BREAKING NEWS

A do preken zyrtarë shqiptarë? Anthony Blinken paralajmëron zhvillime të bujshme, zbardhet njoftimi i rëndësishëm

A do preken zyrtarë shqiptarë? Anthony Blinken paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e fundit:
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po paralajmëron Yuri Kim: SHBA po ndërmerr hapa shtesë

“Korrupsioni është kancer”, çfarë po
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x

Kultura

Festivali në RTSH, Miron Kotani: Pak këngë në garë, është festival i këngës dhe i këngëtarëve më të mirë apo thjesht një spektakël?

Festivali në RTSH, Miron Kotani: Pak këngë në garë,

Festivali i Këngës në RTSH në edicionin e 60 do të zhvillohet në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor. Ditët e fundit u publikua dhe lista me 20 këngët pjesëmarrëse, që solli reagime të autorëve të ndryshëm. Kompozitori Miron Kotani thotë se është një numri i vogël këngësh, që do të marrin pjesë këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH. Ai shprehet gjithashtu se dikur lista shpallej me emra kompozitorësh. “RTSH ka publikuar listën e 20 këngëve pjesëmarrëse në Fest. 60 nëpërmjet këngëtarëve, që kanë fituar të drejtën për të qenë pjesëmarrës në të ( dikur kjo shpallej me emra kompozitorësh). Bashkë me këtë listë mësuam njëkohësisht emrat e drejtuesit artistik, skenaristit, anëtarët e jurisë përzgjedhëse, etj. Ajo që të bie në sy paraprakisht është numri shumë i vogël i këngëve. Vetëm 20 këngë të reja”, shprehet Kotani. Ky festival vijon kompozitori Kotani ka për nga sasia një të tretën e festivalit, që është bërë në 1991. “Më kujtohet dikur diku te Festivali i 30- të ( dhe ky një përvjetor) kaq këngë ishin vetëm grupet e rrokut, në natën e parë. Ai festival çuditërisht kishte 60 këngë të reja në garë! Pra Fest. 2021 ka një të tretën e festivalit 1991 për nga sasia”, shprehet ai në reagimin e tij, postuar në Facebook. Si kompozitor Miron Kotani tregon se për këtë vit vetë nuk ka konkurruar. Por kjo sipas tij për disa arsye. “1-Kundërshtoj prej vitesh formulën e "Eurosongut". 2-Mungesa e një rregulloreje, që do lejonte barazinë e konkurrimin e drejtë në garë. 3-Shndërrimin e këtij eventi në "festival interpreti" dhe jo festival kënge ( për këtë prova është lista e pjesëmarrësve fitues, ku kompozitorët dhe autorët janë mënjanuar). 4-Kontratat e një anshme të RTSH dhe mos respektimin e të drejtës së autorit”, shprehet ai.

Sistemi në festival

Lista me këngëtarët pjesëmarrës është tashmë publike. Gara e këngës shqiptare do të jetë në ditët e fundit të muajit dhjetor. Por kompozitori Miron Kotani vijon se pak prurje ndikon te cilësia. “Natyrisht kur prurjet janë më pak logjika të çon që dhe cilësia zvogëlohet. Nga lista e këngëtareve pjesëmarrës ajo që të bie në sy është bojkoti prej vitesh i kampionit në fuqi (domethënë të gjithë këngëtarët që kanë fituar festivalin e kanë shkuar në “Eurosong” nuk janë rikthyer në festival duke zhgënjyer fansat e publikun). Pyetja që lind: Është festival i këngës shqipe dhe i këngëtarëve më të mirë shqiptarë apo thjesht një spektakël për të zgjedhur se cilin interpret do zgjedhin për të na përfaqësuar në “Eurosong”?”, shprehet Kotani. Kompozitori shtron pyetjen, pse nuk kanë hyrë në garë këtë vit në festival emra të njohur të këngës. Kotani bën një paralelizëm me vitet ’80 dhe thotë se për 10 vite me radhe këngëtarja Parashqevi Simaku merrte pjesë çdo vit rregullisht në festival, natyrisht herë me çmime e herë jo. “Por në radhë të parë respektonte "elektoratin", publikun dhe fansat e saj. Ku është sot kjo "Parashqevi" me kolegët e saj? Thjesht nuk ekziston. Kjo jo për faj të saj kuptohet, po për hir të sistemit të ç’organizuar festivalor alla "Eurosongçe" që kemi ngritur”, shprehet ai. Kotani thotë se nuk i di surprizat dhe idetë e organizatoreve dhe mbase mund të jetë dhe i gabuar, por padyshim shprehet ai që kampionët do duhej të ishin në garë në këtë 60 -vjetor.