BREAKING NEWS

Basha nxjerr zbuluar planin e fshehtë të Sali Berishës

Basha nxjerr zbuluar planin e fshehtë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

Lajme të mira nga Infektivi! Ja çfarë ndodhi në 24
x
BREAKING NEWS

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet çfarë u diskutua

Ambasadori gjerman i shkon në zyrë Bashës, zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për ndryshimet rrënjësore që pritet të ndodhin:Harta mund të ndryshojë, Shqipëria dhe Kosova do bashkohen

“Tërmet!”/ Media rumune publikon faktet dhe shkruan për
x
BREAKING NEWS

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Ditë e trishtë për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i
x
BREAKING NEWS

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor", Ilir Meta del me vendimin më të fundit

Thellohet përplasja mes presidencës dhe Qeverisë/ "Shkel
x
BREAKING NEWS

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe CIA”, Spartak Ngjela plas ‘bombën’ për Sali Berishën

“Provat për shpalljen ‘non-grata’ i siguroi FBI dhe
x
BREAKING NEWS

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me paralajmërimin e rëndësishëm

Ulsi Manja me ‘dorë të fortë”, del me
x

Kultura

Bashkëpunimi në fushën e librit, Bardhyli takim me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Serbisë

Bashkëpunimi në fushën e librit, Bardhyli takim me drejtorin e

Shqipëria dhe Serbia bashkëpunime në fushën e librit. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli u prit gjatë një vizite në Beograd nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë Vladimir Pistalo, shkrimtar. QKLL shprehet se partneriteti në fushën e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve duke nisur nga libri, si dhe nxitja e projekteve të përbashkëta, ishin në qendër të diskutimeve në këtë takim. “Krijimi i një programi të përbashkët përkthimi për të botuar në gjuhën serbe dhe anasjelltas i autorëve të të dy vendeve; promovimi i vlerave më të mira në fushën e librit; shkëmbimi i eksperiencës në rrjetin e librarive dhe bibliotekave si dhe pjesëmarrja e botuesve shqiptarë në Panairin e Librit në tetor në Beograd, ishin disa nga tematikat e tjera që u diskutuan. Midis të tjerave dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe ranë dakord, për pjesëmarrjen si të ftuar, i dy autorëve të rinj shqiptar në Festën e Librit në Novi Sad në vitin 2022”, thuhet në materialin rreth kësaj vizite. Atë që ndan politika e bashkon kultura, thotë Gëte, edhe çdo projekt politik pa kulturën si element i qenësishëm i tij do të ishte i mangët, tha Bardhyli në fjalën e saj. Sipas saj, për arsye historike tanimë të njohura për ne të gjithë, regjimeve diktatoriale dhe mbylljes hermetike, mes serbëve e shqiptarëve ka një hendek të madh mosnjohjeje, mungese informacioni, apo edhe mungesë shkëmbimesh vlerash në kulturë e letërsi etj. “Kjo hipotekë e rëndë për të dy popujt tanë vjen e bëhet edhe më e dëmshme kur kemi parasysh paragjykimet e mëdha që kanë ekzistuar mes nesh për arsye nga më të ndryshmet: politike, historike, kulturore etj. Vetëm kultura dhe arti do ta shkurtojnë e zhdukin këtë hendek”, tha Bardhyli. Z. Pistalo u shpreh se, kultura duhet të jetë në qendër të “Open Balkan” dhe çdo komunikim kulturor nis nga libri. Sipas Bardhylit ky afrimi kulturor do të thotë që më shumë shkrimtarë shqiptarë, serbë, maqedonas, malazez, boshnjakë të botohen e të qarkullojnë në libraritë e vendeve tona.