BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Ekonomia

Zbardhen detajet për çfarë do të përdoret eurobondi, nga shlyerja e detyrimeve, te investimet dhe rritja e pagave

Zbardhen detajet për çfarë do të përdoret eurobondi,

Shqipëria emeton me sukses eurobondin e ri 10-vjeçar, duke rikonfirmuar besimin e investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një dalje për media bëri të ditur se, Shqipëria ka dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare. Ajo theksoi, se vlera e eurobondit është 650 milionë euro, ndërsa theksoi se eurobondi do të maturohet në vitin 2031.“Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro dhe me një afat maturimi 10-vjeçar. Kuponi eurobondit ishte 3.5 për qind dhe norma afatgjatë ishte 3.75 për qind. Eurobondi do të maturohet në muajin nëntor 2031. Krahasuar me dy vitet e fundit, ky Eurobond pati një kupon i cili është i përafërt me dy vitet e fundit, por maturimi është për një periudhë më të gjatë se herët e tjera”, theksoi ministrja gjatë konferencës për shtyp. Shqipëria ka dalë për herë të pestë në tregjet ndërkombëtare dhe ky operacion kaq i rëndësishëm u përmbyll me sukses”, tha ajo. Ibrahimaj tha, se interesi për eurobondin ishte i lartë pasi sipas saj, ishin 114 investitor të interesuar. Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi, se rëndësi të madhe ka edhe prezenca e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.“Interesi për eurobondin ishte i lartë, pasi ishin 114 investitorë që u interesuan dhe ofruan vlera në mbi 1 miliard lekë, ose në nivelin 63 për qind më e lartë se norma e cila u alokua. Përpara daljes në eurobond na u konfirmuan ato vlera dhe standarde që ishin në muajt më parë. Qeveria shqiptare gjykoi të finalizojë transaksionin 650 milionë euro, duke qenë se likuiditeti në tregje në këtë moment është i lartë dhe normat e interesit janë në nivelin më të ulët historik. Ndërkohë që në vijim parashikohet që norma e interesit të rritet dhe bankat qendrore evropiane priten të kalojnë në politika kontraktuese”, tha ministrja.

Ibrahimaj: Eurobondi do shërbejë për investime

Ministrja Ibrahimaj tha se, Eurobondi do të shërbejë për rritjen e likuiditetit në treg dhe për investime për vitet 2021 dhe 2022. Ministrja tha se borxhi nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por justifikohet me rritje të qëndrueshme ekonomike, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare synon një rënie graduale të borxhit publik. Ajo theksoi se çdo borxh i marr nga qeveria është përkthyer sipas saj, në dyfishim të investimeve.“Sigurisht borxhi nuk është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por ka edhe elemente pozitive. E para, është se ajo përkthehet në investime dhe rritje ekonomike. Pra çdo borxh është përkthyer në dyfishim të investimeve. Nga ana tjetër, një tregues i rëndësishëm është raporti i rritjes ekonomike me deficitin. Pra borxhi duhet të justifikohet me rritje të qëndrueshme ekonomike. Emetimi i Eurobondit ka rëndësi të madhe për likuidimin e financimit të nevojave të qeverisë për vitin 2021 dhe kryesisht për vitin 2022 dhe ka garanci të lartë për vendin tonë në tregjet ndërkombëtare. Do të përdoret për mbështetje buxhetore që lidhet me projekte madhore që qeveria ka, projekte të mëdha infrastrukturore, lidhet me nevojat për mbështetje të sektorëve kryesorë, shëndetësia, arsimi, bujqësia, pra për reformat madhore që qeveria ka”, tha ajo.