BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Kultura

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” në Kinemanë e Hapur, në vijim do të shfaqen të tjerë filma të restauruar mes tyre dhe “Lulëkuqet mbi mure”, “Nusja dhe shtetrrethimi” dhe “Gjeneral Gramafoni”

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” në Kinemanë e Hapur,

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” prodhim i vitit 1977 u shfaq në Kinemanë e Hapur. Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për shfaqje filmike në Kinemanë e Hapur, struktura më e re e ngritur në oborrin e jashtëm të DPA-së. Programi në këtë kinema nisi me shfaqjen e një prej filmave më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij” (1977) të regjisores Xhanfise Keko, që ka si temë përpjekjet gjatë luftës nacional-çlirimtare. Në vijim do të shfaqen të tjerë filma të restauruar si “Lulëkuqet mbi mure”,“Gjeneral Gramafoni”, etj. Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të godinës së DPA-së, ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, z. Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF) Marinela Ndria, përfaqësues të Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, dhjetëra studentë dhe nxënës. Fjala përshëndetëse u mbajt prej Bidos, i cili u shpreh se përmes kësaj nisme, DPA-ja synon të përcjellë një mesazh me rëndësi kombëtare. "Ne nisim sot një seri aktivitetesh, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit. Këto aktivitete do të zhvillohen këtu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, por do të mbahen nga DPA-ja kudo nëpër Shqipëri”, tha Bido. Sipas tij në vijim do të shfaqen 10 filma që risjellin epopenë e luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Drejtoresha e AQSHF-së, Marinela Ndria e vlerësoi bashkëpunimin me DPA-në në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin. "Një listë e përzgjedhur filmash do të shfaqet në DPA. 80-vjetorin e Çlirimit e nisim me “Tomka dhe shokët e tij”. Në vijim do të kemi filma, si: “Lulëkuqet mbi mure”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Gjeneral Gramafoni”, etj. Këto filma do të jenë të restauruar. Përmes tyre do mësojmë jo vetëm mbi historinë e vendit, por edhe do të risjellim muzikën, që i është kushtuar luftës nacionalçlirimtare", tha Ndria.

Kalendari i aktiviteteve

Kalendari i aktiviteteve të Kinemasë së Hapur pranë DPA-së do të zgjasë deri në muajin nëntor. Repertori i filmave të përzgjedhur do të risjellë në vëmendjen e publikut kryeqytetas disa prej realizimeve artistike të kinematografisë shqiptare. Mes 10 filmave që do të shfaqen, si një përkujtesë të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist, bëjnë pjesë “Partizani i vogël Velo”, “Mëngjese lufte”, “I teti në bronz”, “Njeriu me top”, “Malet me blerim mbuluar” etj. Në kuadër të këtij jubileu kombëtar, DPA-ja shprehet se do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrës së pushtuesve. Kinemaja, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen.