
Vjen kthesa/ Reshje shiu apo temperatura të larta? Njihuni me parashikimin e motit për datën 16 gusht 2022

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha rrëmben 3 medalje ari

“Llogaridhënia, e pashmangshme!”, Meta bën paralajmërimin e fortë: Kush kërkon të shpikë investitorë strategjikë, i ka...

Foto/ Detaje të reja nga aksidenti i frikshëm në Tiranë, reagon policia: U plagosën 3 qytetarë dhe...

Emrat/ Aksident i frikshëm në Tiranë, shoferja doli në trotuar dhe mori përpara kalimtarët, kush është çifti që u përplas sonte te Komuna e Parisit

“PD-ja u zgjua nga gjumi letargjik”, deputeti demokrat bën paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Hpni sytë!”, Karamuço paralajmëron Policinë e Shtetit e plas deklaratën e fortë: Netflix po përdoret nga grupet kriminale nga Tirana për...

“Meta duhet të vërë me shpatulla pas muri qeverinë”, Gjekmarkaj bën paralajmërimin e fortë: Në shtator presim një luftë...

Arkivi i Filmit: Filmi “Cuca e maleve” i 1974 u xhirua i gjithi brenda ambienteve të Kinostudios

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Qershor 2022

Filmi “Cuca e maleve” është prodhim i vitit 1974. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka publikuar një kuadër të filmit dhe shprehet se është xhiruar dekada më parë brenda në Kinostudio. “35mm kuadër nga filmi “Cuca e maleve” ( 1974) me regji të Dhimitër Anagnostit. Ky film me ngjyra i zhanrit muzikal u koreografua dhe xhirua i gjithi brenda ambienteve të Kinostudios "Shqipëria e Re"”, thuhet nga AQSHF për filmin me regji nga Dhimitër Anagnosti, skenari Loni Papa, muzikë Nikolla Zoraqi, ku përmendim në role si aktorë pjesëmarrës Zoica Haxho, Petrit Vorpsi, Hajdar Shtuni, Albert Janku, etj. “Cuca e maleve” është një film muzikor sipas baletit me të njëjtin titull. Gjini, një malësor i pabindur është shkishëruar. Për këtë, vajza e tij mbetet e pa pagëzuar dhe pa emër. Cuca përkrahet vetëm pas Luftës Nacional Çlirimtare dhe fillon të punojë në kurset e para kundër analfabetizmit. Por bandat e fshehura, ku janë mbledhur edhe njerëz që kanë shkishëruar të atin, e vrasin. Dhimitër Anagnosti (Vuno, 23 janar 1936) është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Më 1954 - 1960 ndoqi Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë". Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij ka realizuar mbi 14 filma artistikë, filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Dhimitër Anagnosti është nderuar me urdhrin “Nderi i Kombit”.
Më të lexuarat


“Himara International Music Festival” përfundon edicionin e parë, pesë koncerte me 11 artistë

Pandeli Koçi: Kritika letrare ka ngelur në formë recensionale ose ‘miqësore’, institucionet të zhvillojnë veprimtari për problemet dhe zhvillimin e letërsisë

Punime mirëmbajtëse në Parkun e Butrintit, një nga zonat me të rëndësishme të trashëgimisë

Piktori Hasan Nallbani me një ekspozitë personale, për publikun shfaqen peizazhe, portrete dhe kompozime

Artistët e “MIK Festival” në shtëpinë muze të Sterio Spasses, me qëllim dhe promovimin e zonës

Hamami i vjetër i shekullit XVII-XVIII në Durrës, pas restaurimit do të shtohet edhe elementi digjital për të treguar historinë e objektit

Armand Bora: Teatri Kombëtar dhe Teatri i Operës e Baletit kanë të njëjtin status dhe është detyrim që edhe trajtimi i trupës artistike të jetë pa diferencime

Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë, 19.420 vizitorë gjatë muajit korrik

Digjitalizimi i 75 regjistrave të vjetër dhe i 171 dokumenteve, që ruajnë gjurmët e fotografëve të koleksionit, përfundon në muzeun “Marubi”

Tabela të reja shpjeguese në qytetin antik të Orikut
