BREAKING NEWS

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për fitimin e “Topit të Artë” (Lista)

Kush janë 10 kandidatët që mbeten në garë për
x
BREAKING NEWS

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko Ujka

U qëllua me plumb pas shpine, ndërron jetë ish-deputeti, Pashko
x
BREAKING NEWS

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij kërkojnë gjak

Pashko Ujka në gjendje të rëndë, familjarët e tij
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare: Goditja që do të marrë Sali Berisha së shpejti...

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x

Ekonomia

Zbardhet padia në Kushtetuese për tenderat e rindërtimit: Ligji për prokurimet nuk garanton barazi dhe eliminon konkurrencën

Zbardhet padia në Kushtetuese për tenderat e rindërtimit: Ligji

Zbardhet padia e “Open Data Albania” për aktin normativ sa i takon rindërtimit. Në shtator, kjo agjenci iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizim të pjesshëm të aktit normativ për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Sipas “Open Data” akti normativ, cenon një të drejtë kushtetuese që është ajo e lirisë së veprimtarisë ekonomike, parashikuar në nenin 11 të Kushtetutës. Kështu sipas agjencisë, duke cenuar lirinë për veprimtari ekonomike krijohen hapësira për pabarazi, klientelizëm, kontraktim preferencial, favorizim dhe veprime korrupsioni në dëm të fondeve publike. “Akti Nr. 9 zgjedh procedurë të përshpejtuar dhe më tej i jep qeverisë të drejtë që të përcaktojë me VKM nr. 199, datë 04.03.2020 llojin e procedurës prokurim i kufizuar (procedure me dy faza). Kjo nuk garanton garë me ofertë, dëmton konkurrencën e operatorëve, e nxjerr procesin nga sistemi elektronik dhe e zhvendos në fazën e dytë në negocim në tryezë ku risku për klientelizëm është i lartë. Procedura e përshpejtuar aplikohet për sektor specifik ku numri i operatorëve veprues është i ulët. Në rastin konkret po prokurohen kryesisht ndërtime (banesa dhe objekte arsimore) dhe natyra e prokurimit në raport me gjendjen e tregut shqiptar të kompanive që operojnë në fushën e ndërtimit është shumë e favorshme dhe Procedura e Përshpejtuar dhe e Kufizuar nuk janë të nevojshme”, thuhet në padi. Ndër të tjera, në padinë e “Open Data” bëhet me dije se në akt diskriminohen edhe bizneset e huaja. Kjo pasi sipas agjencisë, afati është shumë i shkurtër për të dorëzuar dokumentat. “Gjithashtu afati 10 ditor i përjashton “de facto” ofertat e operatorëve të huaj. Vlen të përmendim këtu se një operator i huaj ka detyrimin që dokumentacion zyrtar ta paraqesë me vulë Apostille”, thuhet në padi.

Diskriminim ndaj operatorëve ekonomikë

Ndërkohë, në padinë e “Open Data”, dërguar në Kushtetuese, thuhet se në aktin normativ vihet re edhe një diskriminim ndaj operatorëve ekonomikë. Sipas agjencisë, ky diskriminim shihet mes operatorëve të cilët kryejnë procedura të shpejtuara si edhe atyre që zgjidhen fitues në procedura normale prokurimi.“Vlera e sigurimit të kontratës e parashikuar në masën 5 për qind më e lartë në aktin normativ krahasuar me ligjin nr. 9643 dhe ligjin nr. 162/2020, vërehet një hap regresi dhe diskriminim të operatorëve ekonomikë që konkurrojnë dhe nënshkruajnë procedura të përshpejtuara, në raport me operatorët ekonomikë që konkurrojnë apo përzgjidhen fitues në procedura normale prokurimi. Akti me fuqi ligji ka shkurtuar afatet e vlerësimit të ofertave me 5 ditë dhe duke marrë në konsideratë faktin se kryesisht procedurat e prokurimit që zhvillohen në bazë të aktit normativ nr. 9 janë procedura mbi kufirin e lartë monetar, dhe kanë volum dokumentacioni”, thuhet në padinë e “Open Data”. Po ashtu, në padi theksohet, se afati jo serioz vetëm 2 ditë për Ankimin ndaj kritereve të procedurës së prokurimit, i përcaktuar në aktin normativ nr. 9 është jashtëzakonisht kufizues për operatorët ekonomikë të cilët mund të ngrejë pretendime për kritere kualifikimi jo ligjore. ‘