BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin
x
BREAKING NEWS

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama,
x
BREAKING NEWS

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po
x
BREAKING NEWS

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet
x
BREAKING NEWS

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat
x

Kultura

Andi Tepelena: Ministria e Kulturës një propagandë që po ndihmon Skenën e Pavarur Kulturore, por të jetë transparente dhe me objektiva të qarta

Andi Tepelena: Ministria e Kulturës një propagandë që po

Skena e Pavarur Kulturore në vend përballet me probleme të ndryshme. Në janar kur u hap thirrja për projekte kulturore për vitin 2023 thuhej se programi i Ministrisë së Kulturës për artin dhe trashëgiminë do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar mbështetjen e skenës së pavarur artistike, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes në mekanizmat inovativë të financimit. Por për përfaqësues të SPK-së ka munguar mbështetja që duhet për Skenën e Pavarur Kulturore. Andi Tepelena bashkëthemelues i SPK-së thotë se Ministria e Kulturës duhet të jetë më transparente me buxhetet, si dhe të ketë objektiva më të qarta. “Për këtë vit te thirrja për projektet e pavarura, që do mbështesë Ministria e Kulturës nuk e kam idenë se sa do të jetë fondi. Ministria nuk bën transparente se sa është fondi, se sa do jetë minimumi dhe maksimumi që do marrë një prej atyre që aplikojnë. Kjo është mungesë totale e transparencës. Nuk i referohen një shifre tavan, që do japë ministra për projektet. Ministria e Kulturës të jetë më transparente, të ketë qartësi, objektiva të qarta, shumat që janë të vihen në dispozicion. Ministria e Kulturës një propagandë që po ndihmon Skenën e Pavarur Kulturore, por ajo është në gjendje asfiksie”, shprehet Tepelena përfaqësues i SPK-së në lidhje me thirrjen e MK për projektet kulturore këtë vit.

Të dhënat e munguara

Me problem Andi Tepelena shikon dhe mungesën e një baze të dhënave, që duhej të ishte përgatitur nga Ministria e Kulturës. Tepelena thotë se si Skenë e Pavarur Kulturore kanë kërkesa konkrete, duke filluar që nga formalizmi i gjithë sektorit. “Duhet krijimi i një database për artistët. Vetë Ministria e Kulturës duhet jetë e interesuar për këtë gjë. Skena e Pavarur Kulturore ka nevojë që të sqarohet konceptualisht dhe në mënyrë kuantitative. Me statistikë se sa janë njerëzit  e punësuar, sa është niveli i papunësisë, sa profesione ka, sa bën njëri apo tjetri. Kur flasin për skenën e pavarur flasin në mënyrë amatoreske. Nuk është vetëm çështje e OJF-ve, që disa aty aplikojnë dhe për projektet, por është e gjithë industria krijuese, e gjithë industria kulturore e lidhur me këtë. Ministria duhet të flasë me shifra dhe mund të bëjë një marrëveshje me INSTAT, sepse nuk ka fare të dhëna për sektorin e pavarur privat të kulturës”, thotë Tepelena përfaqësues i SPK-së. Sipas Tepelenës problem janë profesionet, që nuk janë akoma të rregulluara. “Kur flasim art, artist quhet dhe ai që i bie gozhdës dhe ai që bën pikturën. Çfarë nën kupton ministrja me skenën e pavarur? Kush përbëhet, kush janë aktorët e skenës së pavarur, sa është numri i të punësuarve, sa është fondi që marrin nga shteti?”, vijon Tepelena. Shqetësuese për Andi Tepelenën është sepse njerëz që janë të fushës së artit dhe kulturës po e braktisin këtë sektor gjithmonë dhe më shumë. Sipas tij edhe projektet që financon MK janë me pikatore. “Nuk gjejnë mundësi punësimi as në shtet, as në tregun privat, është treg i paqëndrueshëm dhe me të ardhura minimale. Fondet janë me pikatore për skenën e pavarur”, thotë ai. Për problemet me skenën e pavarur janë shprehur më parë dhe artistë të tjerë, duke kërkuar më shumë vëmendje.