
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

DPA, një ekspozitë fotografike me rastin e Ditës së Verës dhe të festave të ndryshme

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Mars 2023

Dita e Verës erdhi hareshëm në kryeqytet, ku edhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) iu bashkua festës. DPA-ja prezantoi më 14 mars një ekspozitë fotografike, e cila shpaloste pamje nga festimet e zhvilluara në Tiranë me rastin e Ditës së Verës dhe të festave të ndryshme. Në shesh, në pikëtakimin e organizimeve të shumta për këtë ditë festive, dashamirës të artit dhe të kulturës, si edhe qytetarë të shumtë, patën mundësinë të vrojtonin imazhe nga kryeqyteti, nga aktivitete shoqërore (mbjellje fidanesh), nga zhvillimi i karnavale të vitit 1922, nga festime të ndryshme me veshje tradicionale, si edhe nga lojërat e mbajtura. Mes të pranishmëve, gjendej edhe muzikanti Rik Buneci, i biri i një prej protagonistëve të fotove të përzgjedhura, Stavri Bunecit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shprehet se ky aktivitet erdhi në kuadër të angazhimit të DPA-së në promovimin e pasurisë dokumentare dhe fotografike të kombit. Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), u krijua si organ qëndror, megjithëse në varësi të Institutit të Studimeve, me urdhëresën e Këshillit të Ministrave nr 21 datë 08.06.1949. Krijimi i tij shënon një moment kulmor për historinë e arkivave shqiptare. Për herë të parë, krahas arkivave të organeve shtetërore, filloi funksionimi i një organi të mirëfilltë arkivor me shtrirje gjithështetërore. Në vitin 1951, Arkivi Qendror i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, varësi të cilën e ruajti deri në vitin 1962, kur u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit (sot Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave), në varësi të Këshillit të Ministrave. Krahas të qenit organ qëndror, kjo drejtori kishte dhe ka edhe atributet e Arkivit Qendror Shtetëror, si arkivi më i rëndësishëm dhe më i pasur i rrjetit arkivor të vendit.
Më të lexuarat


Shqipëria pjesë e “First Kings of Europe”, objekte të trashëgimisë prehistorike në ekspozitën ndërkombëtare në SHBA dhe në Kanada

Çmimi “Nderi i festivalit” për Ansamblin Popullor në Vitie

“Burrnesha”, “Pesë stinët e armikut të popullit” dhe “Kthimi i Karl Majit” vepra të autorit Jeton Neziraj në skenën e Teatrin Kombëtar Eksperimental

“Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874, shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri

Prodhime kinematografike të viteve 2020-2022 prezantohen në “Ditët e Filmit Malazez”, filmat pas Tiranës do të shfaqen në Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër

TKOB: Opera “Don Pasquale” afroi me kulturën operistike pranë dyerve të teatrit një publik të ri

Vladimir Doda: Teatri është në të njëjtën situatë që gjendet shoqëria shqiptare dhe ca më keq

Vladimir Hasimi, ikona e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, një jetë duke mbrojtur dhe promovuar vlerat e shkëlqyera të trashëgimisë kulturore jomateriale mbarëkombëtare shqiptare

“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika
