hapësirë shumë të bukur për zhvillimin e jetës artistike. Galeria e Artit Tiranë e nisi rrugën e saj, duke kujtuar dhe ata artistë që i dhanë frymë e shpirt artit, autorët Mustafa Arapi e Arben Bajo që u ndanë nga jeta gjatë pandemisë.

Artistët dhe GAT

Piktori i njohur Adrian Devolli thotë se hapja e Galerisë së Artit Tiranë është një gjë shumë pozitive për artistët. Me vlerësime piktori Devolli shprehet dhe për drejtuesin e GAT, që sipas tij vjen në këtë institucion pas një eksperience që ka pasur më parë në drejtime të institucioneve artistike në vend. “Shumë mirë që u hap GAT. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme, që drejtues i kësaj galeria arti është dr. Abaz Hado që ka një eksperiencë shumë të madhe në drejtimin e galerive, duke qenë dhe studiues arti. Kjo është shumë e rëndësi, që është krijues, studiues dhe kritik arti. Artistët duke pasur një galeri në Tiranë të re do të vihen më në lëvizje dhe krijimtaria e tyre do ketë më adrenalinë, sepse do ketë një pikë ku ata mund të shpalosin vlerat e tyre artistike”, thotë ai. Për artistin dhe historianin e artit Oltsen Gripshi, GAT është hapësira më ideale për artin pamor, e cila hapet për artistët në një kohë kur dhe Galeria Kombëtare e Arteve është në rikonstruksion. “Në këtë moment dhe për të ardhmen e nesërme është një ndër institucionet më të rëndësishme, sepse GKA është tashmë në fazën e rikonstruksionit, gjithashtu në MHK salla ekspozuese është mbyllur për të pritur fondin e GKA-s. Ndaj GAT mbetet hapësira më ideale për artin pamor në Tiranë. Për mua personalisht është një hapësirë fantastike, me një staf të përkushtuar dhe që kërkon të mbërrijë larg. Padyshim përurimi i një galerie të re sjell me vete largpamësi të reja, qasje dhe një frymë që ndikon si udhërrëfyes për artistët”, shprehet ai.

 GAT, një ngjarje artistike

Me drejtor dr. Abaz Hado dhe me një staf të përkushtuar GAT pret artistët dhe publikun për të shijuar veprat e artit në mjedise e saj. GAT ndodhet në rrugën e “Kavajës”, në godinën ku është dhe prefektura. Një ambient shumë i mirë, me hyrjen nga trotuari. Janë 3 salla, që lidhen me njëra -tjetrën dhe përbëjnë një sipërfaqe shumë komode. Por po punohet dhe për një muze me veprat e artit. Deri tani për muzeun janë dhuruar vepra nga artistë të ndryshëm, ndërsa hapja e tij pritet të jetë në një tjetër moment. GAT do të ketë një aktivitete të ngjeshur artistik, ku nuk do të mungojnë dhe bashkëpunime me institucionet e tjera në vend apo dhe me galeri të huaja në shtete të tjera. GAT hapi dyert duke u bërë shtëpia e re e artistëve në kryeqytet, ku Pandi Madhi i biri i piktorit të njohur Guri Madhi shprehet se është me shumë rëndësi për jetën artistike. “Galeria e Artit Tiranë është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe mbush pak një boshllëk të madh të krijuar në kryeqytet”, thotë ai. Pandi Madhi tregon se i dhuruan si familje Galerisë së Artit Tiranë një vizatim të bërë nga babai i tij, piktori Guri Madhi. “Vizatimi është me një fshatar nga Tirana dhe i takon vitit 1978”, tregon ai. Por dhe një tjetër vepër e artistit të njohur Guri Madhi, që titullohet “Rrugica Fadil Rada në Tiranë” e 1972 është e ekspozuar. Pandi Madhi tregon se sallat e GAT janë mjaft të mira, por thotë është meritë e Bashkisë dhe drejtorit dr. Abaz Hado. “GAT do ti shërbejë shumë kryeqytetit. Meritë e Bashkisë Tiranë, por mendoj dhe e drejtorit dr. Abaz Hado, artisti dhe kritiku që ka roli shumë të rëndësishëm në realizimin e kësaj iniciative dhe ngjarje”, thotë ai.  

Studiuesit e artit: Një pikëtakimi për artistët

Për studiues të artit dhe më gjerë në Galerinë e Artit Tiranë artistët do të gjejnë një hapësirë të munguar. Historiani i artit Oltsen Gripshi shprehet se artistët do të gjejnë territorin e humbur për tu shprehur. “GAT nuk është thjesht një galeri, por një vend pikëtakimi mes artistëve të gjuhëve të ndryshme artistike, kuratorëve, historianëve dhe kritikëve të artit të cilët jam i bindur, që do të gjejnë territorin e humbur vitet e fundit për t’u shprehur nëpërmjet veprave të tyre në art dhe studiuesit për artin”, thotë Gripshi. Studiuesi i artisti Agim Janina thotë se një galeri arti për Tiranën ishte një mungesë e madhe, por më së fundi u realizua. “Tirana si kryeqytet ka thithur dhe përthithur gjithë pjesën më të mirë të artistëve shqiptarë, të cilët pas viteve ‘90, me lëvizjen e lirë janë grumbulluar në Tiranë dhe është i njëjti fenomen siç ndodh në gjithë kryeqytet e botës, ku kryeqyteti është ai që mban peshën më të madhe. Në Tiranë është forca më e madhe krijuese dhe ia vlen që të ishte kjo galeri arti, që u hap të premten në mbrëmje. Në këto përmasa që është kjo galeri është një risi dhe besoj, që do ti japë më gjallëri veprimtarisë artistike dhe hapësirë më të madhe krijuesve shqiptarë, piktorëve dhe skulptorëve”, shprehet Janina. Por sipas tij, me synimet që kanë drejtuesit e GAT është shumë mirë, që mendohet dhe për studime dhe botime. “Kjo do të jetë një gjë shumë e mirë”, thotë mes të tjerave Agim Janina studiues arti.

Ekspozitat e hapjes së GAT

GAT, galeria e Bashkisë së Tiranës në inaugurimin e saj u hap me tre ekspozita. Një ekspozitë, që ka të bëjë me inspirimin e artistëve ndaj Tiranës, për të vijuar dhe me ekspozita në dy sallat e tjera. In memorium për artistët, që janë ndarë nga jeta nga Covid-19. Ekspozita për Tiranën është me punime nga autorë të njohur si Guri Madhi, Ismail Lulani, Lec Shkreli, Andon Kuqali, Hysen Devolli, Helidon Haliti, etj. Në dy sallat e tjera janë ekspozuat punët e autorëve Mustafa Arapi e Arben Bajo ndarë nga jeta gjatë pandemisë. Arben Bajo, njihet si një skulptor i jashtëzakonshëm që përfaqësohet me 4 vepra në skulpturë, ku prezantohet dhe “Nudo e ulur”. Piktori Mustafa Arapi një talent dhe në fushën e grafikës, ku në GAT janë dhe disa autoportrete të tij ashtu siç është prezantuar dhe biografia, etj. Në këtë ekspozitë nuk mungojnë dhe disa objekte personale, ku është dhe një autoportret i tij viteve të Liceut Artistik. Pjesë e ekspozitës është dhe kaseta e parë e tij e vjetër kur ishte fëmijë, dhe më pas kaseta kur ka punuar gjatë kohës që ka qenë artist me emër me penelat dhe ngjyrat, por dhe një violinë e tij. Mustafa Arapi (1950-2021) lindi në Tiranë. U diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1979 për Pikturë. Me pas u caktua në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, ku punoi në restaurimin e shumë ikonave fetare, afreskeve, ikonostasve dhe pikturave murale në kisha të ndryshme duke përfshirë Kishën e Shën Nikollës në Shelcan, Kishat e Shën Michael dhe Shën Pjetrit në Vithkuq, Kishën e Ngjalljes së Shenjtë në Mborje, etj. Shumë nga ikonat e Onufrit janë restauruar prej tij. Punoi si Profesor në Akademinë e Arteve nga viti 1985 deri në 1991. Arben Bajo  (1967-2020) lindi në Gjirokastër, Shqipëri. Kreu liceun artistik në qytetin e Fierit. U diplomua  në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë në vitin 1992, për skulpturë. Jetoi për afro 14 vite në Greqi ku bashkëpunoi me muze të ndryshme. Ka bashkëpunuar me “Muzeun Kombëtar”, Athinë, Muzeun “Akropoli”, Athinë, etj. Në 2008 u kthye përfundimisht në Shqipëri. Nga viti 2008 -2020 ka punuar si  pedagog i skulpturës, pranë  Fakultetit të Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve, Tiranë. Ai numëron gjithsej nëntë ekspozita personale dhe dhjetëra bashkëpunime të tjera. Ajo që bie në sy menjëherë në veprat e tij është përqendrimi i tij në aspektin njerëzor, nudo zë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij.