
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Pasi ta provoni do të mbetet gjithmonë ëmbëlsira e fundjavës suaj, si të përgatisni Tiramisu me Fistikë

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Prill 2022

Tiramisu është ëmbëlsira italiane më e njohur në gjithë botën. Thuhet se kjo ëmbëlsirë e ka origjinën në Siena (Toskanë). Rreth shekullit të XVII disa pastiçierë vendosën të përgatisnin një ëmbëlsirë në nderim të Dukës së Toskanës Cosimo de Medici. Ata menduan të bënin një ëmbëlsirë me përbërës të thjeshtë, por jashtëzakonisht e shijshme.
Sot receta do të jetë disi më ndryshe nga tradicionalia, me përbërësin shtesë, fistikë.
Përbërësit: 6 vezë të freskëta, 200 g krem fistikësh, 500 g mascarpone, 20 copa biskota për tiramisu, 120 g sheqer, 3 filxhan kafeje ekspres, 100 g fistikë të grirë.
Përgatitja: Fillojmë duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Të bardhat e vezëve i rrahim më pas me 2 lugë sheqer me ndihmën e një mikseri elektrik ose me rrahësen e vezëve. Pasi bëhen shkumë e qëndrueshme i vendosim në frigorifer. Rrahim më pas të verdhat e vezëve. Shtojmë 120 g sheqer. Masa duhet të bëhet si shkumë dhe në ngjyrë të bardhë. Shtojmë më pas mascarpone-n. I rrahim përsëri me rrahësin elektrik. Në masën e krijuar shtojmë kremin e fëstëkëve. E përziejmë mirë të gjithë masën e krijuar. Në fund shtojmë të bardhat e vezëve që rrahëm në fillim. E trazojmë mirë masën për mbushen e tiramisusë me ndihmën e një luge silikoni. Kremi për mbushje është gati. Në një tavë radhisim biskotat për tiramisu duke i lagur në fillim me kafe ekspres. Hedhim sipër shtresën e parë të kremit dhe e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Fillojmë të shtrojmë përsëri biskota të lagura ne kafe. Nëse dëshironi në mes mund të shtoni disa fistikë të grirë imët. Pasi kompletojmë dhe shtresën e dytë me biskota, hedhim sipër pjesën tjetër të kremit. Tani na ngelet të hedhim sipër fistikë të grirë. I përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tiramisusë. E vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 2 orë. JU BËFTË MIRË!
Kjo ëmbëlsirë u përgatit nga Arti i gatimit
Më të lexuarat


Përbërësi që duhet të shtoni kur bëni patate të pjekura

Ushqime që nuk duhet kategorikisht të ruhen në kuzhinë, ekspertët publikojnë listën

Kujdes, nga këto ushqime mund të bëhemi të varur

E mbushni gjelin e detit që gatuani për fundvit? Kujdes, ka disa arsye pse nuk duhet ta bëni

RECETA/ Ky është gatimi më i thjeshtë dhe i shijshëm!

RECETA/ Me siguri nuk e keni provuar kurrë, përbërësi shtesë që do t'i japë shije ndryshe lazanjës suaj

Pasi ta provoni do të mbetet gjithmonë ëmbëlsira e fundjavës suaj, si të përgatisni Tiramisu me Fistikë

Ju duhen vetëm 3 përbërës, provoni recetën më të thjeshtë të petullave që do lëpini gishtat

Do t’ju dalë njësoj si e pastiçerisë, kjo është receta e trileçes më e lehtë që keni parë ndonjëherë

E dinit këtë recetë? Ja si t'i bëni domatet e vogla turshi, kanë një shije të rrallë
