BREAKING NEWS

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja çfarë bën për Sali Berishën njeriu i Tom Doshit (VIDEO)

Deputeti i PD plas 'bombën': Është trishtuese. Ja
x
BREAKING NEWS

“Denar Biba në krye të Autoritetit të Konkurencës”/ Erion Braçe bën opozitarin dhe shpërthen hapur kundër kandidaturës: Kam rezerva për integritetin e zotërisë, kur të jem ballë për ballë...

“Denar Biba në krye të Autoritetit të
x
BREAKING NEWS

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin përfundimtarë. Zbardhet çfarë u vendos

Padia e Grida Dumës për Erion Veliajn, SPAK merr vendimin
x
BREAKING NEWS

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas deklaratën e fortë dhe parashikon se çfarë do të ndodhë në 11 Dhjetor: Mbreti del lakuriq!

“Ky është skenari i Berishës”, Roland Bejko plas
x
BREAKING NEWS

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin drastik të motit: Vendi jonë do goditet nga i ftohti polar. Ja ç'pritet të ndodhë nesër dhe sa do të shkojnë temperaturat

"Cikloni i fuqizuar prej 24 orësh"/ Lajda Porja tregon ndryshimin
x
BREAKING NEWS

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar skenarët destabilizues të Berishës, i dërguar i DASH vizitë në Tiranë 2 ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit

Amerikanët vihen në lëvizje për të bllokuar
x
BREAKING NEWS

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë firmat për 11 dhjetorin, degët akuza për falsifikime me formularët

Berisha pranon dështimin, vetëm 2100 delegatë konfirmojnë
x
BREAKING NEWS

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një përfaqësues i Vatrës, sulmon Yuri Kim dhe kërcënon me protesta

Foltorja me shqiptarët e SHBA, Berishës i shkon vetëm një
x

Ekonomia

Zbardhen fondet që do të shkojnë për pensionin e ushtarakëve, minatorëve dhe naftëtarëve, 1 mld lekë marrin të përndjekurit

Zbardhen fondet që do të shkojnë për pensionin e

Zbardhen të tjera detaje nga buxheti i qeverisë për vitin që vjen. Përveç rritjes së pensioneve dhe akordimit të shpërblimeve në fund të vitit, qeveria ka akorduar fonde të veçanta për disa kategori pensionistësh. Gjatë vitit 2022 parashikohet rritje e fondeve për pensionet suplementare të ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Nga 3.6 miliardë lekë që janë shpenzuar këtë vit, gjatë vitit 2022, buxheti është rritur për këtë kategori duke shkuar në afro 3.9 miliardë lekë. Përfitues do të jenë 30,957 persona. Në buxhet është parashikuar rritje e buxheti që do të shkojë për pensionin e naftëtarëve. Nga 577 milionë lekë që janë planifikuar të shpenzohen deri në fund të këtij viti, gjatë 2022 kjo shifër është rritur në 749 milionë lekë. Rritje ka dhe për metalurgët, nga 81milionë lekë që është plani për këtë vit, në 2022 parashikohet të jepen për këtë kategori 131 milionë lekë. Edhe për minatorët parashikohet rritje, nga 690 milionë lekë të planifikuara për këtë vit, vitin që vjen parashikohen 1.2 miliardë lekë. Do të ketë shpërblime për veteranët, ku janë parashikuar 76 milionë lekë. “Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 212.8 miliardë lekë. Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2022 janë parashikuar në masën 52.8 miliardë

lekë ose 2.8% e PBB nga 46.1 miliardë lekë të planifikuara në vitin 2021”, thuhet në relacionin e buxhetit.

Synimet në fushën e sigurimeve shoqërore

Në relacionin e buxhetit 2022, janë përcaktuar dhe prioritetet në fushën e sigurimeve shoqërore. Në fushën e Sigurimeve Shoqërore, për periudhën 2021-2024 synohet: Garantimi i mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elementë të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të pranueshme; Vazhdimi i implementimi i reformës së pensioneve dhe përmirësimi i eficencës së ISSH në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, suplementare dhe programore; Përsosja e menaxhimit të skemës së sigurimeve shoqërore, sidomos të mbledhjes së të ardhurave kontributeve si dhe shpërndarjes së drejtë të tyre në formën e përfitimeve, aty dhe atëherë kur lind e drejta. Vendosja e personave të siguruar dhe e përmirësimit të shërbimit ndaj tyre, në qendër të veprimtarisë së tij. Thellimi i procesit te modernizimit dhe lehtësimit te dhënies se shërbimeve; Mbështetje aktive për shqiptarët që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit, duke i dhëne prioritet vendeve ku ka më shumë prezencë shqiptarësh.