
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Çfarë po ndodh? Turqia godet me dronë objektet e naftës, detajet e bujshme shpërndahen me shpejtësi

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Nëntor 2022

Dronët turq po godasin objektet kryesore të naftës nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të drejtuara nga kurdët në Sirinë verilindore, njoftuan tre burime vendase. Sulmet ajrore u dënuan me forcë nga Shtetet e Bashkuara.
SDF-ja njoftoi se dhjetëra persona, ndër ta edhe 11 luftëtarë të saj, u vranë gjatë sulmeve. Kjo është hera e parë që Turqia ka sulmuar sistematikisht fushat e naftës në rajonin e kontrolluar nga SDF-ja.
Avionët turq filluan gjatë fundjavës sulme ajrore ndaj bazave të milicisë kurde siriane YPG të vendosura në Sirinë veriore, duke shkaktuar edhe kundërpërgjigje në formën e sulmeve përgjatë kufirit sirian.
SDF-ja, një partnere e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik, tha se Turqia ka goditur më thellë në territorin sirian se gjatë operacioneve të mëparshme dhe se sulmet kishin vrarë 15 civilë dhe 25 ushtarë të qeverisë siriane.
Presidenti turk Tayyip Erdogan ka premtuar zgjerimin e operacionit dhe tha se Ankaraja do të fillojë një operacion tokësor në momentin kur ta gjykojë të dobishme.
“Armiku synon t’u shkaktojë dëme të mëdha forcave tona mbrojtëse, në veçanti ndaj komandantëve tanë dhe qendrave të komandës... Po përgatit kështu terrenin për një ofensivë tokësore”, u shpreh në një deklaratë SDF-ja.
Që nga viti 2016, Ankaraja ka zhvilluar tashmë tre operacione tokësore në Siri kundër milicive kurde.
Turqia filloi operacionet ajrore në kundërpërgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me bombë më 13 nëntor në Stamboll, për të cilin fajësoi YPG-në, që drejton Forcat Demokratike Siriane (SDF). Ankaraja e konsideron YPG si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën e ka shpallur të jashtëligjshme.
Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin dhe PKK-ja dhe YPG-ja kanë mohuar të jenë përfshirë.
Dronët turq goditën objektet e naftës në orët e vona të së mërkurës pranë qytetit sirian Qamishli, si dhe në zonën e pasur naftëmbajtëse Rumeilan, në afërsi të së cilës janë vendosur edhe forcat amerikane, njoftuan tre burime në qytetet siriane Qamishli dhe Hasaka.
Turqia ka shtuar sulmet me dronë edhe në qendrat e zonave urbane, duke goditur zyrtarë të lartë ushtarakë të YPG-së, thanë burimet që mbajnë kontakte me zyrtarë të SDF-së.
Pentagoni tha se sulmet ajrore turke rrezikuan sigurinë e personelit ushtarak amerikan dhe se situata e përshkallëzuar ka vënë në rrezik vite progresi ndaj militantëve të Shtetit Islamik në këtë zonë.
Shtetet e Bashkuara kanë rreth 900 ushtarë në Siri, të cilët kryesisht bashkëpunojnë me SDF-në në verilindje.
I pyetur rreth komentit të Pentagonit, një burim i ministrisë turke të mbrojtjes tha se Ankaraja “përzgjedh objektivat me kujdes” dhe se ishte në kontakt të ngushtë me homologët amerikanë. Ky burim tha se fushat e naftës nuk ishin ndër objektivat e Ankarasë.
PKK-ja konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mbështetja amerikane për SDF-në ka qenë prej vitesh një burim kryesor tensioni në marrëdhëniet me vendin aleat në NATO, Turqinë./ VOA
Më të lexuarat


Ministri i Jashtëm rus, Lavrov: Rusia e di se për çfarë po lufton në Ukrainë

Papa Françesku përfundon në spital, ja si është gjendja shëndetësore e tij

Pamje të rënda/ Policia rrëzon pa ndjenja një protestues (VIDEO)

E rëndë/ 76-vjeçari mban për 13 vjet trupin e vdekur të nënës së tij në shtëpi

Ngjarje horror/ 76-vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e mbajti në një divan para televizorit për 13 vjet, arsyeja...

Zerlanda e Re mbahnit botën, çdokush do të dëshironte të shihte spektaklin qiellor teksa sodit pamjet magjike (FOTO)

Nuk ndalet Rusia, Sergei Lavrov sulmon sërish Perëndimin: Ja pse nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë

E frikshme/ 40 emigrantë digjen brenda qendrës së pritjes, rojet nuk i hapën derën!

Qatargate, thellohet SKANDALI në Bruksel/ Udhëtoi falas, zyrtari i lartë i Transportit në BE pritet të marrë vendimin drastik

Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike
