BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

“Zhduken” donacionet për rindërtimin, asnjë dokument dhe të dhënë për përdorimin e tyre, zbardhen letërkëmbimet

“Zhduken” donacionet për rindërtimin, asnjë dokument

Kontrolli i Lartë i Shteti ka gjetur shumë shkelje me procesin e rindërtimit pas tërmetit të 2019. Por teksa ka shumë defekte me banesat e prishura, duket se mungojnë të dhënat mbi donacionet. Pas tërmetit qeveria nis një proces lobimi dhe përfitoi donacione nga shumë shtete dhe individë privatë, mirëpo nuk ka asnjë të dhënë se ku kanë shkuar këto para. “Marrëveshje me donatorët, që kalojnë nëpërmjet buxhetit të shtetit, rezultojnë të nënshkruara me marrëveshje gjatë periudhës nën auditim: 204,941,104 Euro, 17,465,120 lekë dhe 76,500,000 USD.

Përveç donacioneve, Shqipëria ka marrë kredi të buta nga Italia me vlerën 90 milion lekë në sektorin e Emergjencave Civile, si dhe nga EIB në vlerën 100 milion lekë, për objekte publike/strehim social. Nga sa më sipër konstatohet se nga ana e Ministrit të Shtetit nuk ka të

dokumentuar të jenë përgatitur dhe propozuar projekte, të përgjithshme e të veçanta, që të ishin pjesë e programeve të procesit të rindërtimit, si dhe nuk ka të dokumentuar kërkesa për mbështetje të specializuar njerëzore”, thuhet në paorin e KLSH.

Letërkëmbimet

Aty bëhet me dije se Grupi i auditimit ka kërkuar informacion mbi donacionet nga subjektet private në natyrë. Në vijim të kërkesës së grupi të auditimit, me e-mailin e datës 28.07.2021, Sekretariati i KSHR ka përcjellë: “Sipas udhëzimit të përbashkët Nr. 11, datë 26.4.2021 “Për kontributet në natyrë, me qëllim përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, i botuar në Fletoren Zyrtare dhe në zbatim të nenit 37, të Aktit Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, në rastet kur donatorët marrin përsipër të kontribuojnë në natyrë, sende apo materiale ndërtimore, punë apo shërbime në funksion të procesit të rindërtimit, këto kontribute merren në dorëzim nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, që bashkëpunon për këtë qëllim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit ose me kërkesë të kësaj Drejtorie me njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe i vendosen në dispozicion Njësisë Zbatuese sipas parashikimeve të këtij akti. Për sa më sipër informacioni në lidhje me kontributet në natyrë, mund të merret tek Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile”, thuhet në raport. Por audituesit nuk kanë marrë asnjë të dhënë nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit. “Lidhur me donacionet në natyrë, Sekretariati i KSHR nuk përcolli informacion, por e drejtoi grupin e auditimit të KLSH për marrjen e këtij informacioni, në AKMC referuar udhëzimit të përbashkët Nr. 11, datë 26.4.2021 “Për kontributet

në natyrë, me qëllim përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, i cili përcakton se “në rastet kur donatorët marrin përsipër të kontribuojnë në natyrë, sende apo materiale ndërtimore, punë apo shërbime në funksion të procesit të rindërtimit, këto kontribute merren në dorëzim nga Agjencia Kombëtare e

Mbrojtjes Civile, që bashkëpunon për këtë qëllim me Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit ose me kërkesë të kësaj Drejtorie me njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe i vendosen në dispozicion Njësisë Zbatuese sipas parashikimeve të këtij akti”. Sa më sipër, përmban riskun e një bashkëpunimi të dobët midis subjektit nën auditim dhe AKMC-së në një kohë që vetë AKMC shërben si sekretariat i KSHR, si dhe nuk siguron transparencë mbi kontributet në natyre në kundërshtim me pikën 1, kreu III, të VKM 878 datë 24.12.2019”, thekson raporti.