BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Kultura

“Balkan’s Gate”, filma të shkurtër premierë do të shfaqen në Tiranë

“Balkan’s Gate”, filma të shkurtër premierë do

Rezidenca artistike “Balkan’s Gate” u zhvillua këtë vit në qytetin e Durrësit, në datat 1-10 tetor. Kjo rezidencë sikurse çdo vit bëri bashkë të rinj dhe profesionistë të fushës, të cilët gjatë dhjetë ditëve rezidencë në Durrës prodhuan filma të shkurtër. Drejtoresha e projektit Ajola Daja shprehet se u realizuan 3 filma me metrazh të shkurtër. “Në fokus të këtij viti ishte braktisja emocionale, që prek fëmijët dhe moshën e tretë, si dy grupet më të ndjeshme të shoqërisë. Tre filma të shkurtër u realizuan me këtë fokus, të cilët janë: Broken Shell nga Jon Budina, Nobody nga regjisorja spanjolle Ana Beyron dhe Azili nga Ambra Cani”, shprehet Ajola Daja skenariste dhe regjisore si dhe drejtuese e këtij projekti. Me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe në bashkëpunim me universitetin “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit u realizua gjithashtu trajnimi i studentëve të multimedias, Visual Storytelling Lab, i cili përfundoi me realizimin e një dokumentari të shkurtër me titull “E shoh çdo dite”. Nën mentorimin e regjisorit amerikan Nathaniel Hansen dhe kujdesin e Uendi Cerma, me studentët pjesëmarrës Elisa Shahini, Blerim Sula, Klajdi Prenga, Ana Dani, Klenajda Hoxha, Enduena Kasa dhe Bruna Hamzaj. Me prezencën e Public Affairs Officer të U.S.Embassy në Tiranë, Chad Twitty dhe regjisorin amerikane Nathaniel Hansen do të realizohet shfaqja e këtyre produkteve të mërkurën, në datë 24 nëntor, ora 18:00 te “Tulla Center” në Tiranë. Në 2019, pesë filma artistikë dhe dokumentarë u shfaqën premierë gjatë edicionit të pestë të “Balkan’s Gate”. Reflektimi mbi barazinë gjinore dhe problematikat sociale ishte në fokus të tre prej këtyre filmave, të cilët u shfaqën për herë të parë për publikun e Tiranës. Në edicionin e pestë të “Balkan’s Gate 2019” morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Franca, Koreja e Jugut dhe Turqia.