
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Drama “Gadjo” bashkëprodhim i Teatrit Eksperimental dhe qendrës “Multimedia” në teatrin “Oda”

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Maj 2023

Drama “Gadjo” u shfaq premierë muajin e kaluar në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, por do të jetë për dy net në skenën e teatrit “Oda” në Kosovë. Shkruar nga Jeton Neziraj vepra vjen në skenë me regji nga Blerta Neziraj. Në role janë Edona Reshitaj, Juli Emiri, Verona Koxha, Rafael Hoxhaj, Blend Sadiku. “Gadjo” (dramë) është bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe qendrës “Multimedia” Prishtinë dhe do të shfaqet në teatrin “Oda” në datat 23 dhe 24 maj. Drama “Gadjo” (një term që romët e përdorin për jo-romët) synon të nxisë debat mbi racizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm te të rinjtë në Kosovë e në Shqipëri, por po ashtu synon të hulumtojë dhe analizojë këtë shekull të mosdijes dhe intolerancës që nxitet e promovohet nga mediat e papërgjegjshme, në një mjedis ku tregu medial është kaotik dhe i pakontrolluar dhe ku nevoja për "klikime" është shndërruar në qëllim sipëror. ““Gadjo” nxit dhe konfronton shoqërinë shqiptare mbi romët, mitet mbi ta dhe pozitën e tyre në shoqëritë tona, ku racizmi, përbuzja janë të ngulitura thellë në vetëdijen tonë. “Gadjo” është një dramë për krejt këta të rinj e të reja, që me kurajo e vendosmëri po e përqafojnë këtë shekull të dhunës e mosdurimit, për të cilin kemi kontribuar të gjithë ne, por më së shumti, mediat dhe shkollat tona. Demonët e dhunës janë ringjallur dhe po kalërojnë shesheve të qytetet tona...”, thuhet rreth veprës në faqen e qendrës “Multimedia”, Prishtinë. Kompozitor Jindrich Cizek, kostumograf Blagoj Micevski, koncepti vizual dhe skena Mentor Berisha, realizimi i skenografisë Beqo Nanaj. Teatri i pavarur “Oda” është themeluar në fund të vitit 2002 në Prishtinë. Dramaturgu nga Kosova Jeton Neziraj ka shkruajtur pjesë të ndryshme teatrale, të cilat janë vënë në skena të vendeve të ndryshme në Europë, por edhe në SHBA. Shkrimet dhe dramaturgjia e tij është përkthyer në më shumë se 10 gjuhë.
Më të lexuarat


Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë

Denis Bizhga: Festivalet muzikore janë institucione kulturore që promovojnë vlera dhe tradita, pjesëmarrës në Festivalin e Kitarës janë personalitete të njohura

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"

Kompozimet e mjeshtrit të madh Ennio Morricone do të vijnë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Ekspozita "1989, rishikimi i qytetit para dhe pas" përmes fotografive në muzeun “Shtëpia me Gjethe”

Institutet albanologjike transferohen te Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushi: Rrit bashkëpunimin dhe lehtëson punën shkencore

ASH: Vendim që u jep dy institucioneve mundësinë për zhvillimin në një nivel të ri të shkencave albanologjike

Akademia e Studimeve Albanologjike kundër vendimit të Këshillit të Ministrave: Vendim politik që godet shkencën e albanologjisë, hartuar pa konsultime dhe pa transparencë

Shfaqja “Një lojë xhin” katër mbrëmjet e fundit në skenën e Metropolit

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës rikthehet pas 8 vitesh, për herë të parë nuk ka konkurrim midis grupeve artistike dhe në skenë do të ngjiten 1200 artistë
