BREAKING NEWS

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i ngrirë! Temperaturat zbresin deri në -18 gradë celsius

Ky është qyteti në vendin tonë që zgjohet i gjithi i
x
BREAKING NEWS

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur: Ndriçofsh në parajsë shoku, miku e kolegu im i mirë!

Deputeti i PD Luciano Boçi në zi, ndan lajmin e hidhur:
x
BREAKING NEWS

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të shoqëruar me reshje të dendura dëbore, Rama që në orët e para të mëngjesit bën njoftimin me rëndësi dhe nxjerr pamjet se çfarë po ndodh në vend

Temperatura nën zero dhe pritet të shkojnë -17 gradë të
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe del me deklaratën e fortë: Dëshmorët e vërtetë jeni ju, nesër do të...

Ngjarja që tronditi Shqipërinë/ Artan Hoxha publikon fotot dhe
x
BREAKING NEWS

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21 Janarin”: FBI faktoi se Garda qëlloi për të vrarë, si u bllokua dosja dhe konflikti polici-prokurori

Shkëlqim Hajdari zbardh detajet e hetimeve për “21
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha fshehu provat për vrasjen e 4 protestuesve, Garda synonte të qëllonte sa më shumë njerëz

Zbardhet dosja në Strasburg për “21 Janarin”, Berisha
x
BREAKING NEWS

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov në dorë, Artan Hoxha zbardh detajet si u qëlluan 4 protestuesit

“21 Janari”, Ngjela i sigurt se Berisha ka qenë me kallashnikov
x
BREAKING NEWS

Ndizet konflikti, Skënder Bruçaj kundër Erdogan: Presionet për gylenistët të patolerueshme, Komuniteti Mysliman të mbrohet nga influencat turke

Ndizet konflikti, Skënder Bruçaj kundër Erdogan: Presionet
x

Kultura

Festivali në RTSH, edicioni i 60-të në 27, 28 dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve

Festivali në RTSH, edicioni i 60-të në 27, 28 dhe 29 dhjetor

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar këtë vit zhvillohet në mbrëmjet e datave 27, 28 dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Në edicionin e 60 të festivalit këtë vit marrin pjesë në konkurrim njëzet këngë. Drejtori i festivalit Martin Leka, i ka besuar konceptit të regjisorit Redi Treni, skenografi të Albi Çifligut, me skenar të gazetareve Zefina Hasani e Kozeta Kurti, nën moderimin e Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit dhe Kelvi Kadillit. Drejtor artistik është Elton Deda. Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH në Pallatin e Kongreseve, rezervon pjesëmarrjen e veçantë të kantautorit, drejtuesit televiziv e producentit Ardit Gjebrea, në një rol të veçantë mbi historinë e festivalit dhe disa prej emrave më të njohur të tij. Netët e festivalit do të jenë me publik me numër të kufizuar, duke respektuar certifikatën e vaksinimit dhe tamponin me rezultat negativ. Më herët nga rezultati i anëtarëve të komisionit të përzgjedhjes së këngëve, përbërë nga Ardit Gjebrea, Elton Deda, Marjan Deda, Klodian Qafoku, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni në festivalin e 60-të, do të konkurrojnë midis tyre këngët e interpretuara nga Alban Ramosaj, Denis Skura, Evi Reçi, Gjergj Kaçinari, Janex (Xhejn Kumrija), Kastro Zizo, Kelly, Mirud, Rezarta Smaja, Ronela Hajati, Saimir Çili, Stefi dhe Endri Prifti, Shega, Urban Band, Eldis Arrnejti, Ester Zahiri, Kejsi Rrustja, Olimpia Smajlaj, Viola Xhemali dhe Xhuljana Pjetra. Një vit më parë në edicionin e 59 u shpall fituese kënga "Karma" kënduar nga Anxhela Peristeri, cila përfaqësoi dhe Shqipërinë në “Eurovision 2021”. Festivali i parë në Radio u zhvillua në 4 net: 21-23 dhe 26.12.1962 dhe prezantua nga Margarita Xhepa e Luigj Gurakuqi. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh. Festivali u zhvillua në skenën e Operas, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës.